U
Universal
Guest
Statistikat mbi divorcet në Shqipëri prej fillimit te viteve '90 e ne vazhdim tregojnë një rritje të qëndrueshme. Kështu në vitin 1990 në 100 martesa, 8.9 përfundonin në divorc. Rritja e parë e dukshme shihet në vitin 2002 ku ky koefiçent shkon në 14 divorce për 100 martesa, më pas 17divorce për 100 martesa në vitin 2008 ndërsa në vitin 2016 ky koefiçent shkon në 24,7, shifra të cilat nga mediat shihen si “drastike” apo “rekord”.
Disa prej arsyeve më të shpeshta të divorcit që shqyrtohen në këtë artikull janë ‘emigracioni, bixhozi, varfëria e tejskajshme, veçanërisht në zonat rurale, tradhtitë bashkëshortore, paaftësia fizike apo mendore e një prej partnerëve, në disa raste edhe e fëmijëve të tyre, diferencat në prioritet apo pritshmëritë e secilit, varësia ndaj drogave të ndryshme, abuzimi seksual apo psikologjik ndaj grave apo fëmijëve, dhuna, alkooli’. Ndërkohë për vitin 2017 dhe 2018 rritja e numrit të divorceve parashikohet të vazhdojë drejt treguesve te vendeve më të zhvilluara evropiane.