@Blue_butterfly hajde pim i kafe, ulemi ta diskutojme iher kte punen e femres kryeministre, se qeka muhabet interesant
Nuk pihet kafe ! Uje edhe mjafton! Spo bejme muhabet shoqeror , jemi ne nje seminar ku jepen argumenta dhe fakte edhe jo kuturu!
I nderuar Topboy,
pike se pari dua tju falenderoj qe me dhate mundesine qe te ulemi e te diskutojme nje teme kaq sensitive per shoqerine tone.
Kuptoj mjaft mire qendrimin tuaj , por do ju lutesha te mos beheshit paragjykues perpara nje realiteti dhe fakti qe shoqeria jone Shqiptare eshte patriarkale dhe si te tille, e ka te veshtire qe ta pranoje lidershipin e nje femre!
Por fakt! Ju meshkujt cfare po beni? E keni ne dore pushtetin edhe lejoni qe shume gra te vriten sepse kemi mendesi te semure , lejoni dhunen ne familje, lejoni rryfshetin / favore seksuale ne kembim te nje pozicioni?
Ku e dini ju sesi jemi ne , nese se kemi patur kete mundesi?
Pse jemi te brishta, jemi po aq te forta sepse kemi shume pika qe ju si keni:
1. Politika me te mira ne lejen e maternitetit dhe kujdesit te femijeve,
2. Do kishte me pak korrupsion, kjo eshte vertetuar nga nje studim i bere ne vitin 2019 ne lidershipin e femrave ne bote,
3. Jemi natyre me empatike, kjo lejon qe te kemi ligje me te pranueshme per cdo vend.
4. Arrijme me kollaj ne marreveshje sepse jemi natyre bashkepunuese dhe komunikuese!
5. Do rrisnim ekonomine e vendit.
6. Sipas OKB, pjesemarrja e grave ne lidership rrit qendrueshmerine dhe cilesine e paqes.
7. Gratë gjithashtu kanë më pak gjasa të bien pre e 'oportunizmit politik' apo manipulimit të përdorur nga politikanët për të qëndruar në pushtet.
8. Ne bejme qe te gjithe te jemi te perfshire ne shoqeri, e gjitheve u jepet mundesia
9. Gratë udhëheqëse janë të njohura për të prioritizuar shëndetin dhe arsimin, duke ndihmuar në formimin e një shoqërie më të shëndetshme dhe më sensibël
Te keshilloj ti hedhesh nje sy , edhe njehere te vetme mendo jashte kesaj dritareje qe neve na karakterizon.
Pres opnionin/argumentin tuaj.
Pershendetje,
Blue