Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Copëza shkrimesh, në gjuhë të ndryshme

TinkerBell

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gush 22, 2017
Mesazhe
856
Needless to say, I had been alone on other occasions during the year. Needless to say, my girlfriend was only two hours away by plane. Needless to say, after a busy day, what could be better than a stroll through the narrow streets and lanes of the old city, without having to talk to anyone, simply enjoying the beauty around me.
And yet the feeling that surfaced was one of oppressive, distressing loneliness - not having someone with whom I could share the city, the walk, the things I'd like to say.
...there is nothing worse than the feeling that no one cares whether we exist or not, that no one is interested in what we have to say about life, and that the world can continue turning without our awkward presence..!

~ The Zahir - Paulo Coelho
 
Anyway, I keep picturing all these little kids playing some game in this big field of rye and all. Thousands of little kids, and nobody's around - nobody big. I mean -except me.
And I'm standing on the edge of some crazy cliff. What I have to do, I have to catch everybody if they start to go over the cliff - I mean if they're running and they don't look where where they're going I have to come out from somewhere and catch them.
That's all I'd do all day. I'd just be the catcher in the rye and all. I know it's crazy, but that's the only thing I'd really like to be. I know it's crazy...

~ The Chatcher In The Rye - J. D. Salinger
 
Die Welt besteht nicht nur aus Sonnenschein und Regenbogen. Sie ist oft ein gemeiner und hässlicher Ort. Und es ist mir egal wie stark du bist. Sie wird dich in die Knie zwingen und dich zermalmen, wenn du es zulässt. du und ich, und auch sonst keiner, kann so hart zuschlagen wie das Leben. Aber der Punkt ist nicht der, wie hart einer zuschlagen kann, es zählt bloß, wieviele Schläge er einstecken kann und ob er trotzdem weiter macht. Wieviel man einstecken kann und trotzdem weiter macht. Nur so gewinnt man!

Let me tell you something you already know. The world ain't all sunshine and rainbows. It's a very mean and nasty place, and I don't care how tough you are, it will beat you to your knees and keep you there permanently if you let it. You, me, or nobody is gonna hit as hard as life. But it ain't about how hard you hit. It's about how hard you can get hit and keep moving forward; how much you can take and keep moving forward. That's how winning is done!

Bota nuk është vetëm dritë dielli dhe ylber. Është një vend i keq dhe i shëmtuar. Asaj nuk i intereson sa të fortë jeni. Do të ju detyrojë të gjunjëzoheni dhe do ju shtypi nëse e lejoni atë. Ju dhe unë, dhe askush tjetër, nuk mund të godasi aq rëndë sa jeta. Por pika nuk është se sa rëndë mund të godasi ajo,por sa grushta mund të mbani ju edhe nëse shkoni në pafundsi. Kjo është mënyra e vetme për të fituar! Edhe sa veshtirë të jet, të vazhdoni të ecni përpara vetem keshtu fitohet!

Citim nga filmi Rocky Balboa
 
Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall’,
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
Çdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç’dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet’ e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot’ i gjithësisë,
Në dorëz’ e ke mirësinë
Njerëzis’ epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret’ e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç’ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet’ e ditë
Le të prehet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth’ i math e i vërtetë,
E vërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç’të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vetë!
 
"Was ist die Antwort auf 99% aller Fragen? Geld!"
Filmzitat aus Vanilla Sky

"Cila është përgjigjja në 99% të të gjitha pyetjeve? Paratë!" Citim i filmit Vanilla Sky
 
Unë nuk dua të përkulem më , dua revolucion. Do t'i vihem e do përziej këtë botë. Do shkoj çdo gjë për mrekulli. Dhe unë nuk do kaloj më netët duke shikuar këtë tavan. Sa herë më ka bërë shoqëri , sa ëndrra kam ngjitur aty.
Qëndrojnë atje , të varura , duke pritur që dikush t'i mbledhë. Dhe unë nuk e di se kur është koha e maturimit të tyre.
Ullinjtë mblidhen në Nëntor , rrushi në Shtator. Po ëndërrat e mija ? Nuk e di..
Ndoshta kam mbjellur keq , ndoshta nuk ka patur mjaftueshëm diell , por kam kohë që pres dhe nuk rritet gjë.
Pema e ëndërrave nuk dëshiron të bëjë fruta.
~ Giulia Carcasi
 
Direkt mbas dy muajsh duhen. Pas muajit të tretë vendosin emrat që do kenë fëmijët , thërrasin njëri tjetrin jeta ime , duan të shkruajnë emrat e njëri tjetrit në trup.
Unë e kam thënë gjithmonë që nuk jam e këtyre kohrave. Unë pas dy muajsh jam akoma duke pyetur " Cila është ngjyra jote e preferuar " ?

~ Deborah Simeone
Edhe unë Deborah , edhe unë :p
 
We go to medical school because we want to learn how to fix what's broken. But we quickly learn we often have to make things worse before we can make them better.
It's risky and it's frightening for some surgeons and for patients. But usually , it's worth it. You get a second chance at life and we get to be the architects of your second chance. It's win win , when it works.

~ Grey's Anatomy
 
Meriggiare pallido e assorto
presso un rovente muro d’orto,
ascoltare tra i pruni e gli sterpi
schiocchi di merli, frusci di serpi.

Nelle crepe del suolo o su la veccia
spiar le file di rosse formiche
ch’ora si rompono ed ora s’intrecciano
a sommo di minuscole biche.

Osservare tra frondi il palpitare
lontano di scaglie di mare
mentre si levano tremuli scricchi
di cicale dai calvi picchi.

E andando nel sole che abbaglia
sentire con triste meraviglia
com’e’ tutta la vita e il suo travaglio
in questo seguitare una muraglia
che ha in cima cocci aguzzi di bottiglia.
 
Martesa mund të pres , shkollimi jo.
Ti je një vajzë shumë , shumë e zgjuar. Kështu është me të vërtetë.
Ti mund të bëhesh çfarë të duash Laila. Kaq gjë di për ty.
Dhe di gjithashtu se , kur kjo luftë të marrë fund , Afganistani do të ketë nevojë si për gratë , ashtu edhe për burrat , për gratë ndoshta më shumë. Sepse një shoqëri nuk ka shance për sukses , nëse gratë e saj janë të pashkolluara. Nuk ka asnjë shans !

~ Khaled Hosseini - 1000 diej vezullues
 
Zhurma e madhe...

“Jam ulur në dhomën time, në shtabin e përgjithshëm të zhurmës së gjithë apartamentit. Dëgjoj të përplasen të gjitha dyert; falë zhurmës së tyre, të paktën nuk dëgjoj hapat e kujt vrapon përmidis. Më pas dëgjoj të mbyllet deriçka e sobës në kuzhinë.
Babai shpalos dyert e dhomës sime, me rrobdëshambrin veshur, që i krijon një si bisht prapa. Në sobën e dhomës fqinje dikush gërryen hirin.
Vali, duke bërtitur nga paradhoma, pyet nëse kapelja e babait është pastruar apo jo. Një fishkëllimë, që më duket shumë e njohur, i bashkëngjitet klithmës së një zëri që i përgjigjet. Doreza e derës së jashtme luan dhe bën zhurmë si një grykë këlbazore.
Dera hapet me këngën e një zëri gruaje dhe mbyllet më në fund me një goditje të fortë burrërore. Babai ka ikur dhe tani fillon zhurma më e thekshme dhe më pa shpresë, krijuar nga tingujt e dy kanarinave. Dikur kam menduar mbi këtë fakt, dhe sa herë dëgjoj kanarinat mendoj përsëri, nëse duhet të hap paksa derën, të zvarritem si një gjarpër në dhomën përballë, e kështu përtokë t’u kërkoj motrave të mia dhe mikeshës së tyre, pak qetësi...".

F. Kafka
 
“What the hell makes you smart?" I asked.
"I wouldn't go for coffee with you."
"Listen - I wouldn't ask you."
"That," she replied, "is what makes you stupid.”
Erich Segal, Love Story
 
Madame Butterfly,

"Ti nuk mund te Urresh...."

Ti nuk mund te me urresh kurr,sepse Engjejt nuk urrrejne,ato vetem mbrojne.Do ishte e kote te provosh te me urresh mua sepse urrejtja jote do te kthehet ne dashuri dhe dashuria jote ne mbrojtje per mua...
Ti nuk mund te me urresh sepse tashme un jam pjese e jetes tende,jam cope e zemres tende.Te me urresh mua do te thote te urresh vetveten.
Sa here qe ti vuan une vuaj bashke me ty,sa here qe merr fryme un marr fryme bashke me ty,sa here qe ti qesh un qesh bashke me ty.Sa here qe ti me urren un te adhuroj.
Te dhashe zemren time qe te jete me ty ne cdo hap te jetes tende.
Te solla prane engjejt e mi per te qendruar perjetesisht me ty ne ditet bukura e te veshtira.
E di qe nuk mund te me urresh edhe pse ke deshire edhe pse do te me harrosh nuk mundesh sepse un jam gjithmon me ty jashte dhe brenda teje.
Edhe pse nuk te kam prekur kurre e ndjej qe jam Brenda teje,ne nje vend te vogel ne fund te zemres tende.
Sa here qe ti me kujton mua ti vuan,ti do qe te flesh por nuk mundesh sepse imazhi im te mundon,do te me kesh prane dhe sa here ti e kerkon kete un jam aty me ty....
Une vuaj njesoj si ty vetem se nuk qaj,ne keto momente po degjoj te njejten kenge qe po degjon ti por vetem me nje ndryshim,ti tani po qan kurse un jo.Brenda ne lotet e tu jam une.Ti je nje pike loti dhe prandaj une nuk qaj sepse kam frike se mos te te humbas.Dhe keshtu mbaj gjithcka Brenda meje.Dhe kjo me ben te vuaj akoma me shum.Une linda per ty edhe pse kete e kuptova pas shum kohesh.
Linda per te te bere te lumtur,kurse ti per te me bere te vuaj.Jam e bindur qe ne keto momente po qan,po Brenda ketyre loteve jam une,ti me sheh ne enderr ndersa un s`do te enderroj kurre sepse endrra ime fillon kur flas me ty.
Te jesh e bindur per dicka::::
JE PJESA ME E BUKUR E JETES TIME,ndersa un personazhi negativ i librit tend...

Opera me tre akte nga Giacomo Puccini, dhe libret italisht nga Luigi Illica dhe Giuseppe Giacosa.
 
“...Më pëlqejnë njerëzit që lënë shenjë...Jo plagë! Janë ata njerëz që hyjnë në majë të gishtave në jetën tonë dhe kalojnë në heshtje. Atyre u flasin veprimet, jo zëri i lartë; gërthasin emocionet, e jo zemërimin...
Më pëlqejnë njerëzit që lënë shenjë, atje në atë vend, që quhet zemër. Ato kurrë s'do mund të shkojnë larg, sepse atë vend e kanë zënë me përkujdesjet e vogla çdo ditë...”.

S. Littleword
 
Ti nuk lexon!

Ti ha, pi, vishesh, mbathesh, zbavitesh. Por nuk je i qetë. Nuk ndjehesh i lumtur. Ke ankesa. Nuk të rreh mirë zemra. Nuk të mbushet mushkëria. Nuk e shijon dhe nuk e tret si duhet ushqimin. Mirë të bëhet. Do vuash derisa të vdesësh. Sepse ti nuk lexon.
Vendi yt ka vuajtur diktaturën më barbare të historisë së botës. Prej një çerek shekulli vendi yt nuk është diktaturë, është vend i lirë. Megjithatë ti që nuk lexon këtë dallim nuk e bën.
Ti pi kafe, sodit njerëzinë, habitesh dhe mërzitesh pse nuk janë të gjithë si ty, dhe kafja të duket zeherr. Zeherr e helm do të bëhet kafja sepse ti, ngaqë nuk lexon, nuk mund ta kuptosh madhështinë e laryshisë së karaktereve njerëzorë. Ndërsa pretendimi yt që edhe të tjerët të jenë si ty, domethënë që askush të mos lexojë, do ishte fundi i botës.
Ti del ndonjëherë në rrethinat e qytetit ku sheh shtëpi të reja, vila, oborre të bukura, jo rrallë edhe me basene të kaltra. Sa herë që kjo ndodh, ti nis e bërtet; “Janë bërë me pare droge”. Ore, të thotë ndonjëri, eja në vete, kanë punuar në kurbet duke ngritur llaç e beton në katin e shtatë e të tetë. Kanë bërë punën e vinçave dhe buldozerave. Nuk i kanë ndërtuar në 1 ditë por tullë pas tulle me një mijë mundime për vite të tëra. Shtëpitë e reja në Shqipëri janë me qindra mijëra. Kaq drogaxhinj nuk ka gjithë bota. E kotë. S’ka spjegim që të bind ty që nuk lexon, dhe duke mos lexuar, nuk kupton.
Je vërdallosur ca kohë “jashtë shtetit”. U thua miqve, italiani është kështu, gjermani ashtu, greku i tillë, turku i atillë, dhe të gjithëve u vë nga një nofkë. Përcaktimet që nuk guxon t’i bëjë asnjë dijetar dhe asnjë enciklopedi, guxon t’i japësh ti shtaza që nuk lexon.
Duke kaluar përmes bukurive të natyrës, pyjeve, grykave të maleve, rrjedhave të lumenjve, sheh aty-këtu ura të vjetra, mure të rrënuar kështjellash të lashta, fytyra banorësh lokalë. Ti nuk bën asnjë dallim mes pamjeve të tilla që i sheh të gjalla, dhe të njëjtave pamje në televizor. Ky tmerr nuk të ndodh për asnjë arësye tjetër veç asaj se ti nuk lexon.
Ti i jep ryshfet nëpunësit, mjekut, dhe pastaj i përgojon. Ti vepron kështu sepse ti nuk lexon.
Ti nuk mban ment përmendësh monologun e Hamletit, ndonjërën nga Introduktat e Nolit, Mall-in e Lasgushit, Letrën e Tatjanës Onieginit, por përsërit batuta të pështira soc-filmash të neveritshëm. Ti nuk lexon, prandaj.
Ti thua se diktatori bëri krime por bëri edhe disa gjëra të mira. Gjëja më e mirë që bëri diktatori, është gjëja më e keqe që ekziston, ti që nuk lexon.
Ti voton, dhe të nesërmen e votimit ankohesh ndaj atij që ja dhe votën. Kjo ndodh sepse ti nuk lexon.
Brendinë e librave ti e përfytyron si muhabet; Trokiti një natë dimri, hyri, u ul pranë vatrës, u ngroh mbi mangall, u krruajt, u inatos, bërtiti, përplasi derën, doli. Shumica e librave janë vërtet të tillë. Por ti nuk e di se aq pak libra të mirë sa ka, janë pakrahasimisht më të vlefshëm se këta me mangall, prush, krruajtje, nevrikosje, përplasje, sepse ti nuk lexon.
Ti nuk ke sukses me femrat. Dhe nis i shan e i mallkon kot së koti ato të shkretat. Femrat, kështjellat e tyre misterioze, nazet e tyre, icklat e tyre, mposhten me komplimenta. Ti komplimenta s’di të bësh, sepse ti nuk lexon.
Ti nxjerr në Fejsbuk foto me të ngrëna përpara. Është më turp se të dalësh lakuriq tek Sheshi Skënderbej. Edhe këtë ti e bën sepse nuk lexon.
Sheh ndonjëherë në televizor njerëz që recitojnë Poezi, flasin për libra. Habitesh, dhe thua me vete; Ç’u duhet këtyre fatkeqëve leximi ? Ndërkohë, fatkatrani dhe fatpjerdhuri je ti që nuk lexon.
Ti që nuk lexon je nxitësi më i madh i autorëve të këqinj, grafomanëve budallenj delirantë që presin të lëvdohen nga lexues inekzistentë si ty.
Ti që nuk lexon je dekurajuesi më i madh i atyre që dinë të shkruajnë por i ka gjetur belaja me ty që nuk lexon.
Ti që nuk lexon i bën të gjitha të zezat; Shet votën, vjedh, spiunon, thashethemnon, intrigon, nuk punon, bëhesh bandit, kriminel, i korruptuar, mafjoz.
Përvojat e njerzimit, Shkencat, Artet, të mirat, të këqiat, të ëmblat, të hidhurat, janë të gjitha nëpër libra, që ti nuk i lexon.
Ti që nuk lexon je lënda e parë e të gjitha të këqiave; politikës së keqe, qeverisjes së keqe, letërsisë së keqe, medias së keqe.
Ti që nuk lexon je katastrofa e vetes dhe fatkeqësia e të tjerëve.
Ti që nuk lexon, je një lëvere dhe një këllirë që nuk i duhesh as dreqit.
Boshllëkun e leximeve të munguara nuk e mbush dot materia e krejt Universit.
Rrofsh e qofsh e qafsh, ti që nuk e di çfarë janë; shiu i gërmave, flladet e paragrafeve, stuhitë e kapitujve, zjarri i vargjeve, inkandeshenca e Poezive, simfonitë e Poemave, tërmetet e novelave, cunamet e romaneve.

Edison Ypi
 
“...Shiu i New Yorkut është një shi mërgimi. I bollshëm, i trashë dhe i lidhur mirë; ai rrjedh papushim ndërmjet kubeve të larta të çimentit, mbi avenjutë befas të errësuara si funde pusesh. Të strehuar në një taksi, të ndalur në semafor dhe të lëshuar përpara në dritën jeshile, befas ndihemi si të kapur në kurth, prapa fshirëseve të xhamave, monotone dhe të shpejta, që fshijnë një ujë papushim të ripërtërirë. Sigurohemi se do të mund të ecnim kështu me orë të tëra, pa u çliruar kurrë nga këto burgje katrore, nga këto çisterna ku shllapuritemi, pa shpresën e një kodrine apo peme të vërtetë. Në brymën gri, qiejgërvishtësit e zbardhuar ngrihen si gurë varri gjiganteskë të një qyteti të vdekurish, dhe duken se luhaten disi në themele. Këto janë atëherë orët e braktisjes. Tetë milion njerëz, era e hekurit dhe çimentit, çmenduria e ndërtuesve, dhe megjithatë kulmi i vetmisë. ‘Edhe sikur të shtrëngoja pas vetes të gjitha qeniet e botës, prapë s’do të isha i mbrojtur ndaj asgjëje.’ Kjo është ngaqë New Yorku, mbase s’është asgjë pa qiellin e vet. I shtrirë në katër cepat e horizontit, lakuriq dhe i stërmadh, ky qiell i jep qytetit lavdinë e vet mëngjesore dhe madhështinë e mbrëmjeve, në orën kur një perëndim i përflakur bie mbi Avenjunë e Tetë, dhe mbi popullin e shumtë që ngasin makinat e tyre përpara fasadave të avenjusë, të ndriçuara mirë përpara rënies së natës. Ka gjithashtu disa muzgje mbi Riverside, kur shohim autostradën që çan qytetin, teposhtë përgjatë Hudsonit, përpara ujrave të përskuqur nga perëndimi; dhe vargu i pandërprerë i makinave me ecje të butë e të vajosur mirë lëshon befas një këngë ritmike që të kujton zhurmën e dallgëve.
Mendoj për ato mbrëmjet e tjera, të buta e të shpejta që ju sëmbojnë në zemër, që ngjyrosin në purpur lëndinat e gjera të Central Park pranë Harlemit. Tufa zezakësh të vegjël dërgojnë një top me shkop druri, mes thirrmash të gëzuara, ndërsa ca Amerikanë të moshuar, në këmishë me kuadrate, të zhytur mirë nëpër stola, lëpijnë me atë pak energji të mbetur ca akullore të mbështjella në karton të pasterizuar, e me ca ketrushë tek këmbët që gërmojnë dheun në kërkim ëmbëlsirash të panjohura. Në pemët e parkut, një xhaz zogjsh përshëndet shfaqjen e yllit të parë mbi Imperial State dhe ca krijesa këmbëgjata iu bien udhëve të barit në bordurat e ndërtesave të larta, duke i ofruar qiellit përgjatë një çasti të shkrehur fytyrën e tyre të shkëlqyer dhe një vështrim pa dashuri. Por me t’u zbehur ky qiell, apo me t’u shuar dita, dhe New Yorku bëhet sërish qyteti i madh, burg ditën, turrë drush natën. Turrë mrekullore në fakt, në mesnatë, me miliona dritare të ndezura mes copash të stërmëdha muresh të nxira që e mbajnë këtë mizëri dritash në gjysmë lartësi të qiellit, njëlloj sikur për çdo mbrëmje mbi Manhattan, në ishullin me tre lumenj, një zjarr i stërmadh të digjej duke ngritur mbi të gjitha horizontet skelete të stërmëdha në tym, të mbushura ende me vatra djegieje...”.

A. Kamy
 
Love is a smoke raised with the fume of sighs;
Being purged, a fire sparkling in lovers' eyes;
Being vexed, a sea nourished with loving tears.
What is it else? A madness most discreet,
A choking gall, and a preserving sweet.

*Here’s what love is: a smoke made out of lovers' sighs. When the smoke clears, love is a fire burning in your lover’s eyes. If you frustrate love, you get an ocean made out of lovers' tears. What else is love? It’s a wise form of madness. It’s a sweet lozenge that you choke on.*


W.SH
 
“...Detyra ime, që po përpiqem ta realizoj është që, përmes fuqisë së fjalës së shkruar, të të bëj të dëgjosh, të të bëj të ndiesh, e mbi të gjitha, të të bëj të shikosh...”.

J. Conrad
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.