Të fortët nuk janë aq të pranishëm.
Ata janë të pakëndshëm. Sepse nuk manipulohen.
Të fortët dinë ta ndiejnë veten e tyre, ata i dinë të drejtat e tyre dhe nuk janë të gatshëm të heqin dorë prej tyre.
Ata dinë të jenë të lumtur, pavarësisht nga gjithçka e kundërt.
Ata kanë rrënjë të fuqishme që nuk mund të nxirren.
Nuk është e lehtë t'u shkatërrosh parimet, dinjitetin, vetëbesimin e tyre.
Ata janë në gjendje të përballojnë çdo të vërtetë, goditjet e fatit, torturat e tradhtisë dhe stuhitë e emocioneve të tyre. Ata nuk kanë frikë nga dhimbja: ata tashmë kanë kaluar ferrin e tyre personal dhe dinë të shndërrojnë plagët në mençuri, ata dinë të shijojnë jetën, duke mbajtur bukurinë dhe butësinë në zemrat e tyre.
Ata nuk enden nëpër rrugët e të tjerëve, nuk tregtojnë lumturi,
ata nuk lypin dashuri.
Nqs ata do t'a kishin këtë ndjenjë, nuk do ta pranonin atë si një dhuratë dhe kurrë nuk do t'i tradhtonin ata që duan.
Të fortët evoluojnë, ato thellohen si rrënjet e pemëve nën dhe për të rritur majat e degëve në lartësi.
Secili prej tyre mbart një kryq(vuajtje) personal,
pa e lënë të bjerë mbi shpatullat e të tjerëve.
Kur ata bëjnë një gabim, ata ngrihen dhe marrin një mësim në vend që të akuzojë dikë tjetër.
Të fortët dinë të largohen edhe përgjithmonë. Por mos ja provoni rezistencën: se ju do të përkuleni para tyre..
Për ty
?