Te bisedojme erotikisht midis nesh…_______
Ndryshojnë kohërat, ndryshojnë bindjet, bashkë me to dhe dashuria. Bisedimet erotike përkufizohen, dhe më shqetësuesja është se erotizmi fillon dhe iluzionohet… Fjalët erotike humbasin akoma dhe nga shtëpia. Fëmijët nuk dëgjojnë më fjalën dashuri në ambjentin familjar. Sot, fjala erotike karakterizohet nga vetmia e madhe, edhe pse e flasin miliona njerëz në mbarë botën, askush prej tyre nuk e mbështet. E kanë braktisur gjuhët “indirekte”, të cilat e injorojnë, nënvlerësojnë ose e tallin… Kështu që fjala erotike gjendet e shpërfillur, jo vetëm nga forca shpirtërore por dhe mekanizmat e saj, siç janë shkencat, dijet dhe artet.
-Le të flasim erotikisht midis nesh… Një frazë kaq e përgjithëshme dhe e pa personifikuar, por që është aq e rëndësishme dhe e nevojëshme për secilin prej nesh dhe lidhjen tonë….
-Në përkufizimin e përdorimit të fjalëve erotike kanë ndikuar dhe fjalët kode, domethënë përdorim shprehje të cilat as i ndiejmë dhe as i besojmë, por e bëjmë thjesht për të përmbushur egoizmin tonë erotik…
-Në këtë mënyrë humbet çiltërsia, sinqeriteti i ndjenjave tona, që bëhen fjalë, frazë duke treguar pasion, epsh, dëshirë seksuale, afrimitet dhe dashuri. Sot, të gjitha këto ndjekin modën, modelet dhe stilin që përcaktojnë shprehjen tonë erotike.
-Kam përshtypjen se te gjithëve do t’u pëlqente fjala e vërtetë erotike, të gjithë ne do të dëshironim të flisnim erotikisht midis nesh. Sepse nuk është vetëm avantazh i dhomës së gjumit, apo i një lidhjeje seksuale zbërthimi i fjalorit erotik. Është jeta e përditëshme, në zyrë, në rrugë, ku buzëqeshja, mirësjellja, fjalët e bukura midis të panjohurëve, është pikërisht një shprehje erotike që sigurisht na bën të ndihemi mirë.
-Por le të hyjmë pak më thellë në lidhjen midis dy partnerëve… gjuha erotike e të cilëve ka fytyra dhe ngjyra të ndryshme, dhe mbi të gjitha mbizotërimi i shprehjeve: Jam i/e dashuruar me ty, Jetoj për ty, Të dua shpirt, Dëshiroj trupin tënd…
-Dhe sigurisht i/e dashuruari/a që përfshihet nga zjarri erotik, dominohet nga të gjitha kënaqësitë e tokës, ndërkohë që shoqërohet dhe nga një gjuhë e rrjedhshme seksuale plot tension dhe pasion. Ku zhveshja trupore dhe shpirtërore lundron në detin egzagjirimit, banalitetit dhe kënaqësisë së pafund…
-Ai është njeriu i plotësuar. Ndersa ai që nuk i ka përjetuar të gjitha këto thjesht nuk ka njohur vetveten…
-Çmenduria erotike e bën të humbas, të dehet dhe çlirohet… ndërsa logjika largohet dhe dorëzohet në duart e përmbytjes së ndjenjave erotike, dashuria e verbuar e drejton, pasioni e mban…!!!-Sipas Lakan “Subjekti erotik jeton në çdo takim me qenien e dashur si festë”
-Fjala jonë erotike implikohet brenda dehjes së ndjenjave, ndërsa fjalët, imazhet dhe kontaktet shndërrohen në një element të rëndësishëm identifikimi të dy të dashuruarëve…
-Duhet të flasim hapur midis nesh pa kufij, pa turp por veç me zemër…
-Shprehja jonë erotike mbushet nga fjalët, dhe nga mënyra se si ato tingëllojnë në veshët tanë, d.m.th ngrohtësisht me pëshpëritje te lehta dhe frymëmarrje të thella…
-Jo më kot thonë se në DASHURI dhe në LUFTË të gjitha janë të lejueshme…!!!
-------Seksi është jetë ndërsa dashuria e drejtë
10 Këshilla për një jetë sa më të mirë seksuale
Dëshirë seksuale
Seksi është një çështje personale
Përdorni fantazinë tuaj
Anashkaloni çdo tabu
Jepni rëndësi në fazën pas seksit
Seksi nuk është i detyrueshëm
Seks do të thotë dua trupin tim
Seks do të thotë dua vetveten
Seksi kërkon përkushtim
Seksi nuk është garë…
Këshilla nga mjeku Thanos E Askitis
2009