- Regjistruar më
- Shtator 11, 2021
- Mesazhe
- 9,276
- Pëlqime
- 4,419
Në sytë e tu
Në sytë e tu gjeta paqen që s’e kërkova,
ajo më gjeti mua krejt rastësisht
Si dritë që hyn pa trokitur nga një dritare harruar hapurmë ndezi zemrën pa më pyetur
Fjalët e tua nuk ishin vetëm fjalë,ishin prekje, frymë, çlirim
E çdo herë që qeshje
bota më dukej më e lehtë, më e mundur
Nuk më duhej më shumë
vetëm pak kohë me ty, një përqafim pa orar
dhe një të vërtetë që nuk dinte të fshihej:
unë të dua, jo me zhurmë, por me rrënjë