Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Fati do ju buzëqeshë në planin financiar, parashikimi i Horoskopit 14 Prill 2025

Nete2

ⓃⒺⓉⒺⒹⓎ.ⒸⓄⓂ
ANETAR ✓
Regjistruar më
Korrik 24, 2018
Mesazhe
4,347
Pëlqime
525
Dashi





Gjatë kësaj dite nuk do jeni më nervozë, përkundrazi do ndiheni më të sigurt për çdo gjë. Për ju të dashuruarit kjo e sotmja ka për të qenë e jashtëzakonshme. Kënaqësitë dhe emocionet do jenë aq të forta saqë në disa momente do ju duket sikur jeni nëpër ëndrra. Ju beqarëve do ju rrahë zemra më fort nga sa e kishit menduar dhe do filloni një lidhje të begatë. Në punë, rreziku për të bërë gabime do jetë shumë i madh kështu që për çdo hap që do hidhni mendohuni mirë. Nuk do ketë më kthim mbrapa. Financat do jenë gjithë kohës të mbrojtura kështu që nuk do keni për çfarë të qaheni.

Demi



Entuziazmi dhe alegria do ju pushtojnë gjithë kohës sot dhe gjithçka do ju duket më optimiste. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë shumë e kënaqshme. Do merreni vesh për çdo gjë me atë që keni në krah dhe mund të merrni edhe disa vendime për të ardhmen së bashku. Ju beqarët duhet të bëni kujdes sepse disa persona intrigantë do mundohen t’iu joshin e më pas do i lëndojnë. Në punë do i shtoni dozat e imagjinatës dhe keni për ta parë se sa mirë do ju ece gjithçka. Po vazhduat kështu do merrni edhe një post të ri. Saturni do ju ndihmojë të riorganizoni buxhetin dhe gjendja do normalizohet.

Binjakët



Gjatë kësaj dite do jeni më të motivuar dhe ka mundësi t’i arrini të gjitha objektivat që keni pasur. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë mjaft sensuale. Do kaloni çaste të zjarrta e pasionante me partnerin dhe në disa çaste do ju duket vetja si në ëndërr. Ju beqarët mund të keni disa takime apo njohje, por ato nuk do sjellin ndonjë lidhje të qëndrueshme. Në punë do i merrni gjërat me shumë qetësi dhe çdo gjë do ju realizohet sipas planeve. Në planin financiar Mërkuri do ju sjellë probleme të mëdha. Po nuk patet mbështetje nga të afërmit nuk do ja dilni dot.

Gaforrja



Në disa momente do jeni impulsivë sot, por menjëherë do reflektoni dhe do e ndalni veten. Nëse jeni në një lidhje do merreni vesh shumë mirë me personin që keni në krah dhe nuk do mbani më asnjë të fshehtë. Ju beqarët do keni veçse mundësi për aventura kalimtare, asgjë më shumë sesa aq. Për lidhjet serioze do ju duhet të prisni ende kohë. Në punë performancat do i keni të shkëlqyera dhe shefat do ju japin edhe dëmshpërblime. Po vazhduat kështu do bëheni edhe më të njohur ne fushën ku veproni. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë mirë është që para çdo shpenzimi t’i bëni me kujdes llogaritë.

Luani



Nëse doni që gjërat t’iu ecin mirë sot në jetën tuaj në çift, duhet patjetër të zgjidhni fjalët për të shmangur konfliktet. Për ju që keni një lidhje gjërat në jetën tuaj do marrin një kthesë pozitive. Do jeni shumë më të hapur e më të logjikshëm prandaj do i zgjidhni edhe disa probleme të vogla që keni pasur më parë. Ju beqarët nuk do e duroni dot vetminë dhe ka mundësi të merrni vendime drastike për të ndryshuar gjithçka. Në punë do ju bëhen disa premtime nga shefat dhe duhet të filloni të përgatiteni për ndryshime të mëdha. Shumë gjëra do jenë më ndryshe tashmë. Në planin financiar kanë për t’iu dalë vështirësi të njëpasnjëshme prandaj do duhet më tepër kujdes.

Virgjëresha



Gjatë mëngjesit të sotëm do e keni të vështirë të qartësoheni dhe të zgjidhni rrugën që duhet të ndiqni, por nga mesdita gjërat do ndryshojnë. Për ju të dashuruarit pritet një ditë shumë e favorshme. Do kaloni më tepër kohë me partnerin, do dashuroheni pa dorashka dhe zemra do ju rrahë fort. Ju beqarët do ndihmoheni nga disa miq dhe do arrini ta afrojnë pas vetes personin që pëlqeni. Ja që asgjë nuk është e pamundur Në punë do jeni kokëfortë dhe nuk do ndryshoni lehtësisht mendim pa qenë tërësisht të bindur. Buxheti do ketë probleme të mëdha nëse nuk arrini ta menaxhoni si duhet. Mendoni pak edhe për të ardhmen.

Peshorja



Gjatë kësaj dite do ju konkretizohen shumë nga ëndrrat që keni pasur. Durimi dhe besimi tek vetja do ju ndihmojnë mjaft. Më në fund, pas shumë përpjekjesh, ju të dashuruarit do arrini të rikrijoni një ambient të ngrohtë dhe harmonik. Do jeni më të qetë dhe buzëqeshja do iu rikthehet. Nëse jeni beqarë do keni një ditë më të favorshme pasi do realizoni takimet tuaja të ëndrrave. Në punë do jeni shumë profesionistë dhe sado të mundohen t’iu ndalin, ju do arrini atje ku dëshironi. Buxheti në tërësi ka për të qenë i mirë, por kjo nuk do të thotë që ju të mbyllni sytë dhe të shpenzoni pa menduar aspak.

Akrepi



Dëgjojeni zërin tuaj të brendshëm gjatë kësaj dite dhe keni për të ecur në rrugën e duhur. Nëse keni një lidhje mundohuni të mos e lini shumë pas dore atë që keni në krah sepse ai mund të mërzitet dhe mund të kërkojë dikë tjetër. Ju beqarët do keni një ditë te jashtëzakonshme. Më në fund ju do vendosin ta çoni më tej një njohje të kohëve të fundit dhe kënaqësia do jetë e madhe. Në punë mos merrni përgjegjësinë e detyrave të kolegeve që janë me pushime sepse nuk do arrini dot t’i realizoni. Kështu do krijoni dhe një opinion të keq për veten. Buxheti nuk do jetë i keq, megjithatë çdo hap hidheni me kujdes në mënyrë që të mos përballeni me të papritura.

Shigjetari



Kreativiteti do ju ndihmojë të arrini gjithçka që doni gjatë kësaj dite. Nëse keni një lidhje dhe tregoheni më pak autoritarë, marrëdhënia juaj me partnerin do ketë përmirësime. Çmojeni atë dhe thuajeni me zë kënaqësinë që ndieni nga përkushtimi i partnerit. Ju beqarët as nuk do e keni mendjen tek dashuria kështu që nuk do ju ndodhë asnjë lloj ndryshimi. Në punë do iu jepen mundësi të mira për ta treguar veten, mjafton që të tregoheni më të qetë dhe më të matur me veprimet. Sektori i financave do jetë i mbrojtur gjithë kohës. Do e keni më të lehtë të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.

Bricjapi



Mërkuri do ua bëjë gjërat shumë më të vështira sot dhe shpesh nuk do dini si të veproni. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me turbullira. Nuk do ndiheni aspak të qetë dhe në disa momente ngritja e tepërt e zërit do e nxehë tej mase atmosferën. Ju beqarët nuk do jeni aspak në humor për të kërkuar dashurinë e madhe dhe do mbeteni me të njëjtin status. Në punë do e keni programin shumë të ngjeshur dhe mund të ndiheni disi konfuzë. Organizohuni si duhet sepse ashtu gjërat do jenë më të lehta. Buxheti do influencohet pozitivisht nga yjet dhe do jetë i kënaqshëm.

Ujori



Dite rutinë ka për të qenë kjo e sotmja për ju, por fatmirësisht nuk do ketë probleme serioze. Pozicionimi i Venusit në qiellin tuaj të dashurisë ka për të qenë shumë pozitiv. Do jeni më pak kërkues dhe më tolerante me atë që keni në krah. Ju beqarët duhet të flisni me sinqeritet me ata që do takoni pasi me gënjeshtra nuk mund të ndërtohet kurrë diçka serioze dhe afatgjatë. Në punë gjërat do marrin zhvillimin e duhur dhe do ndiheni të kënaqur nga arritjet. Do ju lindin edhe ide të reja për të ardhmen. Buxheti nuk do ketë aspak tronditje kështu që duhet të jeni sa më të qetë në këtë sektor.

Peshqit



Më në fund do pajtoheni me personat që jeni zënë dhe do keni një marrëdhënie më të mirë me të gjithë. Për ju të dashuruarit e sotmja do jetë e mbushur me surpriza të këndshme. Nuk do ndiheni keq për asnjë moment, përkundrazi do përjetoni emocione të veçanta. Ju beqarët do e shfrytëzoni pafund lirinë që keni dhe nuk do bëni asnjë lëvizje për ta ndryshuar statusin tuaj. Në punë do i merrni gjërat shtruar dhe pa u stresuar aspak. Keni për ta parë sa mirë do ju ecë gjithçka. Sektori i financave do jetë goxha optimist dhe mund të kryeni të gjitha shpenzimet e dëshiruara.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back