FLAKA E SHENJTË - MREKULLIA MË E MADHE QË KA NJOHUR NJERËZIMI
Mrekullia e Flakës së Shenjtë ndodh para çdo Pashke, festimi i së cilës bëhet në Kishën e Ringjalljes në Jeruzalem në Pashkët orthodhokse. Besimtarët presin jashtë varrit. Prej rreth 11.00 para dite deri ne 01.00 pasdite, të krishterë arabë këndojnë këngë tradicionale me zë të lartë. Në orën 1 të pasdites, këngët pushojnë edhe më pas vijon një heshtje e rëndë.
Në orën 13.00 një delegacion i autoriteteve lokale vijojnë përmes turrmave, të cilët simbolizojnë romakët, kontrollojnë brenda varrit mos ka objekte që ndezin flakën dhe vulosin portën. Pastaj hyn Patriarku orthodhoks, lexon lutje të lashta dhe 33 qirinjtë e tij ndizen NGA PERËNDIA. Dëshmitarët tregojnë që edhe qirinjtë e tyre janë ndezur vetë, sepse Flaka e Shenjtë kalon nëpër varrin, kishëzat e varrit, nëpër shtylla dhe në gjithë hapësirën e besimtarëve. Ajo nuk djeg në minutat e para dhe ka ngjyrë blu - besimtarët e vendosin në rroba dhe mjekra dhe nuk digjen.
Ndërsa Patriku qëndron brenda në Varr i gjunjëzuar përpara gurit, jashtë është errësirë edhe një qetësi tepër e madhe. Kur Patriku del jashtë me dy qirinjtë e ndezur që ndriçojnë fuqimisht errësirën, një klithmë festimi jehon tërë Kishën.
Kisha e ringjalljes në Jeruzalem u takon edhe katolikëve, koptëve, armenëve edhe protestantë ka atje, por Zjarri i Shenjtë i Pashkës u ka zbritur historikisht vetëm orthodhoksëve. Janë përpjekur të tjerët por asgjë s'u është dhënë!
Kjo pra është një nga mrekullitë më të mëdha ndër shekuj të epokës së krishterë, që vulos edhe miraton vërtetësinë e doktrinës orthodhokse!