Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fatmir Muja

Hesht, nëse s’mund të flasësh me dashuri
Se goja veshin ka myshteri
E kur goja pa zemër flet
Jo veshin, por zemrën e vret
Gjërat për të cilat sot qorton tjetrin
Nesër mund t’i bësh edhe vetë.
 
Malli më mori për netët
kur hëna ndahej e ne bashkoheshim,
Gjithë bota ruhej brenda nesh,
edhe pse nga bota largoheshim,
Qaj për netët e përndritshme
kur koha nuk matej me orë,
Krojet dhe detet e gjithë Tokës
nuk shprehin dhembje sa një lot njerëzor,
Emri i Të Dashurit çdo lutje e bën të bukur,
Dashurinë do ta gjesh kur veten ta kesh humbur.
 
Kthehu në Qendrën tënde
Ku ishe i pandarë
Mijëra degë të pemës
Kanë ardhur nga një Farë
Toka dhe Shtatë Qiejt
Mall për ty po ndiejnë
Veç zemrat e vdekura
S’kanë çfarë të rrëfejnë
Mund t’i numërosh plagët
Por dhembjet s’numërohen
Rrënjët edhe degët
Veç në Farë takohen
Sado të degëzohesh
Fara mbetet Një
Takohu me veten
Mos e braktis më!
 
Ç’bën urrejtja?
Urryesin e sëmur, të urryerin s’e ndryshon
Trupin s’e ngop, shpirtin e dënon
Në zemër ndez ferrin dhe parajsën djeg
Rrugës së hapur s’ia lë asnjë shteg
Derën pa dry e lë të pahapur
Asgjë s’dhemb më shumë se plaga e papërgjakur
Në trup nuk shihet, në gjithë qenien ndihet
Lëngohet nga sëmundja që ilaçi i dihet
Secili urryes tjetrin urren
Aq sa urrejtje në vetvete ndien
Secili dashuronjës ofron dashuri
Aq sa e ndien ashkun në qenien e tij
E ç’është urrejtja, meqë shërohet me ashk?
Është dashuri, por e kthyer mbrapsht.
 
Ndonjëherë pyetjet janë dhimbje e përgjigjet ilaç për t’u shëruar
Ndonjëherë prania jote nuk çmohet deri sa ti të kesh munguar,
Pergjigjet më të mëdha në jetë janë ato që mund t’i kthesh pa fjalë
Ca zemra do ta ndiejnë mungesën tënde, atëherë kur shohin se edhe pa to ia ke dalë
Fara jeton në errësirë që në dritë të jetojnë petalet
Për ta shfaqur bukurinë, çdoherë nuk duhen fjalët
Heshtja është gjuha e të dashuruarve që pa fjalë kuptohen më lehtë
Dashuronjësi nuk e poshtëron kurrë të dashurin e vet
Aty ku frika është e pranishme, dashuria nuk bëhet e qenësishme
Nga zemra jote në zemrën time, vjen një pyetje e rëndësishme:
“Meqë aty ku frika ekziston, dashuritë nuk gjallërohen,
Atëherë, përse të dashuruarit nga njëri-tjetri frikësohen?”
Se ç’fshehtësi ndodhet në farë, e ka zbuluar petalja
Të dashuruarit s’frikësohen nga njëri-tjetri, ata frikësohen veç nga ndarja.
 
"Të gjitha ndarjet janë ikje, por jo të gjitha ikjet janë ndarje." ~

245016548_233415382137299_2074973418525158257_n.jpg
 
FJALËT E NJË KALORËSI

Para se të largohem nga bota, po t’i jap fjalët dhe lotët
“Mos u zemëro!” - tha tri herë radhazi, ai që erdhi mëshirë për botët
“Në botë jam si kalorësi që pushon nën hijen e nje druri pak,
pastaj e braktis atë dhe ikën shpejt me vrap”
Shumë perëndime të diellit në jetë të vetmuar do të të gjejnë
Mos u pikëllo kur njerëzit të mirat me të keq do t’i kthejnë
Në botë jetojnë shpirtra që kuptojnë por nuk ndjejnë
Ata që të duan të vogël, kur je i madh të urrejnë.

Vetmia do zbresë në zemrën tënde, errësira do zbresë në sytë e tu
Do jesh i braktisur nga njerëzit edhe pse njerëzit do jenë këtu
Dikush do ta falë zemrën e vet por zemrën tënde ka për ta vrarë
Nga ndarjet e kësaj bote s’ka mbetur shpirt pa qarë
Edhe ti do të qash si fëmija që me vaj dëshiron t’i përmbush dëshirat
Deri sa të kuptosh se bota s’është Zot që mund të t’i japë gjithë të mirat.

Mos u dëshpëro nëse njerëzit të bëjnë të ndjehesh vetëm në këtë jetë
Mos harro se barku njerëzor bluan e tret gjëra më të forta se sa vetë
por kur mbetet fare bosh, veten nuk e bluan as s’e tret’.
Do të të plagosin mu në zemër ata që zemrën ua ke falë
Por ti do forcohesh se s’ka dhimbje që rrugën tek Pafundësia ta ndal
Nëse ata që ua tregove emrin, në emër të thërrasin
Edhe ata që ua tregove plagën, në plagë do të të godasin
اdo plagë do të dëshmojë forcën tënde me të cilën ti do ngrihesh
Jeto si thesar që edhe kur zbulohesh, çmohesh njësoj, si kur fshihesh!

Nëse te uji të çon etja e te ushqimi uria
Mos harro se te vuajtjet të çojnë dëshira dhe dashuria
Por ti do të durosh se vuajtjet s’jetojnë për jetë të jetëve
Ata që duan mjaltin, durojnë pickimin e bletëve.
Atje ku të paditurit janë të lumtur, mençuria jote nuk do të vlejë
Pasuria e një shpirti njerëzor matet me atë se sa mund të ndjejë
Nëse mendja s’e arrin lartësinë e ndjenjave
Kot do flasësh, kot do thërrasësh në drejtim të zemrave.

Para se të largohem nga bota, po t’i jap fjalët që i mësova në botë
Që fjalët të mos harrohen, po t’i perziej me lotë
Në shkretëtirat e jetës ku nuk del ujë, kurrë mos gërmo
Kur të përbuzin dhe dëbojnë, fal por kurrë mos harro
Përgjigja jote ndaj të pamendëve le të jetë veç heshtja
I mençuri në mesin e të pamendëve është i bukur dhe i trishtë si vjeshta
Nga ngjyrat e mëshirës hyjnore në fytyrë do të të pikturohet buzëqeshja
Do të dish të jetosh nëse mëson si të vdesësh
Të gjitha janë brenda teje, nga jashtë s’ke çfarë të presësh.
Tani më duhet të ik, mund të më përshëndesësh!
 
EJA EDHE NJË HERË!

Eja!
Eja dhe pastaj ik prapë e me më ler ta shijoj dhimbjen e ndarjes
E ëmbël është vuajtja që shkaktohet nga mungesa jote
Sepse mungesa jote gjithmonë ma kujton praninë tënde
Eja edhe një herë dhe më godit mu në zemër
Që të bindem se ende kam fuqi të përballem me dhimbjet!

Kur unë të jem dënuar nga harresa
Eja dhe më bëj të vuaj edhe një herë
Eja se dua ta kem plagën e freskët
Që edhe kujtimet për ty të jenë të freskëta
Eja edhe një herë dhe më çmëso
Se më kanë mësuar aq shumë sa desh m’u zbraz zemra nga ndjenjat
Eja të bashkohemi edhe një herë që ta kuptoj sa të fortë më ka bërë ndarja!

Kur unë të jem harruar pothuajse nga krejt bota
Eja ti me vesën e të gjitha mëngjeseve të jetës
Dhe m’i kujto lulet që u thanë pa ua ndier aromën
M’i kujto gjynahet e mia që kanë arritur majat e maleve
Kështu s’do ta harroj se nuk ka mal pa majë
Dhe do ta kujtoj sot e përmot që edhe pse majat e maleve janë më afër diellit
Prapë se prapë ato jetojnë me borën.

Kur shpirti im të jetë nisur drejt Qiellit
Eja ti me lotët e krejt syve të të dashuruarve të Tokës dhe laje trupin tim
Që ta ndjej edhe një herë se në botë lashë njerëz më të dashuruar se vetja
Që shpirti im t’i thotë gjithë botës se nuk ka ndarje që s’na e kujton takimin,
Nuk ka pendim që s’na e kujton gabimin,
Nuk ka ikje që s’na e kujton kthimin.

Nëse s’jam i denjë të vish derisa unë të jem këtu
Ti eja kur të kem shkuar unë atje
Dhe thuaja gjithë botës Të Vërtetën për të cilën u lavdërova e u shava
Thuaju që unë edhe pse u largova, nuk u ndava
Edhe pse nuk derdha lotë, prapë qava
Se që kur u ndanë Ademi e Hava
Edhe rrugët e njerëzve u ndanë në dy:
E para: “Kam nevojë për ty se të dua”,
E dyta: “Të dua se kam nevojë për ty”.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back