
Futbollistët e Gjermanisë takuan Erdogan në ambasadën e Turqisë në Londër, sëbashku me sulmuesin turk të Everton-it, Cenk Tosun, pasi presidenti arriti në Angli përpara një takimi me kryeministren e Mbretërisë së Bashkuar, Theresa May.

DFB ka lëshuar një deklaratë në të cilën ka akuzuar Ozil dhe Gundogan (të cilët janë me prejardhje turke), duke e cilësuar këtë takim si kundër vlerave të tyre të futbollit. Presidenti i DFB, Reinhard Grindel tha: “DFB sigurisht respekton situatën speciale për lojtarët tanë me prejardhje nga Turqia, por futbolli dhe DFB qëndrojnë për vlerat që zoti Erdogan nuk i respekton mjaftueshëm”./lajmifundit.al