Dhe Ramazanit për këtë vit i erdhi fundi. Ashtu si çdo gjë që fillon edhe përfundon. Nuk është kurrsesi trishtim, e as mërzitje.
Përfundimi i Ramazanit nuk nënkupton përfundimin e agjërimit, e as të përpjekjes për të qenë besimtar i devotshëm, e as njeri i mirë. Ditët pas Ramazanit le të jenë një vazhdim i kujdesjes ndaj vetes me sjelljen dhe veprimet e tua ndaj të tjerëve por edhe ndaj Krijuesit tënd.
Përfundimi i Ramazanit shënon edhe festën e Bajramit. Ditë e gëzimit dhe shpërblimit. Në tokë e në qiell.
Zoti pranoftë angazhimin tonë në të mira e na mëshiroftë për të tjerat. Amin.
Gëzuar per shumë vjet festën e Bajramit. Gëzim, shëndet dhe begati në shtëpitë tona.
Gëzuar per shumë vjet festën e Bajramit. Gëzim, shëndet dhe begati në shtëpitë tona.