Glaukoma njihet si një prej sëmundjeve kronike me pasoja të rënda për shikimin. Kjo sëmundje prek 15-20% të popullatës.
Cfare eshte Glaukoma ?
Glaukoma është një sëmundje kronike, e cila nuk mund të kurohet kurrë, por mund të mjekohet dhe të trajtohet gjatë gjithë jetës. Glaukoma konsiston në rritjen e presionit të syrit, e cila shoqërohet me ndryshime të nervit optik. Kjo sjell si pasojë një kufizim të fushës së pamjes deri në humbjen krejtësisht të shikimit. Jo të gjithë tipat e glaukomave arrijnë të të marrin shikimin, ndaj është gjithnjë shumë e rëndësishme që të kryhet një diagnostikim në kohë. Për sa i përket shpeshtësisë së kësaj sëmundjeje në Shqipëri, shifrat janë të njëjta si edhe në qytetet e tjera europiane, duke variuar nga 15 – 20% të popullatës.
Cilat janë shenjat e para të glaukomës dhe cilat janë grupmoshat më të prekura?
Problemi kryesor me glaukomën qëndron në faktin se shenjat e para kjo sëmundje i jep shumë vonë, në kohën kur ka filluar të agravohet. Ndaj pacienti gjithnjë e neglizhon vizitën, pasi nuk ka shqetësime. Edhe nëse pacienti nuk ka shenja të kësaj sëmundjeje, është e këshillueshme që pas moshës 40 vjeç të kryejë vizita rutinë për syrin, pasi është pikërisht grupmosha që godet më shpesh kjo sëmundje. Ndër simptomat e para që shfaq kjo patologji është shikimi më i zbehur, ngjyrat për pacientin janë më të paqarta dhe sheh shpesh pika që shkëlqejnë (në formën e xixave apo yjeve) në fushën e tij pamore. Ndaj, nëse ju keni shfaqje të këtyre simptomave, duhet detyrimisht të drejtoheni për një vizitë tek okulisti.