E vetmja banesë në të gjithë ishullin, ja ku ndodhet shtëpia më e vetmuar në botë dhe kush banon në të
Në Islandë ekziston një ishull i vogël i quajtur Elliaey, ku është e ndërtuar një shtëpi e vogël, e cila është cilësuar si shtëpia më e vetuar në botë.
Disa ngritën teori se ajo i përkiste këngëtares Bjork, të tjerë mendonin se ishte shtëpia e një miliarderi misterioz.
E vërteta është se ajo i takon shoqatës së gjuetarëve, që e shfrytëzojnë atë kur gjuajnë zogj deti.
Për të arritur te kjo shtëpi, së pari duhet udhëtuar me aeroplan ose traget deri në Heimae, që është ishulli më i madh, ku edhe duhet të merrni një barkë me qera.
Last edited: