Serxho Ramos është në qendër të gjithë akuzave të futbollit botëror për ndërhyrjen që e detyroi egjiptianin Salah të braktiste fushën pas 30 minutave lojë.
Për të rrezikohet edhe Botërori, megjithëse Federata Egjiptiane e ka mohuar këtë lajm.
Kur Salah shpërtheu në lot sepse nuk mund të vazhdonte më, ishte vetëm Ronaldo që shkoi ta ngushëllonte, pasi portugezi e di ç’ka do të thotë të braktisësh një finale.
Më poshtë video që tregon gjestin e Ramos ndërkohë që Salah po del nga fusha e lojës. Ai duket mjaft i qeshur…