- Regjistruar më
- Dhjetor 9, 2024
- Mesazhe
- 1,063
- Pëlqime
- 476
Prania e tij më bën të ndihem e bekuar dhe vërtet e lumtur që jemi bashkë
Me ty bota është tjetërsuar, prania jote është dallimi i dritës me errësirën, ti ke të mbrujtur lumturinë dhe unë jam si një enë që mbushem nga ty. Më drejton me mirësjelljen dhe fjalët e tua të ëmbla janë si mijëra buzëqeshje, kurse maturia jote shndrit përtej kohës me anë të përvojës dhe kujtimeve të tua të cilat do të doja ti njihja të gjitha një nga një e kështu të kundroja të gjitha këndet e panjohura të shpirtit tënd.
Pres me vetëpërmbajtje çdo gjë të re që më zbulon dhe i mahnitur në heshtje të falenderoj për ekzistencën tënde, e cila merr kontroll tek unë me një disfatë therëse, më pushton fare të papërgatitur e pa mundur të bëj më të voglën qëndresë, aq sa kam turp nga vetja.
Ti zë vend aq natyrshëm dhe sytë e tu me vështrimin e kthjellët më bëjnë të humb veten.