Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

FOTO: 80-vjetori i Luftës II, ky është “trendi evropian” për të rënët

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,103
Pëlqime
490
Këtë të dielë të parë të shtatorit, Polonia përkujton 80 vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.

Një numër i madh përfaqësuesish të lartë nga shumë shtete të botës ndodhen në Poloni për të përkujtuar ngjarjen.

Gjatë ceremonisë në qytetin Wielun, ku u hodhën edhe bombat e para të Luftës së Dytë Botërore, presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier i ka kërkuar falje Polonisë, për konfliktin më të përgjakshëm të historisë.

Në fjalën e tij, duke iu adresuar të pranishmëve në gjuhën gjermane dhe atë polake, ai tha:

“Përkulem para viktimave të sulmit në Wielun. Përkulem para viktimave polake të tiranisë gjermane dhe kërkoj falje nga ju”.

Steinmeier foli përkrah homologut të tij polak, Andrezej Duda, i cili e cilësoi sulmin e Gjermanisë naziste kundër Polonisë si “akt barbar”.

Ai shtoi: “Ne nuk mund të harrojmë Luftën e Dytë Botërore dhe kur dëshmitarët e asaj ngjarje nuk janë më. Ne duhet që të sigurohemi që ajo që ndodhi në Wielun dhe më vonë edhe në shumë vende të tjera të Polonisë dhe jashtë saj, që të mos përsëriten kurrë”.

Presidenti amerikan Trump e anulloi vizitën e tij në Varshavë, duke deklaruar se do të qëndronte në SHBA për shkak të uraganit Dorian, që po afron, ndërsa theksoi se do të vizitojë Poloninë në një të ardhme të afërt.

Në ceremoni mori pjesë zëvendës presidenti i SHBA, Mike Pence.

Polonia i ka kërkuar dëmshpërblime lufte Gjermanisë, ndërsa Berlini i është përgjigjur se të gjitha pretendimet financiare që lidhen me Luftën e Dytë Botërore janë zgjidhur.

Mbi pesë milionë polakë, përfshirë tre milionë polakë hebrenj, vdiqën gjatë konfliktit që mori jetën e mbi 50 milionë njerëzish.

Pushtimi i Polonisë nga Gjermania naziste më 1 shtator, 1939, shënoi fillimin e Luftës së Dytë Botërore.

FFDE4805-A414-4867-84D6-1971C5A7BEAD_cx0_cy4_cw0_w1023_r1_s-2.jpg














e.ll./dita
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back