Kam nji dashni të madhe për ty,
Por ti këtë nuk ma beson
Edhe pse pres pa asnjë kufi në kohë.
E pres me netë deri vonë
E me ditë dhe me javë
Edhe vetëm për dy fjalë
Sa me m'tregu se si je.
Ose të flasim sado pak,
Të më tregosh si i ke ly flokët,
Të më tregosh për thonjtë.
Të më tregosh a ke udhëtu kund,
Të më tregosh a ke ble naj gja të re
E të më dërgosh nji fotografi
Me lag mallin që më djeg në sy
Se un kënaqem dhe me pak nga ti,
Por ti nuk më beson.
Edhe pse të du pa të pasë
E në heshtje.
E si nji anije për të shpëtu prej këtu deti plot mërzi që kam ra
E s'më kapin durt e askujt,
E si nji dorë e fortë
Me i shkulë këto rranjë mungeset
Që t'i mi ke ngulë në buzëqeshje.
E pse të du me pritje
E me indiferencën tande
E me tan ktë vetmi
Që peshon sa vdekja
E më rrin si cadër mbi kry
Kur kaloj nën hanë
Për me u cmallë me ty.
Kam nji dashni të madhe për ty
Por do e vrasin mosbesimi
Si qindra e mijra dashni të tjera.
Por ti këtë nuk ma beson
Edhe pse pres pa asnjë kufi në kohë.
E pres me netë deri vonë
E me ditë dhe me javë
Edhe vetëm për dy fjalë
Sa me m'tregu se si je.
Ose të flasim sado pak,
Të më tregosh si i ke ly flokët,
Të më tregosh për thonjtë.
Të më tregosh a ke udhëtu kund,
Të më tregosh a ke ble naj gja të re
E të më dërgosh nji fotografi
Me lag mallin që më djeg në sy
Se un kënaqem dhe me pak nga ti,
Por ti nuk më beson.
Edhe pse të du pa të pasë
E në heshtje.
E si nji anije për të shpëtu prej këtu deti plot mërzi që kam ra
E s'më kapin durt e askujt,
E si nji dorë e fortë
Me i shkulë këto rranjë mungeset
Që t'i mi ke ngulë në buzëqeshje.
E pse të du me pritje
E me indiferencën tande
E me tan ktë vetmi
Që peshon sa vdekja
E më rrin si cadër mbi kry
Kur kaloj nën hanë
Për me u cmallë me ty.
Kam nji dashni të madhe për ty
Por do e vrasin mosbesimi
Si qindra e mijra dashni të tjera.