LIGJI I TËRHEQJES FUNKSIONON.
Çdo gjë që u bëjmë të tjerëve, në të vërtetë ja bëjmë vetes sonë.
Të dëshirosh diçka të keqe për tjetrin e diçka të mirë për veten tënde, nga pikëpamja e ligjeve të mendjes, është E PAMUNDUR.
Nëse për të arritur vetë sukses mendoni gjëra negative, si xhelozia për suksesin e të tjerëve ose mendoni për t’iu bërë pengesë atyre, atëherë LËNDONI VETEN TUAJ, I BËNI DËM VETES SUAJ.
Sepse jenu JU ata që i mendoni dhe i ndjeni këto mendime.
Edhe mendimet ose sugjerimet që i jepni të tjerëve, në të vërtetë ia jepni vetes suaj.
Për këtë arsye rregulla e artë thotë: Çka të bësh në jetë e ke bërë për veten tënde.
Mund t’i keni dëgjuar të tjerët të përdorin shprehjet e tilla, si: “Ky njeri është i pabesë”, “Ky nuk e ka fituar pasurinë me djersë”, Ose: “Ai është mashtrues, është i pamoralshëm”.
Po ta analizoni një njeri që flet në mënyrë të këtillë, atëherë do të vini re se pikërisht ai person është i pa plotësuar në dëshirat e tij dhe ka probleme nga ana ekonomike, emocionale ose fizike. Mbase shoku i tij i shkollës ka ngjitur shkallët e suksesit dhe e ka lënë atë shumë prapa.
Për këtë arsye ka zemërim dhe zili për arritjet e tij. Pothuaj, në të gjithë shembujt, në përgjithësi, do të vreni se ky ËSHTË SHKAKU që vetë ka rënë poshtë.
Ai person që ka zili e sëmirë për arritjet e tjetrit, e mallkon dhe e mbush mendjen e vet – me mendime negative për veten e vet, me dorën e vetë e ka shtyrë suksesin e vet.
Sepse, AI NË TË VËRTETË PO MALLKON GJËNË QË E DËSHIRON.
Nga njëra anë thotë “Zoti më dhëntë sukses” e nga ana tjetër thotë. “Nuk më pëlqen që filani është i suksesshëm”.
NË të njëjtën kohë janë dy gjëra që kundërshtohen. Nuk ka mundësi që njeriu të ecë edhe përpara edhe mbrapa.
Për arsye se të dy mendimet KANË DALË NGA E NJËJTA MENDJE dhe kështu e anulojnë njëra-tjetrën. Për këtë arsye njeriu mbetet në vendnumëro!
Ligji i tërheqjes e ndihmon njeriun e zgjuar që e ka PO-në PO dhe JO-n - JO!
Hipokritët, (dyfytyrëshit) e përjashtojnë vetveten nga Ligji i tërheqjes.
Pastaj ankohen pse po vazhdon vuajtja!
Është shumë mirë t’i kemi gjërat qarta: TË JENI TË VËRTETË, nuk ka po e jo...jo e po... Por, ka Po, ose Jo.
Me shumë dashuri,
Daut Demaku