@STONE_HEAD
Je inspirimi im për të hapur këtë temë dhe ta filloj me ty. Po, me TY.
Fjalët shpesh nuk e shprehin atë që ndjejmë, por mbase të thurrura në vargje, arrijnë qëllimin. Më quaj egoiste po deshe, por kisha nevojë të shkruaj diçka dhe këto vargje të miat sikur u krijuan për ty.
Të uroj të mira dhe vetëm të mira, ngado që frymon ?
Vallëzim nën shkëlqim dritash
Më thuaj!
Ke pa vallëzimin e një fëmije mbi kalin e drunjtë?
Apo, pe diellin duke u shuar plot madhështi?
Ndoqe fluturimin tekanjoz, dredhor, të një fluture?
Apo, dëgjove pika e shiut si godasin me dashuri tokën?
Jo?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.
Të ikin ditët shpejt?
Pyet dikë si je e nuk e dëgjon përgjegjen?
Në mbarim të ditës shtrihesh në shtrat? Të ngecin sytë hapur nga mijëra e mijëra detyra për nesër, që të rrotullohen në kokë?
Po?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.
Le ndonjë punë për nesër? I the dikuj ka kohë, pa mundësi për të parë se sa dhemb?
Humbe vallë gjurmët e miqve të mirë nga mungesa e kohës për t’i përshëndetur?
Po?
Ndaj, vallëzo me hapa të lehtë nën këtë shkëlqim dritash. Muzika mbaron.
Ky largim nga vetja mikja ime, ta humb atë pak gëzim që aq shumë e do.
Nxitimi dhe shqetësimet e ditës, janë një dhuratë e flakur tej – pa e hapur fare.
Mos e kthe jetën në një duel.
Shijo shkëlqimin e dritave dhe dëgjo muzikën, para se të mbarojë kënga e vallëzimi.
p.s. le të shërbejë kjo temë për dedikimet tona ndaj një x personi apo forumisti/eje.