Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ditari i "forumit"

Sa dite u bene ditar .....sa shume kam por jane aq te ngaterruarra sa ka humbur fillimin e mbarimin ...por aty jam ne fillimet e mbarimet e saj .....pres si do jete vazhdimi si ne kinema kur pret filmin e ri ....ate pres e une ...fundin e atij filmi
 
Thonë se lumi para se të derdhet në det ndjen një lloj dridhje - frike ..
E kthen kokën pas dhe me një vështrim të vetëm sheh gjithë rrugëtimin e tij që nga maja e malit nga ku e ka zanafillën dhe më pas vazhdimin nëpër pyje fshatra fusha dhe ja deri sa rrugëtimit të tij i vjen fundi tek sheh para vetes një det kaq të madh në të cilin i duhet të hyjë dhe që pushoje së ekzistuari si një lumë përgjithmonë .
?? ... e megjithatë Lumi nuk ka zgjedhje tjetër,mbrapa s'mund të kthehet dot kështu që i duhet të rrezikojë e të hyjë në Det ...
... dhe sa hyn në Det frika i zhduket përgjithmonë dhe vetëm atëherë Lumi e kupton që jo vetëm nuk ka " vdekur " por është bërë më i fuqishëm duke rilindur dhe u bërë pjesë e një Deti kaq të madh ??

...kështu është edhe jeta dhe dashuria.
Por,dashuria është më e fortë se frika çuditërisht dhe e vërtetë?
Nuk mund ta kthejmë atë dot mbrapa por vetëm duke ecur përpara të kemi guximin ta kthejmë atë në një " Det " të madh ?❤️
 
Është një bekim të zgjohesh me mëngjesin e mirë të atij që shpirti yt zgjedh çdo ditë.
Një mirëmëngjes e thjeshtë por aq shëruese që mund të përfshijë në të, gjitha frikërat që mund të mos jenë zhdukur kurrë.
Kur ai që e do me shpirt thotë mirëmëngjes, fluturon nga gëzimi dhe dita nis aq bukur
Njerëzit janë në gjendje të shpërndajnë retë dhe të përhapin diellin e një dimri brenda teje.
Njerëzit janë të aftë të ndriçojnë errësirën dhe veçanërisht gjendjen shpirtërore. Njeriut nuk i duhet shumë, por një arsye për të cilën vlejnë qëndrueshmëria dhe toleranca e tij, një arsye përtej vetes për të cilën ia vlen të këmbëngulësh dhe të shpresosh.
Për ty dhe për të gjitha ato kohë kur mirëmëngjesi yt e bëri shpirtin tim të qeshë, çdo herë më fort, edhe kur plaget i fshihte, nëpër buzëqeshje që qanin.
Mirmengjes ?❤️
 
Liria, eshte rruga qe pershkon shpirti, per te gjetur ç'ka i mungon.
Eshte fjala kur e thua ashtu si ndjehesh.
Liria eshte mendja kur pershkon boten neper libra, e te ben te ndihesh sikur ke jetuar miliona jet.
Liria eshte drita e syve qe mund te shohe ne erresire dhe te njohe veten.
Liria eshte gjer aty ku duhet te, te vij turp per te mbrojtur veten nga sjellja e gabuar qe te mbetesh njeri,
Liria eshte, te mos sillesh me njerezit sikur ti nuk do doje te silleshin me ty.
Liria eshte kufiri nga lindja gjer ne vdekje, por...qe pak e kuptojne duke ndjere e menduar gabimisht, se jane te perjetshem.
Liria jane syte, shikimi gjer aty ku arrin.
Liria eshte te duash e te duan po njesoj.
Liria eshte te duash e mos harrosh prinderit
Liria nuk eshte fodullek, mendjemadhesi, arrogance.
Liria eshte Kryefjala!
Eh, sa i bukur eshte nje shpirt i lire qe arrin te doje veten pasi e ka urryer pa faj❤️
 
Një jetë jam rritur duke bërë gjënë e duhur.
Ajo e drejtë që të tjerët më kishin vendosur pa mua.
Ajo e drejtë që më kishin imponuar që kur isha fëmijë e vogël.
Ata më kishin thithur mendjen për të qenë gjithmonë "fëmija i mirë"
Kjo gjithmonë nënkuptonte respektimin e rregullave joformale të vendosura për mua.
Rregulla të tilla si: Asnjëherë mos debatoni, dëgjoni atë që më thuhet, gjithmonë thoni "faleminderit", "ju lutem", mos dëshironi dhe mos kërkoni asgjë më shumë.
Të jesh gjithmonë e sjellshme dhe më e rëndësishmja, të jesh oligarkike dhe të mos i mohosh asgjë askujt, të mos thuash jo për të tjerët.
Dhe në fund do marrësh atë që të themi ne, sepse ne e dimë të mirën tënde më shumë se ty.
Do jetosh ku të themi ne, si të themi ne, e do thuash dhe një këngë.
Por, çfarë kënge nuk më thanë!
Akoma vras mëndjen se ç' farê kënge do them dreqi e martë?!
Një ditë të mërzitshme ktheva kokën dhe ishte greminë, e të ecja përpara ishte vërshimi i një lumi.
Kështuqë zgjodha të qëndroj në paqen time❤️
 
Është e frikshme kur e mendon se jemi pjesë e Universit. Këtij Universi të pafund. Është e frikshme kur e mendon shkurtësinë e jetës në raport me Universin. E pse jemi këtu? Çfarë kemi bërë që duhet të përballemi me barrën e rëndë të të jetuarit? Athua ka kuptim e gjithë kjo? Njeriu ka ekzistuar me qindra e mijëra vite dhe nuk ka mundur të gjej përgjigje mbi misterin e ekzistencës. Pse gjithë ky ankth, kjo frikë, pse gjithë kjo fshehje pas vetes, pas botës? Pse gjithë kjo mungesë sinqeriteti? Njeriu nuk është i sinqertë. Njeriu e kërkon nënshtrimin. Njeriu përpëlitet pak kohë në ekzistencën e Universit si ndonjë guralec tej oqeanit dhe në fund shuhet. Ja kjo është jeta. Ku është kuptimi? Ne jemi kafshë të frikësuara dhe të pafuqishme që të jetojmë të sinqertë. A e dini kur e kupton njeriu të Vërtetën e tij? Atëherë kur përballet me fundin, me Vdekjen. Vdekja është universale, të pushton po sikur Universi. Jeta e njeriut është një iluzion mes guralecëve dhe shkëmbinjve. Njeriu është pluhur, është përzierje substancash kimike e mineralesh.

Po, është edhe vetëdije dhe ka potencial të ndryshojë natyrën dhe veten por në fund prapë si mineral dhe gur vullkanik do të përfundojë. Frika e bën njeriun të ëndërrojë për të pafundmen, e bën të ëndërrojë se do t’ia dal në këtë botë të ftohtë. Frika e detyron njeriun të bëhet skllav i vetes. Njeriu i frikësuar është i vetmi njeri që ekziston. E kuptoj që njeriu duhet ta gënjej veten kinse duhet të luftojë, të mos dorëzohet, t’i jap kuptim jetës me çdo kusht, por prapë nuk e kuptoj dot Vdekjen. Pse duhet të vdesim? Pse një ditë nuk do të jemi më ? Pse gjithçka që njohim do bëhet hi e pluhur? Esencën e njeriut duhet ta kërkojmë tek shkëmbinjtë vullkanik apo te pluhuri kozmik? Ne jemi pluhur, jemi pleh për bimët. Është e frikshme kur e mendon se një ditë do të kthehemi në pleh. Edhe krijimet më të mëdha do të shuhen. Do të shuhet ndjenja, dashuria, urrejtja, ligësia… në fund heshtja dhe terri do pllakos. Në fund do të ketë vetëm frikë. Frikë dhe pastaj ftohtësi dhe terrinë…

Kaq për njeriun dhe përpjekjet e tij për të qenë i përjetshëm!

 
Ka ndodhur shpesh, zemrën t'më thyejnë
T'më thonë fjalë, që jeta si mbanë
Më pas të shtiren, e të zgërdhihen
Duke folur si ëngjej, e të jenë djaj

Por unë akoma, në zemër i mbaj
Dhe shpesh u flas, për mirësinë
Ata vazhdojnë, të jenë djaj
Duke mos njohur, kurrë dashurinë

Në zjarr u djegshin, sikur kanë shpirtin
Dhe hajër mos pafshin, sa të jenë gjallë
E them kur zemra, më thyhet prej tyre
Por të më shihni, kur ndjej prap mall

Oh, zemër e mirë, që në kraheror të mbaj
Të lutem mos më bëj, të ndjej mall?
 
Hey ditar...
Ndonjehere kjo melankoli me sulmon kush e di se nga vjen. Sepse shikoj perreth dhe gjithçka gjen vendin e vet, gjithçka eshte e qete.
Pastaj shikoj prapa dhe filloj te terhiqem pas, kujtime te largerta ne lidhje me nje "mua" aq te largt saqe veshtire se e njoh.
Je ti? Ishe vertet keshtu? Pyes veten, e tronditur. Eshte gjithmone e veshtire te heqesh dore nga ajo qe nuk funksionon me, njerezit qe dikur na bene mire, objektet qe perfaqesojne nje pervoje te vjeter. Por asgje nuk do te jete kurre aq e veshtire sa te heqesh dore nga nje version i vjeter i vetes. Dhe gjate gjithe atyre koheve ju thoni "Dua te jem si me pare, dua te jem perseri e njejta".
Dhe pastaj i kthehem vetes, ti ke ndryshuar. Te gjitha pervojat, njerzit dhe gjerat qe erdhen per te pasuruar nje "ti" qe ju pelqeu tani jane zhdukur. Ata kane qene me ty per aq kohe sa ti ke patur nevoj per to, per t'u zhvilluar dhe rritur. Tani eshte koha ta lej te ike. Ka ardhur mometi te eci perpara te provoj pervoja te reja dhe jo te rri tek e shkuara un.
Ika ika se ngela ketu...
 
Mendoj ndonjehere, sikur Zoti te bente jeten tone qe na ka shkruar, si do ndihej?
 
Hey ditar
Jam treguar paksa egoiste me ty..
Jo s'e skam pasur çka të shpreh por të jam vërdallosur rreth e qark me ato ecejaket e mia dhe të kam bërë skip...

Janë ca situata që na thyejnë dhe na bëjnë të dobët ditar por për hir të karakterit " detyrohemi " të mos e lëshojmë veten...

Një mik më tha: a ka mundësi ta futesh trurin në dietë?
E bën dot 1 javë të mos stresohesh, mërzitesh, nervozohesh, të mendosh pozitivisht?

Po, i thashë, mundem!
Më pas të nesermen janë ca skena si ato mjaullimat e maceve dhe çirresh per të qindën e sekondës...
Detyrohesh të nxjerrësh kthetrat e për dreq terapia nuk funksionon...

Këto janë emocione ditar, ndryshe nuk do isha unë me nervat e të metat e mia..
 
Hey ditar ?
Ne fakt shume ralle mund te shpreh ndjenjat e mija por po mendoj se eshte goxha terapi shfaqja e ndjenjave diku ku te kesh mundesi ti rilexosh, pasi ashtu nuk do harrosh kurre trishtimin apo lumturin e atij momenti qe ke ndjer kur ke shkruajtur. Nga ta filloj,? po e filloj nga zhgenjimi qe mere ne disa raste nga bota virtuale, si mund te jete dikush i cili te konsideron nje person qe te vlerson dhe krejt papritur te thote vetem BYE,? Ndoshta kurre ste paska vlersuar, mesa duket paskan qen thjesht disa germa per te mbushur disa rreshta, shoqe,? Sa te pakta jan ato raste kur ti vertet te ndihesh me fat pasi pate shancin thjesht qe te kishe nje te njohur qe ti e vlersove, bota virtuale eshte nje genjeshter e madhe,por eshte genjeshtra me e dobishme pasi ate trurin e pastervitur do ta vej ne levizje ne shume raste. Ditar ?? po vazhdova te flas do zgjatem shume po e le me kaq me mire.
 
Hey ditar ?
Ne fakt shume ralle mund te shpreh ndjenjat e mija por po mendoj se eshte goxha terapi shfaqja e ndjenjave diku ku te kesh mundesi ti rilexosh, pasi ashtu nuk do harrosh kurre trishtimin apo lumturin e atij momenti qe ke ndjer kur ke shkruajtur. Nga ta filloj,? po e filloj nga zhgenjimi qe mere ne disa raste nga bota virtuale, si mund te jete dikush i cili te konsideron nje person qe te vlerson dhe krejt papritur te thote vetem BYE,? Ndoshta kurre ste paska vlersuar, mesa duket paskan qen thjesht disa germa per te mbushur disa rreshta, shoqe,? Sa te pakta jan ato raste kur ti vertet te ndihesh me fat pasi pate shancin thjesht qe te kishe nje te njohur qe ti e vlersove, bota virtuale eshte nje genjeshter e madhe,por eshte genjeshtra me e dobishme pasi ate trurin e pastervitur do ta vej ne levizje ne shume raste. Ditar ?? po vazhdova te flas do zgjatem shume po e le me kaq me mire.
Bota virtuale eshte genjeshter kur njerzit genjejne per personalitetin e tyre,karakterin e tyre dhe ndjenjat e tyre.
Dhe une thoja bota virtuale eshte genjeshter,akoma them...Por ishte dicka reale per mua
Ndjenjat qe kaluan dhe ne realitet!


So mos e vrit menjen,gjithesecili i ben keq vetit...
 
Bota virtuale eshte genjeshter kur njerzit genjejne per personalitetin e tyre,karakterin e tyre dhe ndjenjat e tyre.
Dhe une thoja bota virtuale eshte genjeshter,akoma them...Por ishte dicka reale per mua
Ndjenjat qe kaluan dhe ne realitet!


So mos e vrit menjen,gjithesecili i ben keq vetit...
Nuk e vras mendjen fare thjesht me vjen keq per ca njerez te vegjel qe duan te thone fjal te medha ☹️
Po zemer dhe un e atij mendimi jam shume gjera mund te jen genjeshtra por kurre nuk jan ato qe perjetohen jashte nga ketu.??
 
Mallkova ndonjehere veten, por Ty kurre❣️
E ndjej kur fle ne sallon dhe merr jastekun ne krahet e tu, ndjej kur zgjohesh,kur del nga kodrat, kur kthehesh, kur ha buke, kur pi cigare dhe kur shkon ne pune.
E ndjej kur lodhesh, kur je i qete por dhe kur je i stresuar.
Dhe kur kthehesh aty jam, duke shijuar goten e veres me Ty.
Une aty jam, e do jem me Ty gjithmone.
Sa herë aty, ku puthet toka me qiellin dhe ne leme lutjet tona?
 
Nuk shqetesohem, per njerez qe Zoti ka larguar apo largon nga jeta ime.
Sepse Zoti ka degjuar c' fare nuk kam mundur une.
Ka pare ç' farë nuk kam mundur une.
Dhe ka vene re levizje qe une nuk do ti beja kurre.
Dhe keto gjera te cilat Zoti eshte i pranishem, Ne i ndjejme, prandaj edhe i themi me shpirt te nervozuar?
Sepse intuita te çon, aty ku nuk mund të jesh, per ata qe kanë intuite sigurisht ?
Ndaj Zotit gjithmone i kam thënë dhe i them : Te lutem Zot me ruaj zemren...Jetën...
Kur une e di dobesine time "miresia zemres" insha'Allah ?❤️
Dhe e falenderoj Zotin sepse e ndjej se me ka mbrojtur dhe më mbron gjithmone ?❣️
 
I bukur momenti, kur zemra i jep te drejte mendjes?
Aty eshte vija ndarese ku zemra dhe mendja jane ne nje udhe.
E bukur hena sonte, digjej mbi det.
Sikur dielli ne net vere digjet horizonteve ku toka puthet me qiellin.
Dit te bukura, kohe e bukur, libra te bukur, pushime te bukura dhe une qe i shijoj sikur ma do zemra❣️
Ja, kështu?
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back