Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati thotë se është shqetësues fakti i përdorimit të të dhënave personale. Sipas tij, duhet të ketë një hetim administrativ për të zbardhur se cili nga zyrtarët mund t’i kenë nxjerrë këto të dhëna.
Nuk di të jetë zhvilluar një mbledhje e sigurisë kombëtare për këtë çështje dhe besoj se duhet të ishte shqetësimi “numër 1” për qeverinë dhe çdo zyrtar të shtetit shqiptar. Është një çështje që ka impakt mbi ekonominë. Në rast se Luftansa do të vendosë zyrat e saj në Shqipëri do të transferojë edhe të dhënat e punonjësve të saj.
Pra, mungesa e mekanizmave mbrojtës mund të penalizojë edhe mundësinë që një vend të thithë investime të huaja. Kur unë kam vizituar Izraelin, më tha kryeministri izraelit sa inxhinierë keni. Tha biznesi i të dhënave është biznesi më fitimprurës në botë.
Lufta nuk bëhet më me armë. Dhe ne jemi një vend anëtar i NATO-s nuk mund të mohojmë një shqetësim. Të gjithë ata që mbledhin të dhënat duhet të pezullohen deri në përfundim të hetimit dhe në fund drejtësia duhet të thotë fjalën e vet. Drejtësia nuk mund të përdoret si justifikim për të mos iu përgjigjur një shqetësimi të tillë publik.
Edhe unë kam pasur të dhëna por jo ato personale, sepse çdo parti bën listën që mendon se i ka votues” – tha Bushati në një bisedë me ndjekësit e tij në Instagram. ©LAPSI.al