Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Dashuria ka 5 faza, por shumica ngecin tek e treta

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,906

Dashuria ka 5 faza, por shumica ngecin tek e treta​


lovers-and-heart-vector-12601466.jpg
Dashuria ka 5 faza, por shumica ngecin tek e treta

“Ajo/ajo nuk ishte për mua”, duket se është fraza që përdoret më shpesh nga dikush që është ndarë nga i dashuri/e dashura. Ndoshta edhe ne ia kemi thënë vetes këtë të paktën një herë në jetë, edhe pse shumë njerëz përreth mund të mendonin se ishim çifti i përkryer. Shpesh ndihemi të çoroditur se si një dashuri e vërtetë shndërrohet në asgjë. Jed Diamond, një psikolog, i njohur ka arritur në një konkluzion pas 40 vitesh kërkimesh klinike, se shumica e njerëzve në fakt arrijnë ta gjejnë dashurinë e vërtetë në jetën e tyre. Por, problemi është se nuk ia dalin dot t’i kalojnë të pesta fazat e dashurisë, dhe përgjithësisht arrijnë vetëm tek e treta. Ja cilat janë ato.

1. Të biesh në dashuri

Të biesh në dashuri është faza kur e sheh veten tek jeton mes një reje hormonesh të lumtura. ثshtë koha kur i projekton të gjitha dëshirat dhe shpresat tek partneri. Ai/ajo bëhet me shpejtësi njeriu ideal; nuk ka asnjë lloj defekti në sytë e tu. Ti besoj se ai/ajo do të jetë në gjendje gjithmonë të plotësojë çdo dëshirë, dhe ti beson çdo fjalë që ai thotë. Besimi në dashurinë e vërtetë të bën që të mos dëgjosh asnjë zë skeptik në këtë moment.

2. Të bëhesh çift

Në këtë fazë dashuria bëhet më e fortë. Filloni ta njihni njëri-tjetrin më mirë dhe prezenca juaj nis të ketë efekt në të gjitha aspektet e jetës së partnerit. Kjo është koha e bashkimit dhe lumturisë. Në një pikë të caktuar, pas muajsh apo vitesh bashkëjetesë, kjo fazë mund të shoqërohet me ardhjen në jetë të një fëmijë, që vetëm sa e forcon më tepër lidhjen mes jush. Ndiheni të mbrojtur dhe të dëshiruar. Dhe, beson se përfundimisht ke gjetur njeriun që bën për ty – se lidhja jote është vendosur nga fati.

3. Zhgënjimi

Kjo është periudha kur shpresat tuaja nisin të thërrmohen. Momenti kur të duket sikur ndjenjat e tua mund të zhduken për të mos u kthyer më. Partneri të duket i paparashikueshëm dhe sjellja e tij të mërzit në mënyra të ndryshme. Nis të ndiesh se do të shkëputesh prej tij ose i thua vetes se nuk është njeriu i duhur për ty. Të duket se nuk ka asnjë arsye të torturosh veten dhe partnerin në një marrëdhënie që nuk ka të ardhme.

4. Të krijosh një dashuri të vërtetë e të qëndrueshme

Nëse i mbyll sytë dhe përpiqesh të kalosh të gjitha pengesat në lidhjen tënde, mund të mbërrish në këtë fazë. Mendja jote tashmë është e lirë nga iluzionet të cilat i kishe projektuar tek partneri yt në fazat pararendëse. Personi që qëndron përballë teje nuk është ai me të cilin imagjinoje të ishe, por është një person real. Ti i pranon, dhe ç’është më e rëndësishmja, i kupton të metat e tij. Tani është momenti të shërohesh dhe të kalosh në fazën tjetër.

5. Të përdorësh fuqinë e dy njerëzve për të ndryshuar botën

Tani që e ke kuptuar se ke mësuar të kapërcesh mosmarrëveshjet dhe duke gjetur një lidhje të thellë, të fortë e të qëndrueshme, do të arrish në një përfundim edhe më çliruese: se të dy ju keni fuqinë për të ndryshuar diçka në këtë botë. Nuk do të jetoni së bashku vetëm për hir të njeri-tjetrit, por do të bëni një jetë në çift për hir të një kauze më të madhe. Mund të jetë që punoni bashkë, shkruani bashkë, krijoni diçka bashkë – mund të jetë gjithçka. Por vetëm kur filloni të funksiononi si një e vetme, pasi keni kaluar të gjitha fazat e mëparshme mund të thoni 100 për qind të sigurt: po, ky njeri është për mua.


Bota.al
 
Të krijosh një dashuri të vërtetë e të qëndrueshme

Nëse i mbyll sytë dhe përpiqesh të kalosh të gjitha pengesat në lidhjen tënde, mund të mbërrish në këtë fazë. Mendja jote tashmë është e lirë nga iluzionet të cilat i kishe projektuar tek partneri yt në fazat pararendëse. Personi që qëndron përballë teje nuk është ai me të cilin imagjinoje të ishe, por është një person real. Ti i pranon, dhe ç’është më e rëndësishmja, i kupton të metat e tij. Tani është momenti të shërohesh dhe të kalosh në fazën tjetër.
 
Ti o @Hera i bën shumë pyetje vetës në dashuri, e humb rrugën në prag të shtëpisë ?
Lëre lirshëm vetën se të udhëheq vetë ajo ??⚡?
 
  • Përqafime
Reactions: ...

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back