Tani qe kthehem pas ne vite dhe kujtoj ngjarje te veshtira, mund te them se trishtimin me te madh e kam patur kur humba per here te pare nje nga njerezit e familjes.
Fatkeqesisht zgjedhjet qe kam bere ne jete kane kerkuar nje sakrific qe sot duket normale, por qe per vitet 2000-2005, per nje 18 vjecar te zakonshem ishte paksa e veshtire. Sakrificen e te jetuarit larg shtepise e familjes.
Keshtu kur fati me dha mundesine ti shtrengoja doren, ti rrija prane, e ta percillja duke i treguar ate qe isha bere, kuptova se asnje sakrific sublime nuk qendron mbi familjen.
E keni parasysh ndjesine e te pasurit nje idhull, busull, shpatull çeliku ?
Une isha per ate njeri dicka e tille!
Duke qene rreth 20 e kusur vite larg familjes, ate dite njerezit me shikonin si nje te panjohur, vetem kishin degjuar rreth meje. Ndihesha i huaj ne shtepine time... ishte dita me e trisht por njekohesisht edhe me e lumtur, sepse prezenca ime fizike, i vertetoi atij njeriu ate qe enderronte e besonte per idhullin e tij. Ishte nga ato vdekjet e qeta, me buzqeshje lumturie e me besimin e verber se asgje sdo te ndodhte, sepse une isha atje...
Pas 12 vjetesh, e mes shume historish e ngjarjesh gjat 23 viteve sot vazhdoj te mendoj se ngjarja me e trishte ka qene humbja e atij njeriu.
Çudi, cdo dite qe kthehem pas ne kohe e ndaloj pikerisht ne ate date, kthehet per mua ne nje dite te trishtuar.
Prandaj ti vleresojme njerezit sa i kemi ne jete, te jemi sa me prane njeri tjetrit, sa me shume te jet e mundur.
Ska fatkeqesi me te madhe per nje familje, shoqeri e atdhe sesa ti degdisen njerezit si tespije te keputura rrugeve te botes.