Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fatos Arapi

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,911
Fatos Arapi

FATOS ARAPI​



FATOS ARAPI
  • Vendlindja:
  • Vlorë
  • Mosha:
  • 99 Vjeç



Fatos Arapi është poet dhe autor këngësh shumë i njohur. Fatos Arapi lindi në qytetin e Vlorës(1923). Po atje ai kreu shkollën e mesme,
ndërsa studimet e larta i ndoqi në Bullgari (Sofje) në fakultetin e Matematikës
dhe të Ekonomisë. Ka punuar shumë vjet gazetar dhe pedagog në Fakultetin
Histori Filologji të Tiranës. Disa herë ka fituar çmime kombëtare e ndërkombëtare për poezi. Vepra e Fatos Arapit është e pasur në llojet e zhanret e ndryshme që ai lëvroi. Përveç poezisë ku ai qëndron në rreshtat e parë, Fatos Arapi
ka shkruar edhe disa novela: Patat e egra, 1969; Cipa e borës, 1985; Gjeniu pa
kokë, 1999 etj; disa romane: Dhjetori i shqetësuar,1970; Shokët,1977; Deti në
mes,1986; disa drama: Partizani pa emër,1962; Qezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku,1995; ka bërë disa përkthime: Këngë për njeriun, Nikolla
Vapcarov, 1981; Poezi, Pablo Neruda, 1989; Safo, 1990; Antologji e poezisë
turke etj; si dhe ka shkruar një numër të madh artikujsh e studimesh të ndryshme. Poezitë e para Fatos Arapi i botoi në gjysmën e dytë të viteve pesëdhjetë, dhe, përkatësisht në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet "Shtigje poetike" dhe
"Poezia dhe vjersha". Që në hapat e parë ai paralajmëroi një zë të vëçantë në
artikulimin gjuhësor të botës dhe të njeriut, një vizion të vetin mbi realitetin.Fillimet poetike të Fatosit do të jenë tematikisht të rrudhura e të reduktuara, duke
u kushtëzuar nga rrethanat politike të kohës. Në frymën e hovit ndërtimor dhe
të entuziazmit për çlirimin e vendit, që mbizotëronte brenda parimeve krijuese
të realizmit socialist poeti shpaloste besimin se Shqipëria ecte drejt një rruge
të re, të lirë, dhe ky besim bënte të përballohej më lehtë durimi dhe sakrifica.
Brenda këtij vizioni, Fatos Arapi shpesh do t'i përqeshë e përbuzë burokratët
dhe demagogët, si në poezinë "Antiburokratike", apo do të sjellë disa veçanti
përmbajtësore dhe ekspresive si në poezinë "Pse erdha në jetë". Siç shihet, poeti i thurr ode lirisë dhe "mejtimit të lirë" siç e quan ai. është synim dhe ideal
madhor, pas të cilit poeti magjepset dhe përbetohet.
 

TI DO VISH​


TTi do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di se une ty te pres
duke ndjer’ frymemarrjen e vet mbremjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vet pritjes
duke ndjer’ frymemarrjen e vetmise
Ti do vish, e dashur, si s’do vish?
Kur e di qe une po te mundnja,
rreth vetvetes rruzullin do vertitnja
si nje portokall’ ne doren time-
te rrjedhe koha shpejt
…………e ti te vish…


DUKE DALE PREJ ENDRRES​


Te pashe ne enderr mbreme,
Do te takoheshim sot
Prej enderre te dy ishim bere,
Qaj e qesh ne nje lot.
Ti ishe nje drite qe ecen,
Nje kenge qe ecen ti ishe.
Gjemim i dashurise,
Mes dashurive te dites.
Te shihja e zemren ma ndrydhte
Kjo dhimbje burri e ligjshme
Dashuria ime ndryshe
So do te ishte?
Mall qe ecte ne udhe
Bryme qe behej zemer.
Ti po vije tek une
duke dale prej endrres.
 

TI DO TË MË DASHUROSH PATJETËR​


Ky qiell i prillit pa ty është i vjetër.
shkon një trishtim e ja ku vjen një tjetër.
Në mallin tënd ky karafil i egër,-
Ti do të më dashurosh patjetër!

Në sytë e tu diej të vegjël
e ndezën natën dhe ditëne ndezën.
Mirë sot,po si durohet pa ty nesër?
Ti do t’më dashurosh patjetër.

Kapërcej ty e kapërceva veten,
dhe përtej vetes kapërcev jetën,
dhe përtej jetës kapërceva vdekjen,
I hapa krahët të pushtoj ty vetëm:

Ti do t’më dashurosh patjetër!


MOS ME URRE​


Mos me urre.
Dikur ne ishim te dy
Si qielli me detin
Kur vrenjtej njeri-nxinte tjetri;
Kur kthjellohej njeri – kalterohesh tjetri
Dikur si dy ura ne vater
Per sho-shoqin ishim
Te vecuar shuheshim,
Te bashkuar – digjeshim
Por sa shpejt dashuria
U kthyeka ne urrejtje…
Ti mos me urre…
 

EDHE SONTE​


Edhe sonte ne kurrizin e rruzullit
do te gjejme nje cope vend
ku te ulet dashuria jone.
Edhe sonte, ne çeturine e qiellit
do te kerkojme yllin,
qe i panevojshem, mbi koke na ndriçon.
Dhe diçka te gezueshme,
per t’i thene njeri-tjetrit, do te gjejme edhe sonte…


LAMTUMIRE​


Lamtumire.
Marr me vete
djegie perendimesh neper muzgje te qeta,
silueta qiparisash neper sfonde te murme
ullinjsh.
Dhe blloqet e hijeve te Cikes,
qe perkunden netve
mbi kostelacione yjesh Jonit perposht.
Lamtumire.
Kudo qe shkoj
jam nje copez peizazhi nga vendi im.
 

NE TIRANE KA VETEM TIRANE​


Ne Tirane ka vetem tirane,
Ne Tirane te vrasin te gjithe
nje shetitje me vehten te vret.
Mos e ndill kujtimin ne Tirane,
eshte tmerresisht i pameshirshem.-Te vret.
Mos guxo ta shohesh ne sy lirine ne Tirane,-
dielli i syrit shuhet, shkermoqet e zhbehet.
Ti i barabarte me lirine?-Mos e beso!
Liria te vret.
Hipokrite shpresa sy-picigjate e Tiranes
ti i vdekur-e ajo me gojen e saj te jep frym,
te ngjall qe serrisht ty te vrase-te vret.
Eshte tjeter,tjeter trishtimi i tetorit ne Tirane,
vjen duke ikur-te vret.
Si krye-engjelli,Sovrani i zymte,ferrin e tij-
e dua Tiranen se te vret.


DY MBAS MESNATE​


Akoma s’i kemi shfletuar të gjitha
fletorkat e tragjedive tona.
Hedhur aty tek këndi i dhomës,
prap mbeti nje dëng…
Do t’i marrim me vete, andej,
në Ferr a Parajsë, – të leçitim,
të engledisemi dhe të shtyjmë kohën.
 

TI MOS ME LER VETEM​


Une jam pare sy – me – sy me jeten,
Une jam ngrene dhemb – me – dhemb me vdekjen.
Dhe jeta dhe vdekja ishin te egra
Ti mos me ler vetem.
Tiranet me njohen, ne firome u preme
Me ndjene qe erdha, ne zemer u zbehne
E di: me ta do perleshem prape neser
Ti mos me ler vetem
Liria ime eshte si jam vete
I vdekur? – U ngrita: Serish me therrasin…
Prej meje kerkojne dhe jeten dhe vdekjen
Ti mos me ler vetem

ASAJ​


Sonte,
Yjet, ndofta s’di duhen kesaj nate, aq sa ti mua.
Dritat, ndofta, s’du duhen yjeve, aq sa ti mua.
Sonte,
Ereza e trupit te kesaj mbremjeje me deh…
Dhe gjithe coperat e dashurive,
Qe I lashe diku neper rruge te jetes
Vijne e ringjallen tek ti
Si coperat e thyera te mermerit,
Kur restaurojme nje statuje.
 

MACJA​


U merzit ne gjurin tim perendesha e Nilit,
Kercen mbi tryeze e me putra te lehta
Neper leter gdhend hieroglifet e shenjta
Mace e zeze me sy prushi te gjelber!
Qente mollose jane aty neper vargjet e mia
S’guxojne te afrohen… u bene njesh me token…
Perendeshe e Nilit me sy prushi te ndezur henor!
Fergellon skeleti diellor i Nefertites
Ne paravdekjen tende te ngrohte.


EDHE SONTE​


Edhe sonte ne kurrizin e rruzullit
do te gjejme nje cope vend
ku te ulet dashuria jone.
Edhe sonte, ne çeturine e qiellit
do te kerkojme yllin,
qe i panevojshem, mbi koke na ndriçon.
Dhe diçka te gezueshme,
per t’i thene njeri-tjetrit, do te gjejme edhe
 

KU ESHTE KAINI?​


Mbreme ne rrugen e ngushte tiranase
Takova Abelin gulcues qe pyeste:
- Ku eshte Kaini?
Se une – thoshte Abeli – duhet te vdes,
Patjeter duhet te vdes.
A ke pare Kainin?
Ne fushen e erret te gjakut
Mbijne dhe ecin ullinjte
Dhe ti me leshon nder duar
Vdekjen tende qe therret:
Ku eshte Kaini?


DY MBAS MESNATE​


Akoma s’i kemi shfletuar të gjitha
fletorkat e tragjedive tona.
Hedhur aty tek këndi i dhomës,
prap mbeti nje dëng…
Do t’i marrim me vete, andej,
në Ferr a Parajsë, – të leçitim,
të engledisemi dhe të shtyjmë kohën.
 
Si s’të desha pak më shumë

Unë e desha përtej vdekjes,
Ashtu dashurova unë
Edhe prap s’ia fal dot vetes:
S’i s’e desha pak më shumë.

Pak më shumë ku shpirti thyhet,
T’i them ndarjes: – Prit, ca pak.
Të gënjejmë mallin që s’shuhet,
Kujtimin të gënjejmë pak.

Përtej vdekjes, përtej botëve,
Atje ku nis “ca pak” tjetër,-
Asaj që më rri mes zotave:
“Si s’të desha pak më tepër”.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back