Një inxhinier u thirr për të riparuar një kompjuter.
U ul para ekranit , shtypi disa taste , tundi kokën, mërmëriti diçka me vete dhe e fiku .
Mori një kaçavidë të vogël , e shtrëngoi një vidë që ishte liruar përgjysmë .
Pastaj e ndezi sërish kompjuterin , i cili filloi të punonte shumë mirë.
Pronari i shoqërisë , i kënaqur i ofroi t'a paguante me para në dorë në çast, për punën e kryer.
- Sa ju detyrohem ?- pyeti .
- 1000 euro - iu përgjigj inxhinieri.
- 1000 euro , për pak minuta punë ?1000 euro vetëm se shtrëngove një vidë ?
Unë e di se ky kompjuter është i shtrenjtë dhe është i rëndësishëm për punën e kompanisë tonë , por 1000 euro janë shumë !
Do t'ju paguaj vetëm nëse më dërgoni faturë të detajuar që të justifikoni kërkesën tuaj për një shumë të tillë .
Inxhinieri , pohoi me kokë dhe u largua.
Të nesërmen , pronari i firmës , mori faturën e lexoi ngadalë , tundi kokën dhe bëri pagesën pa thënë asnjë fjalë.
Në faturë shkruhej :
Shërbimet e kryera :
- shtrëngimi i një vide - 1 euro
- të dish se cilën vidë të vidhosësh - 999 euro.
Vlen më tepër ajo që di sesa ajo që bën !
E nisa me këtë "moral" sepse krijuesit kanë bërë gjithçka që të kalojmë bukur me njëri-tjetrin, ndaj të vidhosim.vidën e duhur dhe të japim maksimumin për ti dhuruar buzëqeshje e sa më shumë cilësi.
Happy birthday NETËDY!
Ah moj dor moj dor duhet pune....