To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.
L | |
Lëvizjet tektonike | Lëvizjet në koren e Tokës, të shkaktuara meveprimin e fuqive të brendshme quhen lëvizje tektonike. |
Liga Arabe | Liga Arabe- organizatë politike e shteteve arabe. |
Liqeni | Liqeni është një pellg shumë i madh natyror ose artificial, zakonisht me ujë të ëmbël, që është i rrethuar nga të gjitha anët me tokë. |
Lumi | Lumi Lepenc është lum në Kosovë. Graviton në pellgun e detit Egje dhe është degë e majt e Vardarit.Lepenci buron në shpatet veriore të malit Sharr tek Oshllaku (2.212 m). |
Lumi i Nerodimës | buron në në malin e Nerodimës dhe diku afër Kaçanikut derdhet në lumin Lepenc. Lumi i Nerodimës në literaturën gjeografike njihet për bigëzimi (bifurkacioni). Në të është ngritur një digë, e cila e bënë të mundshme rrjedhën e një pjese të ujit në drejtim të lumit Sitnica, e tjetra pjesë në lumin Lepenc. Ndarja e tillë e ujit në dy sisteme hidrologjike, rrjedha e të cilave i takojnë pellgut të Detit të Zi dhe të deit Egje, quhet bigëzim. Ndonëse ky fenomen gjeografik është artificial, meriton të përmendët dhe të shënohet, sepse bifurkacionet në botë janë të rralla e në kontinentin tonë ky është i vetmi |
Lumi Drenica | Lumi Drenica është degë e majtë e lumit Sitnica. Ajo përkah gjatësia (50km), madhësaia e pellgut (477 km2) është lumi gati përgjysmë më i vogël se lumi i Llapit. Buron në Bretenc te mali Cërraleva. Në veri të Petrashnicës deri te Drenasi, Drenica është më e gjerë dhe me pjerrtësi më të vogël më të gjitha tiparet e një lumi fushor. Drenica që nga Drenasi e deri në Bardh i Madh, hyn në një pjesë të ngushtë, duke marrë pamjen e një gryke. Në këtë pjesë të lumit pjerrtësia është më e madhe, gjerësinë më të madhe (10m) dhe me pjerrtësi të butë derdhet në Sitnicë. Prurja mesatare e lumit Drenica në Sitnicë është 2,0m3/sek. |
Lumi Llap | Llapi është lumi i cili buron ne malet e Albanikut, kalon nëpër qytetin e Podujevës dhe përfundon duke u bashkuar me Lumin Sitnica, në Stanofcin e Poshtëm në veriperëndim të Prishtinës. Gjatësia e tij arrin përafërsisht rreth 40 Km. |
Laguna | Lagunat janë pjesë të ndara të detit me brigje ranore (lido), që formojnë liqene bregdetare ose pjesa e ndarë ka lidhje sipërfaqësore hidrologjike nëpërmjet ndonjë ngushtice. |
Laguna Karavasta | Laguna Karavasta në Shqipëri |
Laguna Narta | Laguna Narta në Shqipëri |
Laguna Pashalimani | Laguna Pashalimani në Shqipëri. |
Laguna Patoku | Laguna Patoku në Shqipëri. |
Limnologjia | Limnologjia (greq. λἰμνη, liqe, logia- shkencë), është lëmi e hidrologjisë e cila merret me studimin, hulumtimin e liqeneve, vetitë fizike dhe kimike të ujit të liqeneve dhe biologjinë e liqeneve |
Lugina e Preshevës | Lugina e Preshevës ( Kosova Lindore ).- Regjion në lindje të Kosovës, gjegjësisht në jug të Serbisë. Lugina e Preshevës përfshinë teritorin e komunave të Preshevës në jug, Bujanocit në mes dhe Medvegjës në veri. |
M | |
Mal | Mali është formë impressive relievore në të vërtetë është formë e ngritur në Tokë, e krijuar si rezultat i aktivitetit të korës së Tokës |
Malet mollake | Malet mollake janë male të vjetra që janë krijuar me procese tektonike vertikale, të cilat nuk kan drejtim të caktuar , për ndryshim nga malet e reja. |
Malet e karadakut | Malet e Karadakut (Malet e Zeza), e që në shumicën e rasteve njihet si Karadaku i Shkupit. |
Malet e Sharrit | Malet e Sharrit |
Mali i Kopaonikut | Mali i Kopaonikut përfshinë hapsirën rreth luginës së lumit Ibër në perëndim dhe pjesëve të larta të Kopaonikut në lindje. Kopaoniku ka një shtrirje gati meridionale prej lokalitetit Qirkoviq në veri deri te vendbanimi i Dubnicës së Epërme në jug në një gjatësi prej 60 km dhe gjerësi 20 km (gjatësia e përgjithshme është 100 km ). Prej majës Pançiq (2017 m, pika më veriore e teritorit të Kosovës), Çardak(1590 m), Pilatovicë (1703 m), Oshtro Kople (1789 m) dhe majës Barel (1789 m) në lindje, relievi gradualisht në drejtim të luginës së lumit Ibër. |
Mali i Rogoznës | Mali i Rogoznës shtrihet prej majës së Lipovicës ( 972 m ) në veri e deri te Mitrovica në jug. Përfshinë një brez të ngushtë midis Rogoznës në perëndim dhe lumit Ibër në lindje. Relievi i Rogoznës bie gradualisht në drejtim të luginës së Ibrit. Në krahasim me malin e Kopaonikut, kjo e Rogoznës është më pak dinamike. Lumenjtë Sanjska dhe Jashanica, degë të majta të Ibrit, me lugina të ngushta e të thella paraqesin pjesët më të ulëta të relievit, përkundër Rogoznës ( 1505 m )së lartë. |
Malet e Hasit me Pashtrikun | Malet e Hasit me Pashtrikun janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmnicë.Malet e Hasit me Pashtrikun janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmnicë. |
Maja Pançiq | Maja Pançiq është maja më e lartë malore në Malin e Kopaonikut, e cila ndodhet në pikën më veriore të kufirit të Kosovës.Lartësia mbidetare e kësaj maje është 2017 m. Ka marrë emrin nga botanistit serb Josif Pançiq. Në këtë maje malore ndodhet edhe mauzoleu i tij. Në këtë kohë vështirë arrihet në këtë vend për shkak se rreth kësaj maje janë objektet ushtarake serbe. |
Maja e Gjeravicës | # Maja e Gjeravicës.-Gjeravica me 2.656 m lartësi mbidetare është maja më e lartë në Alpet Kosovare-Bjeshket e NEMUNA (edhe pse lartesija e vertete mund te eshte per disa metra me e madhe, ende e pa konfirmuar nga GPS), ndersa rradhitet maja e dyte pas majes se malit Korab i cili gjendet ne alpet shqipetare dhe ka lartesine 2764 metra,Maja e Korabit/Mali i Korabit); height from the sea level 2753 m (older data) or 2764 m (newer data confirmed by GPS)41º48'N-20º30'E. |
Meandra | Bërrylat shumë të lakuar të shtratit lumor, që shfaqen tek lumenjtë rrafshinorë, të cilët kanë rënie të vogël dhe luginë të gjerë, ku, përshkak të zvoglimit të gërryerjes në thellësi-vertikalisht dhe rritjes së gërryerjes anësorë- horizontale, lumi shpesh gjarpëron në rrafshine tij dhe krijon brryla të mëdhenj ose të vegjel shumë të lakuar (dredha). Mendrat krijohen për shkak të përplasjes së amës së lumit herë në njërin herë në bregun tjetër, duke gërryer vazhdimisht anën e lugët të harkut dhe, nganjëherë, duke e shkëputur tërësisht nga shtrati lumor. |
Meteorologjia | Meteorologjia është shkenca, e cila studjon të gjitha dukuritë fizike në mbështjellsin ajror rreth tokës, respektivisht në atmosferë. Përveç kësaj, metereologjia studjon edhe disa dukuri fizike, të cilat zhviilohen në vet sipërfaqen e tokës, e poashtu edhe në shtresat e sipërme të tokës. Sepse, dukuritë atmosferike nuk ndodhin të izoluara, por janë në lidhje të ngushtë, si në mes veti, ashtu me procese dhe dukuri, të cilat ndodhin në siperfaqen e tokës, në shtresen sipërfaqësore të tokës (deri afro 20-15 m thellësi) dhe në mbështjellsin ajrorrreth tokës. |
Morava e Binçes | Morava e Binçes është lum në Kosovë. Morava e Binçes buron në Malet e Karadakut (Malet e Zeza) në teritorin e Maqedonisë në jug të Vitisë e në veri të Shkupit. Dy rrjedha formojnë Prronin e Madh, i cili kur të kalon kufirin njihet si Morava e Binçes. Emrin e ka marr nga vendbanimi Binçë. |
Morena | Morena është lëndë e copëzuar ( gurë, zall, rërë, lym) mbi akullnajë, në brendësi dhe nën akullnajë ( morenë e lëvizshme) ose në mbarim të akullnajës luginore ( morenë palëvizshme). |
Mortaliteti | Mortaliteti paraqet numrin e të vdekurve në krahasim me numrin e përgjithshëm të popullsisë. Mortalitei është dukuri negative dhe ndikon në zvogëlimin e numrit të përgjithshëm të popullsisë, për dallim nga nataliteti, ku ka pikëpamje pro dhe contra nivelit të tij, sot ekziston pajtueshmëri e plotë se duhet të bëhen përpjekje të mëdha që, sa më shumë që është e mundur, të zvogëlohet mortaliteti te të gjitha grup-moshat dhe të dy gjinitë e të gjitha popullatave atje ku ai është ende i lartë. Ky është qëllim përgjithësisht i dëshiruar jo vetëm i shkencës së mjekësisë, por edhe i tërë gjinisë njerëzore, pa marrë parasysh përkatësinë raciale,etnike apo fetare. Zvogëlimi i mortalitetit deri në kufijtë e mundshëm biologjik do të thotë zgjatje e jetës së njeriut, në një anë, dhe riprodhimin racional e human të popullsisë dhe reduktimin e konsumimit ekstensiv të shëndetit të femrës, në anën tjetër |
Monsunet | Monsunet- janë erëra periodike. Këto erëra me periudhë vjetore fryjnë një gjysmë viti prej oqeanit kah toka,kurse në gjysmën tjetër të vitit anasjelltas, d.m.th. prej tokës kah oqeani. |
Moti | Moti si gjendje momentale e atmosferës në një trevë të caktuaru nënshtrohet ndryshimeve të përhershme. Elementët që ndikojnë në mot janë : teperatura e ajrit, shtypja atmosferike, era- shpejtësia dhe drejtimi i saj, vranësirat, reshjet atmosferike etj. |
Moshnimi demografik | Moshnimi demografik paraqet procesin e shtimit të popullsisë së vjetër (60 e më tepër apo 65 e më të tepër vjet) në popullsinë e përgjithshme. Në pajtim me definicionin, forca e këtij procesi matet, para se gjithash, me kofecientin e moshësisë. Mirëpo, nocionin moshnim (vjetërsim) të popullsisë shpeshherë nënkuptojmë procesin e rritjes më të shpejtë të kontingjentit të pleqërisë në raport me kontingjentin e punës, i cili matet me dinamiken e kofecientit të varësisë së moshës të popullsisë së moshuar. |
Murlani | Murlani ( Bura ).është erë lokale. Fryn kryesisht nga verilindja dhe veriu në drejtim të detit Adriatik dhe sidomos gjatë periudhës së dimrit, por mund të fryjë edhe gjatë verës. |
N | |
Nataliteti | Nataliteti (frengj.natalité - numri i të lindurve,shq. lindshmëria) paraqet numrin e të lindurve të gjallë në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë në një njësi të caktuar kohore (kryesisht gjatë një viti) në një hapësirë të caktuar gjeografike. |
Nahija | Nahij:e,~a. 1.Krahinë, vis, anë, rrethinë. 2. nëndarje administrative që përfshinte qytetin merrethinë të ngushtë në perioden e sundimit turk tek ne. |
Nata polare | Natë polare; Netët polare. Dukuri e viseve polare në afërsi dhe vetë polet që paraqitet në gjysmën dimrore kur dielli mbi horizont nuk paraqitet fare ( 6 muaj në vet polet) ose fare pak kohë ndriqon në varësi prej gjerësisë gjeografike të pikave të Tokës ( rrethpoleve). |
Ngrohja Globale | Ngrohja Globale është fenomen i shkaktuar nga gazrat ngrohës si Dioksidi i Karbonit dhe Sulfurit. Ngrohja globale shkakton shkrirjën e akullit që ndryshon rymimet ujore të oqeaneve dhe si rrezultat ndryshon motin në hemisferën veriore dhe shkakton rritjen. |
Njësia fiziko-gjeografike | Trualli është njësia bazë e ndarjes fiziko-gjeografike. |
O | |
Oaza | Oaza është vend pak i ulët ose gropë e cektë me ujë dhe me gjelbrim në shkretirë. |
Okultacioni | Okultacioni ( Latinisht : occultatio , "fshehur", "fshehur", "# sekrecion) është një fenomen astronomik kur një trup qiellor siç shihet nga Toka, fshehet pas një tjetrit. |
Orteku | Ortek, |
P | |
Pedologjia | Pedologjia (rusisht; Педология, nga gre. Pedon = dheu), është shkenca mbi dheun-tokën, formën dhe përbërjen e tij. Pedologjia merret me gjenezën, morfologjinë, klasifikimin dhe distribuimin e dheut. |
Pedosfera | Pedosfera (Gre: pedon - dheu), është mbështjellës i dheut - tokës, gjegjësisht shtresës së imët të punueshme të Korës së Tokës. Toka (dheu) është shtresa e hollë e shkriftë e sipërfaqes së Tokës, e cila punohet dhe paraqet bazën për zhvillimin e bujqësisë, sepse shfrytëzohet për kultivimin e bimëve të ndryshme. Formimi i kësaj shtrese të tokës- dheut, varet nga disa faktorë: klima, relievi, përbërja gjeologjike e shkëmbinjve, bota bimore e shtazore dhe nga vet aktiviteti i njeriut. |
Paleogjeografia | Paleogjeografi,~a. Shkencë që përcakton pamjen dhe kushtet fiziko-gjeografike të mbështjellsit natyror-gjeografik gjatë historisë së zhvillimit të Tokës. |
Penda | Pend,~ë,~a: ët. 1. Prejardhësisht ka kuptimmin e një pengese të ngritur prerj çfardo materiali, me qëllim pengimi të dales së ujit prej shtratit të lumit, ose përbri të liqeneve e deteve;2. Mur i lartë, rëndom beton që ngritet me rastin e krijimit të baseneve akumuluese mbi rrjedhat lumore, me qëllim të sigurimit të fuqisë energjetike [për nevojat e hidrocentraleve elektrike, sistemeve ujitëse, etj. |
Pellgu | Pellg,~gu: gje,~gjet ( Ujëmledhësi). Hapsirë e madhe ujore e hapët (oqeani,det) apo e mbyllur ( Liqe) në raste më të rralla kah e cila kullojnë- derdhen ujërat rrjedhëse apo drenohen në atë tërësi.] |
Pluviografi | Pluviografi- është instrumrnt për matjen e të reshurave të shiut. |
Pentografi | Petografi- është vegël e cila përdoret për përcjelljen e fenomeneve gjeografike nga një hartë në tjetër në mënyrë mekanike. |
Porti | Port,i;~e, ~et. vend i paosaçësh zakonisht në një gji deti, i ndërtuar dhe i pajisur me të gjitha mjetet e nevojshme, ku mund të hyjnë anijet, të ngakohen dhe shkarkohen ose të qëndrojnë pë t'u rregulluar. |
Q | |
Qafa | Qaf/ë, ~a. vendi më i ulët në kurrizin e një mali a një një kodre ose ndërmjet dy majave malore a dy kodrave, nëpër të cilin më së lehti kapërcehet mali ose kodra. janë krijuar nga gërryerja-zhveshja ose proceset tektonike. |
R | |
Radar | RAadio Detection And Ranging. Fjala radar, edhe pse akronim, paraqet një fjalë integrale dhe shkruhet me shkronja të vogla. Fillimisht ka qenë një sistem për zbulimin e prezencës dhe përcaktimin e distancës së objekteve, me përdorimin e radio valëve (radio waves). Versionet e sotshme mundësojnë edhe përcaktimin e vendndodhjes së këtyre objekteve, shpejtësinë e lëvizjes dhe drejtimin. Si të tilla përdoren në kontrollin e trafikut ajror, navigacionin ajror apo detar, mbrojtjen kundërajrore, meteorologji dhe shumë fusha tjera. Këto objekte pra, mund të janë të ndryshme: avioni, shiu, vetura, anija detare apo kozmike, sikur edhe shumë tjera. Parimi i punës është i thjesht: një pajisje emeton radio valë në formë të impulseve me karakteristika të caktuara, kurse pajisja tjetër kërkon dhe, eventualisht, pranon valë me karakteristika identike të cilat vijnë si valë të reflektuara nga objekti. Distanca mund të llogaritet në bazë të diferencës kohore ndërmjet impulsit të emetuar dhe të pranuar, por ka edhe mënyra tjera. |
Rajoni | Rajoni rural është rajon me popullatë të rallë ku predominojnë aktivitetet ekonomike që përfshinë prodhimin bujqësor, serrat, fermat dhe pyjet. Në Kosovë, termi rajon rural në mënyrë specifike nuk përfshin shtatë (7) qendrat të mbëdha urbane dhe fshatra me më shumë se 1000 banorë. |
Relievi | 1. Relievi është tërësia e pamjes së formave të sipërfaqës tokësore pa marrë parasysh mënyrën e krijimit dhe dimensionet e tyre. |
Retë | Retë për nga përbërja e tyre fizike janë të ngjshme me mjegullën. Dallimi qëndron vetëm përsa i përket vendit të formimit dhe dhe madhësisë së pikave. Pikat e mjegullës janë më të vogla se pikat e reve, sepse pikat e mjegullës gjenden në stadin e parë të formimit. Përveç pikave të ujit, retë mund të jenë të përbëra edhe prej kridtaleve të imtë të akullit. |
Rr | |
Rrafshnalta | Rrafshnalta e Peshterrit , ( njihet edhe si vetëm Peshter), është rrafshnaltë karstike ( në një lartësi mbidetare prej 1250 m) në jugperendim të Serbisë,në Sanxhakun e Pazarit të Ri, gjegjësisht veriu i trojeve shqiptare. |
Rrjedha Hidrografike | Rrjedha hidrografike - quhet distanca prej burimit ose vendformimit të lumit deri në vendin ku shkarkohet ( derdhet). |
Rrymat detare | Rrymat detare janë lëvizjet më të rëndësishme të ujit në oqeanin botëror. Shakaktarët kryesor janë erërat e përhershme, energjia e lëvizjes së thërmijave të ujit gradualisht nëpërmjet fërkimit përcillen në shtresa më të thella. |
Rrufeja | Rrufeja (vetëtinma).-Lëvizjet shum të forta konvektive në kumulonimbuse janë shkak që në pjesët e ndryshme të këtyre reve të grumbullohet elektriciteti pozitiv dhe negative. Ky grumbullim i përhershëm, në një moment të caktuar, do të bëjë që të shkaktohet zbrazja e elektricitetit. Lëvizja jashtzakonisht e vrullshme e elektricitetit nëpër ajër në të shkakton një nxemje shum të madhe dhe e bënë atë shum të dukshme, sikurse te xixa elektrike. |
S | |
Sanatadita | Sanatadita ( Ekvinoks) : Kohë e vitit kur dita dhe nata janë të barabarta, që në viset tona ngjanë dy herë në vit.: me 21 mars dhe 23 shtator. |
Savana | Savana është zonë e rrafshtë ose pak e valëzuar, që shtrihet në brezin tropical, në veri dhe në jug të pyjeve tropikale. |
Solstici | Solstici është momenti në të cilin dielli arrinë këndin më të lartë ndaj ekuadorit. Solistici për vise tona mund të jetë dimror (21. dhjetor) dhe veror ( 21 qershor) |
Seizmologjia | Shkenca e cila merret me studuimin e tërmeteve, të proceseve dhe dukurive në lidhje me to quhet seizmologji, ( greq. Seismos-lëkundje dhe llogos shkencë). |
Speleologjia | Speleologjia është shkencë që merret me studimin e shpellave dhe të zbrazëtive të tjera nëntokësore. |
Stepa | Stepa është krahinë gjysëm e thatë e rrafshët ose e valëzuar, që shtrihet në brezin tropikal ndërmjet savaneve dhe shkretirave) dhe të mesëm ( thellënë brendësinë e kontinenteve). |
Sh | |
Shiu | Shiu është forma më e zakonshme e reshjes që krijohet kur pikat e imta të ujit bashkohen në një madhësi 0,5 deri 6-7 mm dhe për shkak të rëndesës bien prej reve në tokë. |
Shkarja | shkarja ështët çarje në koren e Tokës dhe lëvizja ndërmjet krahëve të saj, që krijohen is rrjedhim i lëvizjeve tektonike vertikale (radiale). Lëvizjet vertikale shkaktojnë çarjen dhe shkëputjen, thyrjen e masave shkëmbore në koren e Tokës. |
Shkretëtira | Shkretëtira është hapësirë e cila përshkak të mungesës së madhe të lagështisë mbulesa vegjetative është e pazhvilluar. Edhe pse shkretëtirat njihen si hapësira ku ka pak jetë, megjithëatë ato iu ofrojnë shumë gjallëresave strehim. Përafërsisht një të tretën e sipërfaqës kontinentale të Tokës e përbëjnë shkretëtirat. |
Shtrati | Shtrati i lumit është thellimi zgjatur si lug, nëpër të cilin rrjedh uji i lumit. |
Shtypja e ajrit | Shtypja e ajrit.- Ajri është materje e cila ka peshën e vet. Thërmijat e ajrit nën ndikimin e forcës së gravitetit, shkaktojnë trysni në të gjitha objektet në sipërfaqen e Tokës dhe quhet trysni ose presion atmosferik. Në kushtet e qetësisë së ajrit trysnia atmosferike mbi sipërfaqe të caktuar i pëgjigjet masës së shtyllës së ajrit të atmosferës mbi sipërfaqen gjegjëse. |
T | |
Tranzicioni demografik | Teoria e trnzicionit demografik shqyrton procesin e zhvillimit të popullsisë nëpër etapa të caktuara të zhvillimit shoqëror-ekonomik, duke u bazuar në përgjithësimin e fakteve empirike të ndryshimit të komponentëve të lëvizjes natyrore të popullsisë të vendeve të zhvilluara perëndimore të Evropës. Tranzicioni demografik, sipas teorisë së tranzicionit demografik, nënkupton së pari rënien e mortalitetit nën 30 ‰ dhe, më vonë, edhe rënien e natalitetit, gjithashtu nën 30 ‰ . |
Tërmeti | Tërmeti është fenomen i cili shkaktohet nga çlirimi i papritur i energjisë së grumbulluar, i cili shkakton krijimin e valëve sizmike (dallgëve sizmike). |
Treva | Treva është vend ( hapësirë ) i vogël, më i vogël se krahina (regjioni), i përbërë prej dy a më shumë trojesh fqinje, të cilat ndërmjet tyre dallohen nga pjesët përbërëse natyrore dhe antropogjene, por që gjithëashtu përbënë një tërësi të caktuar hapsinore. |
Trualli | Trualli është vend i vogël si tërësi e vaçantë gjeografike , që dallohet nga trojet fqinje nga veçoritë e pjesëve përbërëse natyrore ( relievi, ndërtimi gjeologjik, klima, ujërat sipërfaqësore dhe nëntokësore, tokat dhe bimësia), si dhe nga veçoritë antropogjene (vendbanimet dhe të gjihta objektet e tjera dhe dukuritë e krijuara nga veprimtaria njerzore) (ps.sh. gropësirë, fushë e vogël, fushë karstike, ranishtë rrafsh lumor i madh etj). |
Tundrat | Tundrat janë zona të rrafshëta ose të valëzuara e të zhveshura, me bimëi kryessht nga myshqet dhe likenet, që shtrihen kryesisht në zonën nënarktike të Evropës, të Azisë dhe të Amerikës Veriore. |
U | |
Uadet | Uadet janë lugina të thata në shkretëtira, të gjata dhjetra qindra kilometra, nëpër të cilat rrjedh lumi vetëm pas shirave jot ë rregullta rrebeshore dhe të shkurtra. |
Uji | Uji artezan është ujë nëntokësor në rrethana të veçanta gjeologjike dhe tektonike, që gjendet në zonën ndërmjet shtresave joujëlëshuese, më së shpeshti në sinklinale, fleksuara, monoklinale, seri të pjerrëta fundërresore etj. |
Ujmiri | Emërtim për lumenjë, male e vendbanime. |
Ujmani | Liqeni i Ujmanit shtrihet në veriperendim të Kosovës dhe andej kufirit në shtetin fqinjë Serbinë. |
Ujëmbledhësi | Ujëmbledhësi është hapësirë e caktuar prej së cilës mblidhen ujërat të një ose disa lumenjve që e ushqejnë ndonjë objekt të madh ujor ( liqe,det,oqean). |
Ujëndarësi | Ujëndarës në hidrografi quhen format pozitive të relievit të cilat ndajnë, respektivisht kushtëzojnë rrjedhën sipërfaqësore dhe shkarkimin e ujërave në drejtim të objekteve të ndryshëm ujor: oqeane (ujëndarësi oqeanik ose botërorë), dete (ujëndarësi detar), liqene (ujëndarësi liqenor), lumenj (ujëndarësi lumor). |
Ujëvara | Ujëvara.-Është vendi ku shtrati i një lumi a një rrjedhe tjetër më të vogël zbret is nga një shkallë e lartë, nga e cila uji varet – bie poshtë pingul. Sipas mënyrës së krijimit, ujvarat ndahen në: gërryese, tektonike dhe grumbulluese. Në hapësirën gjreografike shqiptare kadisa ujvara, më së shumti në Republikën e Shqipërisë, siç janë: ujëvara e Sotirës, e peshturës, e Ixorit të Borshit etj. |
V | |
Vardari | Lumi Vardar buron pranë fshatit Vrutok afër Gostivarit në Maqedoni |
Valët | Valët shkaktohen nga veprimi i faktorëve të jashtëm, përkatësisht nga erërat,të cilat prishin ekulibrin e pasqyrës së detit dhe i detyrojnë thërmijat e ujit të lëvizin.Elementet e valës varen nga shpejtësia e erës, zgjatja e saj, is dhe sipërfaqja dhe thellësia e detit ku formohen valët. Ato zakonisht arrijnë lartësinë deri në 4 m dhe gjatësi prej afro 100 m. valët e larta shkaktohen nga erëra të fuqishme që kanë drejtim të qëndrueshëm. Detarët kanë shënuar valët me lartësi deri 34 m, mirëpo ato rrallë tejkalojnë lartësinë mëtë madhe se 15 m. Në detin Adriatik lartësia më e madhe e valëve arrin deri në 10 m. |
Vargmalet | Vargmalet janë male të reja të përbëra nga harqet e kurorave malore. |
Vau | Vau është vendkalim i cekët e i qetë lumi për njerëz e kashë. Përmendet në shprehjen popullore "Mos hynë në vau pa vau, se të merr lumi".Ndër vaut më të njohurë është Vau i Kukësit anë e përtej Drinin të Bardhë, pastaj Vau i Dejes (Rugovë) po ashtu mbi Drinin e Bardhë. |
Vesa | Vesa bënë pjesë në reshjet e ulta atmosferike. |
Vranësirat | Vranësirat me rritjen e sasisë së avullit të ujit në ajër, ose me uljen e temperatures së ajrit, bëhet kondenzimi i avullit të ujit dhe formohen mjegullinat, retë, reshjet atmosferike. |
Vrula | Vrula burime karstike nëndetare. |
Vullkani | Vullkani - Vullkanet janë forma të ngritura në Tokë, të cilat krijohen me shkarkimin e masës së zjarrtë-magmës, gazeve dhe avujve nga brendia e Tokës në sipërfaqe. Proceset e ndryshme të lidhura me to quhen vullkanizëm. |
X | |
Xeheja | Xehe,~ja.~et,~et. Minerale që gjenden në sasi të mëdha ose në përqindje të madhe dhe ka lavërdi ekonomike për shfrytëzimin e tyre. Ndryshe edhe mineral i dobishëm. |
Z | |
Zbatica | Gjat 24 orëve në oqeane dhe dete vërehen dy ngritje dhe ulje të nivelit të detit. Dukuria e uljes zbaticë. |
Zona | Zon/ë,~a - Pjesë e një brezi të Tokës, e përbërëprej disa krahinave që kanë reliev, klimë, tokë (dhe), regjim të ujërave dhe botë të gjallë pak a shumë të njejtë, dhe që përbën një tërësi hapsinore. |
Zonë Aride | Zonë Aride. Zona në Tokë, brnda kufijve të të cilave avullimi është më i madh se të reshurat, pë këtë shkak në to s'ka rrjedha ujore sipërfaqësore. |
Zh | |
Zhavorri | Zhavorri është fundërresë e përbërë nga zalli dhe gurë të vegjël, me diametër nga 1 deri 10 mm, të cilët pak a shumë janë të rrumbullakët dhe të lëmuar si rrjedhim i ndeshjës dhe fërkimit gjat bartjes në shtratin e lumit ( në bregdet, bregliqen etj.). |
Mfal ca jane kto ??
Me mire do te ishte te flisje per paralelet
Ekuadorin e relievin
Follow along with the video below to see how to install our site as a web app on your home screen.
Note: This feature currently requires accessing the site using the built-in Safari browser.
To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.