Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Financat nuk do jenë të shkëlqyera, momente të turbullta, parashikimi i Horoskopit 1 Maj 2025

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,362
Pëlqime
531
Dashi





Marsi bujar do ju nxjerrë në dritë gjatë kësaj dite. Do merrni edhe po aq sa do jepni. Ju të dashuruarit do parapëlqeni më shumë një jetë të qetë sesa emocione të forta. Shfrytëzojeni situatën për të folur shtruar edhe për disa tema të ndërlikuara. Nëse jeni beqarë do bëni mirë të reflektoni disa herë para se të merrni vendime përndryshe do gaboni dhe do vuani. Në punë do i keni të gjitha kartat nëpër duar për të arritur atë që keni dashur gjithmonë. Do bëni edhe një marrëveshje me disa kolegë. Buxhetin do e mbani gjithë kohës nën kontroll me mënyrën e menaxhimit dhe me vendosmërinë që do keni.

Demi



Herë pas here do jeni të irrituar gjatë kësaj dite dhe mund të hidhni hapa të gabuara. Ju të dashuruarit do keni nevojë jetike për harmoni dhe do mundoheni me sa të mundeni të tregoheni të matur me fjalët dhe veprimet. Ju beqarët do e keni shumë të vështirë ta joshni personin tuaj të ëndrrave dhe do vazhdoni të mbeteni ende të vetmuar. Në punë nuk do i realizoni detyrat në kushtet më të mira, por kjo nuk duhet t’iu dekurajojë. Përpiquni deri në minutën e fundit për të arritur sa më lart. Buxheti nuk ka për të qenë i mirë pasi do kryeni shpenzime të pakontrolluara e me pasoja të renda për të ardhmen.

Binjakët



Sot do keni një dëshirë të papërmbajtshme për të bërë ndryshime dhe nuk do ndaleni derisa t’ia dilni mbanë. Për ju të dashuruarit të gjitha rrethanat do jenë në favor kështu që jeta ka për t’iu ecur vaj. Për asgjë nuk do keni ankesa apo pengje. Ju beqarëve do ju peshojë shumë vetmia, por nuk do keni mundësi të bëni asgjë për ta ndryshuar situatën. Në punë do ju tregoni të gjithëve vlerat që keni dhe do kaloni edhe sfida që askush më parë nuk ka mundur. Epo ja përse shefat duan t’iu kenë pranë. Në planin financiar duhet të ndiqni një plan strikt sepse vetëm ashtu do mund të bëni ekonomi. Shpenzime për gjëra qejfi mos bëni për asnjë arsye.

Gaforrja



Asgjë nuk do ju shqetësojë gjatë kësaj dite dhe do ndiheni pafundësisht mirë në çdo moment. Ju të dashuruarit do ndiheni pafund të lumtur që gjërat do marrin drejtimin e duhur. Do ndiheni vërtet të bekuar nga yjet dhe buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment nga fytyra. Ju beqarët nuk duhet t’iu besoni shumë premtimeve që do iu bëhen, por në çdo moment duhet të mendoni më tepër për të ardhmen. Në punë do iu hapen horizonte të reja dhe keni për të arritur shumë më tepër nga sa e kishit menduar. Do i kaloni edhe sfidat më të vështira. Buxheti do mbetet në gjendjen që ka qenë.

Luani



Hëna dhe Marsi do ndikojnë negativisht tek jeta juaj sot kështu që duhet te përgatiteni për probleme. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj me partnerin nuk do favorizohet aspak nga yjet. Për shumë gjëra do debatoni ashpër dhe nuk do falni. Ju beqarët do keni plot njohje të reja, por asnjeri nuk do ua mbushë aq shumë mendjen sa për të hedhur hapa më tej. Në punë duhet të përqendroheni më shumë dhe nuk duhet të besoni tek askush. Vetëm ju mund t’i rregulloni gjërat. Problemet financiare do i zgjidhni shpejt sepse Plutoni do ju drejtojë në rrugën e duhur. Bëjini vetes ose të afërmve ndonjë dhuratë të vogël.

Virgjëresha



Nëse i dëgjoni këshillat që do iu japin të afërmit do dilni të fituar sot. Ju të dashuruarit do jeni në humor shumë të mirë dhe do bëni çdo gjë që do i pëlqejë partnerit vetëm që ai te ndihet për mrekulli. Së bashku do qeshni e do përjetoni kënaqësi. Ju beqarët mund të keni edhe dashuri me shikim të parë, megjithatë mirë është të bëni kujdes me hapat që do hidhni. Në punë do ndryshoni drejtim dhe gjithçka do ju pëlqejë më shumë. Projektet do jene fantastike dhe me shumë përfitime. Financat do jenë të begata prandaj edhe po bëtë ndonjë shpenzim më tepër nuk do keni probleme.

Peshorja



Hëna do ju nxitë të jeni më të kujdesshëm sot dhe do i realizoni gjërat ashtu si duhet. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e zjarrtë. Do i shprehni hapur dëshirat që keni dhe secili do mundohet t’ia plotësojë tjetrit ato që ai do. Ju beqarët do keni vetëm njohje miqësore dhe asgjë më shumë sesa aq. Për lidhjet e ëndërruara do ju duhet ende të prisni. Në punë Jupiteri do ju mbështesë fort që ju ta keni çdo gjë edhe më të lehtë se më parë. Dita pritet të jetë pozitive. Në planin financiar do përballeni me goxha vështirësi, megjithatë mirë është të mos e lëshoni veten.

Akrepi



Sado që të mundoheni gjatë kësaj dite nuk do arrini dot ta ruani ambientin e ngrohtë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e paqëndrueshme. Do jeni tejet konfuzë për lidhjen që keni krijuar dhe do preferoni të mbylleni në vetvete e të reflektoni gjatë. Në të kundërt, nëse jeni beqarë, do entuziazmoheni mjaft nga një takim që do realizoni dhe do hidhni hapa pa u menduar gjatë. Në punë do ketë disa ndryshime dhe përgjegjësitë do shtohen. Do vuani paksa në fillim, por më vonë keni për të marrë frytet e shumëpritura. Në planin financiar do vendosni rregull dhe nuk do keni asnjë tronditje.

Shigjetari



Mos lejoni që dyshimet t’iu pengojnë të hidhni hapa gjatë kësaj dite sepse keni për t’u penduar përgjithmonë. Për ju të dashuruarit është momenti i duhur për të marre vendime të rëndësishme. Po i shtytë ende gjërat situata mund t’iu dalë edhe jashtë kontrollit. Nëse jeni beqarë duhet të besoni tek vetja dhe ta joshni ashtu siç dini atë që pëlqeni. Me shumë gjasë do ia arrini qëllimit përfundimtar. Në punë mos u dorëzoni menjëherë, por shkojuni deri në fund objektivave. Vështirësitë që ju kishin dalë në planin financiar do arrini t’i zgjidhni falë mbështetjes së të afërmve.

Bricjapi



Do ndiheni edhe më të përmbushur gjatë kësaj dite dhe do e shihni të ardhmen me më shumë optimizëm. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e rëndësishme. Do merrni vendime përfundimtare të cilat do ua ndryshojnë jetën. Ju beqarët sado që të mundoheni nuk do e gjeni dot personin që do iu përshtatet në çdo pikë. Në punë do kënaqeni me përgëzimet që do merrni dhe ato do ju shtyjnë të kërkoni edhe më tepër nga vetja. Me këmbëngulje dhe guxim keni për të arritur shumë lart. Në planin financiar fati do jetë në anën tuaj dhe gjendja do stabilizohet akoma më shumë nga sa e kishit menduar.

Ujori



Në mëngjes mund të zgjidheni me përtesë dhe pa dëshirë për të bërë diçka, por gjithçka do ndryshojë shpejt. Nëse keni një lidhje dhe jeta juaj në çift ka qenë e fortë kohët e fundit, ajo do vazhdojë edhe sot të jetë e njëjtë. Do jeni bashkëpunues dhe mjaft tolerantë. Ju beqarët do ndiheni mirë pranë miqve të ngushte dhe nuk do e keni mendjen të kërkoni dashurinë. Për momentin ka gjëra më të rëndësishme për ju. Në punë, Urani dhe Mërkuri do ju bëjnë më të motivuar dhe më të guximshëm se më parë. Do jeni edhe intuitivë dhe çdo gjë do ju realizohet më së miri. Buxhetin do dini si ta mbani gjithë kohës nën kontroll dhe nuk do keni asnjë vështirësi.

Peshqit



Do ngrini shumë pikëpyetje sot për të kaluarën dhe për të ardhmen dhe do bini në mendime të thella. Nëse keni një lidhje mundohuni të jeni sa më të arsyeshëm dhe në asnjë mënyrë të mos kërkoni gjëra të pamundura nga partneri. Nëse e bëni do zhgënjeheni vetë dhe do e bëni tjetrin të ndihet keq. Ju beqarët do jeni si në ajër dhe nuk do e keni aspak mendjen për të kërkuar dashurinë. Në punë do jeni më të përgjegjshëm dhe karriera do evoluojë si e keni ëndërruar. Do keni edhe shumë ego. Në planin financiar po nuk bëtë kujdes mund të keni probleme goxha serioze.
 
@Klodii se ty të del ky horoskopi 🤪
Peshorja



Hëna do ju nxitë të jeni më të kujdesshëm sot dhe do i realizoni gjërat ashtu si duhet. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e zjarrtë. Do i shprehni hapur dëshirat që keni dhe secili do mundohet t’ia plotësojë tjetrit ato që ai do. Ju beqarët do keni vetëm njohje miqësore dhe asgjë më shumë sesa aq. Për lidhjet e ëndërruara do ju duhet ende të prisni. Në punë Jupiteri do ju mbështesë fort që ju ta keni çdo gjë edhe më të lehtë se më parë. Dita pritet të jetë pozitive. Në planin financiar do përballeni me goxha vështirësi, megjithatë mirë është të mos e lëshoni veten. 🤪
 
Peshorja



Hëna do ju nxitë të jeni më të kujdesshëm sot dhe do i realizoni gjërat ashtu si duhet. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e zjarrtë. Do i shprehni hapur dëshirat që keni dhe secili do mundohet t’ia plotësojë tjetrit ato që ai do. Ju beqarët do keni vetëm njohje miqësore dhe asgjë më shumë sesa aq. Për lidhjet e ëndërruara do ju duhet ende të prisni. Në punë Jupiteri do ju mbështesë fort që ju ta keni çdo gjë edhe më të lehtë se më parë. Dita pritet të jetë pozitive. Në planin financiar do përballeni me goxha vështirësi, megjithatë mirë është të mos e lëshoni veten. 🤪
Ca do më 😝
 
@Thea

me ke lexu horoskopin eqe me the ke do p

hhhahaha
Nëse jeni beqarë duhet të besoni tek vetja dhe ta joshni ashtu siç dini atë që pëlqeni. Me shumë gjasë do ia arrini qëllimit përfundimtar.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back