Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Forumet shqiptare..

  • Thread starter Thread starter Universal
  • Data e fillimit Data e fillimit
U

Universal

Guest
Shume nga anetaret jane pjese e forumeve te tjera dhe i frekuentojne rregullisht po ato sikurse ketu.

Cili eshte interesi qe ju lidh kaq shume me forumet dhe cilin do vleresonit ate nder keto vite qe ka lene shenje tek ju!?
 
Unë personalisht nuk jam frekuentuese e forumeve të tjera.
Për çështje reklame spo e them , por kam vizituar disa forume si guest.
Pothuajse e njëjta gjë janë:)

Unë sdo e braktisja kurrë Netëdy për tu shpërndarë në forumet e tjera, janë të njëjtët anëtarë( të konsumuar) nëse është termi përkatës dhe sdo më tërhiqte të logohesha në x apo y forum.
Sa me prezence flet si me qene konference per shtyp hahahahaha

P.s jam ktu dhe te 1 tjeter a 2 a 3 se di po nuk hyje kurre
 
Sa me prezence flet si me qene konference per shtyp hahahahaha

P.s jam ktu dhe te 1 tjeter a 2 a 3 se di po nuk hyje kurre
:lolx::lolx:
Kafshë
Në temat e reja jam serioze, pastaj i boj lesh e li
 
Sa me prezence flet si me qene konference per shtyp hahahahaha

P.s jam ktu dhe te 1 tjeter a 2 a 3 se di po nuk hyje kurre

Pyetja nuk eshte se sa forume navigoni por cte shtyn te jesh pjese e saj!?
 
Diku para ca vitesh jam rregjistruar te njeri.
Tashme e tre vite u mbyll.

Hyj se mat,,,,,,,, temperament_in. ;)
 
Une jam pjese e shume forumeve.
Kam qene shume prezent me komentet e mia ketu dhe deri diku serioz (sipas temave) deri para ca kohesh kur edhe hipokrizia e disave kapi majat. U be ca kohe qe me pelqen shume dhe do vleresoja ******** te Mandit. (Aty ku para pak kohesh u kap per te disaten here ky tipi qe ka hapur kete temen ketu duke bere reklama :D) Deri me sot eshte forumi me I mire per mendimin tim, ndoshta kjo ngaqe aty userat trajtohen te gjithe njelloj, adminet apo moderatoret aty nuk perzihen shume ne punet e userave por thjeshte mbajne rregull, me pak fjale nuk ze vend shprehja: ca te nenes e ca të njerkes. Nje ane e mire eshte edhe pjesa qe ai forum nuk eshte i lidhur drejtperdrejt me nje chat te caktuar, pasi ajo gje sjell nje sere problematikash. Edhe aty si çdo forum ka probleme sporadike por zgjidhen ne moment dhe ska nevoje per shume nderhyrje.
 
:) jam pjestar vetem ne nji
Ne forumin me te vjeter shqiptar dhe ketu
Atje jam qe ne 2002 :) po me kte nick me duket
 
@Frank kshu te kane thene padyshim keto do shprehesh edhe ketu por sti ka shprehur te gjitha personi ne fjale pasi ka qene pjese e Netedy !

Personalisht mund te jem nga personat qe ka naviguar cdo lloj platforme ke eshte hapur sepse kurioziteti me shtynte te isha pjese e saj si cdo kush besoj.

Te gjithe forumet shqiptare jane shabllon e forumit shqiptar ku paraqet anetaret me te shumte dhe me rankimin shume te larte.

Ndersa forumi i M..(andit) ka nje histori ndryshe me pak fjale gjith forumistet qe u perjashtuan nga ai forum hapen nje forum tjeter dhe si e tille vazhdon akoma...

Forumet ne teresi kane vdekur cikli i tyre ka mbaruar qe nga momenti qe u paraqiten platorma facebook/messenger/insta etj..
 
Ja edhe nje shembull tjeter mqse fjalet e mia do duken thjesht hipoteza..

http : //alb forumi . com/threads/reklama-privat.37190/
 
Forumi shqiptar atje jam nji nga 30 ussrat me te pare

Jane 80 mije

Po asihere shyj me tani
 
Forumi Shqiptar, vetem shqiptar nuk eshte duke patur parasysh kush e mbante dhe nga kush financohej (nuk e di ne eshte akoma)

Alb forumi ka kohe qe ka "vdekur"..

Forumi Virtual ka rene goxha, eshte pak a shume vetem tema "bar kafeje" asgje tjeter..

Forumi AL momentalisht eshte me kualitativi.. Anetaret jane shume te pergatitur, dijne te trajtojne tema te bukura dhe ke qejf ti lexosh.. Ajo qe s'me pelqen aty eshte qe, perkunder forumit NeteDy ku anetaret jane me te ngrohte dhe me mikprites, atje kane krijuar nje rreth vicioz dhe nuk jane shume te hapur ndaj anetareve te rinj...

Personalisht, edhe pse nuk ekziston me si forum, mendoj se i vetmi forum qe i ka plotesuar te gjitha kriteret, ka qene forumi ******.. Njeri nga "pronaret" e forumit sot eshte deputet ne Kuvendin e Kosoves per Levizjen Vetevendosje, Avni Tafili.
 
jane po ata anetare qe trajtonin temat tek forumi shqiptar duke perdorur cdo rrethane reklamimi u zhvendosnin aty.

Edhe pse pyetja qendronte cfare ju shtyn te jesh pjese e forumeve ne teresi..
 
Miremengjesi!
E verteta eshte se ketu perfundova si nje broshur reklamash qe u be diku ku ndodhem.
Cme shtyne te logohem neper forume qe pyet zoteria i temes;(Dua ta cilsoj qe nuk logohem neper forume-e)Por gjithesesi po pergjigjem ne shumes.)
Embelsia e gjuhes,se shkruares dhe lexuarit shqip.
Nje diskutim ,nje shaka,nje shoqeri,nje miqesi e keshtu me rradhe.
Cme shtyne te logohem ketu tek forumi juaj?
Dikush qe eshte ketu.
Dhe disa antar/e te kendshem.
Me te mira! Lexohemi neper orendit e postimeve perseri.
 
Editimi i fundit:
@MrCool forumi shqiptar eshte hap or ti voc nga ilir papa. Shqiptar nga permeti qe rri ne usa phila me ekzaktesisht... bej shume kohe qe kam humb kontaktet me te. Sdi se kush meret tashme
Por 80 mije user nuk eshte pak duke e dit si ecin forumet.
 
Futem ne forume per te kalu kohen,si edhe te tallem me ato qe bejn "tzgjutin/en".
 
Sa te mocem qenkeni mer jahu.

Pajtohem me Universal.

Forumet japin shpirt.
Dikur i i Ilirjan Papes ka qene kryefjala e forumeve,pasi aty ka qene zanafilla e qasja e nje shumice intelektualesh shqiptare anekend botes,duke trajtuar ceshtje nga me te ndryshme,frytdhenese tema,e trajtim serioz i tyre (kryesisht),deri kur u kuptua haptazi qe sponsor kryesor ish Kisha Autoqefale e Shqiperise,me pretendim e qellim propagande antishqiptare. :)
 
Forumet kane vdekur - Vdekja e avashte e **************, cikli i komuniteteve

Eshte interesante se si ne kapemi pas gjerave te vjetra, dhe gjerat e vjetra na mbajne pas tyre pa na lene te ecim me tej.

Per ata qe e njohin sadopak historine e faqeve shqiptare, FSH eshte nje nder nismat e para ne internet per nje komunitet te lire. Diskutime mund te kete shume se kush eshte forumi me i mire, kush me i liri e kush me i zhurmshi. Ne nje pike te jetes se tij FSH ka qene dhe forumi me i madh, dhe me i liri dhe me i zhurmshi. Cikli i tij i kaloi te gjitha fazat e suksesit virtual te nje forumi dhe sot ka ardhur dita qe ta emertojme ne fazen e fundit te tij, ne vdekjen e ngadalte. Nese dikush nuk eshte dakort, atehere ai nuk ka pasur access ne internet nga vitet 2002-2010!

Vdekja e tij nuk erdhi per shkak te nje administratori, per shkak te nje serveri apo per shkak te nje ngjarje te paparashikueshme e te papritur. Nese mendoj mbrapa ne kohe dhe perpiqem te gjej castin qe kam menduar per here te pare se ************** do vdese eshte kur ai vlonte nga diskutimet dhe nga tema te reja qe hapeshin cdo 5 minuta. Ishte pikerisht ai casti kur komuniteti behet me i madh se norma e diskutimit dhe dikton ardhmerine e tij ... konsumimin qe cdo teme te mundshme, deshtimin e cdo debati te mundshem, dorezimin e cilesise llogjike para sasise se fjaleve!

Forumet jane mjeti klasik i diskutimit, i debatit dhe i perballjes se ideve. Dikur mendoja se forumet ishin nje nivel intelektual me lart se chati, sot mendoj qe eshte thjesht nje nivel me i larte ego-centrizmi. E them jo se forumit i mungoi niveli intelektual i diskutimit (i keni pasur te gjithe, deputete te kuq, blu, jeshil te papjekur (sot afro te kuqes, por akoma jo ne parlament), keshilltare te respektuar, gazetare, pronare televizionesh e me rradhe). Nga ana tjeter kishit dhe njerez pa pozite shoqerore, te cilet kishe me verte qejf ti lexoje, thjesht e paster! Per t'u kthyer ne teme... keto ishin sot nuk jane me.

Sot ************** ka ngelur nje vend nostalgjik ku ne pjese e stafit endet si hije per te pare mos ka ndodhur gje. Pak leviz. Megjithate te pamundur per tu marre me te, e leme si nje pikture te shtrember qe presim te rrezohet nga muri qe te blejme nje te re.

Gjithcka funksionoi mire per nje kohe te gjate. Sic kuptova atehere, forumi kishte dhe shume me teper anetare se ata qe shkruanin e njiheshin. Ishin anetaret qe lexonin! Mbaj mend qe atehere m'u pat dukur ironike qe forumi mund te kishte me shume lexues se shkrues (ne fund te fundit forumi eshte vend diskutimesh), por pikerisht kur ndodhi e kunderta, kur arriten me shume shkrues se lexues gjithcka mori fund.

Do kisha dashur me shume qe dikush ta merrte persiper, ta dija qe do investonte aq energji sa ne dikur dhe ta conte perpara, por e di qe nuk ekziston si mundesi, e ndiej qe diskutimet publike kane vdekur ne formen e forumeve. Mendoj qe sot duhen me shume sisteme ku publikohen ide, dhe diskutohet mbi ato ide! Ndoshta nje modul i tille do jete pjese e FSHse ne te ardhmen. Ne kete cast pas konsultimit me ata administratore dhe anetare aktiv ne forum mendoj se ka ardhur koha qe ForumiShqitar te mbylle hapesirat e diskutimit (forumi) dhe te qendroje aktiv vetem si arkiv informacioni.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back