Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Cila ishte kompania më e pasur në histori?

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,896

Cila ishte kompania më e pasur në histori?​


6B323BB0-685D-4EE9-BCE3-97D58899AF46.jpeg

Shekulli XVII-të ishte Epoka e Artë e kolonializmit evropian. Disa nga kompanitë më të mëdha në historinë botërore u krijuan pikërisht në këtë periudhë kohore, e cila u solli atyre nivele të atilla të ardhurash, që i kalonin shumë herë të ardhurat e super-kompanive aktuale.

Nivelet e jashtëzakonshme të të ardhurave, do t’i lejonin disa prej këtyre të nisnin të vetë-administroheshin, shpesh duke vepruar jashtë autoritetit të vendit që i krijoi ato. Shumënjerëz kanë dëgjuar me siguri për kompaninë e famshme britanike të Indisë Lindore, e cila do të arrinte nivele të paimagjinueshme të pasurisë, dhe do të sillte një epokë të artë në Mbretërinë e Bashkuar.

Por ato nivele të ardhurash, nuk krahasohen me vlerën e paparë monetare që arriti Kompania e Indisë Lindore e Holandës. Vereenigde Oostindische Compagnie në holandisht, ishte një mega–korporatë e krijuar nga qeveria holandeze, e cila anuloi konkurrencën e lirë dhe krijoi një monopol.

Pas bashkimi në një mega-kompani VOC do të bëhej kompania e parë në botë e listuar publikisht në bursë, dhe që do e lejonte publikun të blinte aksione në ekspeditat që vazhdoi. Shumë historianë të ekonomisë i referohen kësaj ngjarje si fillimi i globalizimit siç e njohim ne sot, teksa shumë kompani sot përdorin modelin VOC kur menaxhojnë strukturën e tyre, duke shënuar edhe origjinën e kompanive në pronësi publike.

VOC vazhdoi të bëjë tregti në mbarë botën, duke u fokusuar kryesisht tek Inditë Lindore Holandeze dhe zotërimet e tjera holandeze në Lindjen e Largët. Portet e Batavias dhe Kejp Taunit, u përdorën si pikat kryesore për operacionet e tyre kur zhvendosnin mallrat nga Inditë Lindore në Evropë.

Në kulmin e tij, VOC do të arrinte një vlerë prej 7.8 trilion dollarësh, që e rregulluar ne nivelin e inflacionit, është gati 8 herë më shumë sesa vlera aktuale e kompanisë së mirë-njohur amerikane Apple. Duke e diversifikuar vazhdimisht aktivitetin e vet, VOC vazhdoi të ndërtonte një monopol ndërkombëtar, ku shumë kompani të tjera u mbështetën tekshërbimet e saj për ndërtimin e anijeve, transportit apo projekteve arkitekturore.

Me një fuqi të atillë, holandezët ishin në gjendje të ndikonin shumë politikisht dhe ekonomikisht mbi botën, duke iu dhënë atyre shumë pushtet në skenën ndërkombëtare.
Kjo ishte diçka shumë e rëndësishme për një vend të përmasave të saj.

Mallrat që nuk mund të gjendeshin në Evropë, apo që mund të ishin më të lira në një pjesë tjetër të botës, do të transportoheshin në sasi të mëdha drejt Evropës, duke arkëtuar fitime tëjashtëzakonshme, dhe duke çuar në rritjen e vlerës së ekonomisë holandeze. Portet holandeze u bënë porta evropiane për produktet ekzotike nga Lindja e Largët.

Kjo fuqi do të ishte shumë e dobishme pasi Vendet e Ulëta ndodheshin në një gjendje konflikti me shumicën e fqinjëve të tyre, që po përpiqeshin të fitonin pavarësinë. VOC i dha mundësinë holandezëve të kishin mbështetjen e duhur ekonomike për të luftuar dhe për tafituar një luftë të tillë. / History of Yesterday – Bota.al
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back