Femrat projektojnë tek njëra tjetra problemet e jo virtytet. Sepse ku ma gjen të japin virtytet. Siç mund të jap një shembull konkret që jep të mirën është
@Mignonne
Por kur fillon e bëhet gojë e ligë, ajo e ka pranuar dhe e ka bërë pjesë të vetes, të karakterit të saj të keqen dhe nuk resht së bëri dëm kudo me këdo që flet.
Ndaj unë besoj që këshilluese nuk mund të jetë kushdo. Nuk i besoj këshillimeve të askujt që nuk e ka provuar më parë veten se kush është. E aq më pak artikuj revistash e gazetash që përpiqen të formatojnë mendjen e femrës sot për ta bërë gjithë kohës të pakënaqur me ato që ka.
Kjo sjell edhe stresin pastaj. Kur nuk plotësohen dëshirat e tua sjell stres. Ka dëshira të shëndetshme dhe të sëmura. Nuk mund të dëshirohen gjëra që janë sa të pamundura aq edhe të gënjeshtërta se nuk sigurojnë atë që premtojnë pra pasuria = lumturi.