Përvojat e para në forumet shqiptare i kam nga vitet 2006-2007...fatkeqësisht atëbotë frekuentoja forumet e disa myslimanëve radikal... Nga vitet 2009-2010 i kam braktisur të gjithë forumet, për shkak të fokusit 100% në studime.
Ndërkaq në forumet u riktheheva vitin e kaluar, si shkasë kisha një studim që po e bëja në lidhje me ushtrimin e prostitucionit online... Edhe pse hyra për shkurt, force of habits, pra fuqia e vesit, është ajo që më riktheu dhe tani hyj herë pas here të shoh ç'po bëhet dhe jam i bindur që së paku për dikë si unë është humbje e kohës kot... Sidoqoftë jemi ku jemi dhe sikur gjithkund tjetër edhe në forumet ka gjëra të mira, ato që janë në mes dhe gjëra negative.
Prej të mirave mund të jetë shkëmbimin i përvojave, trajtimi i temave tabu, hapje e mendjes duke parë edhe mendimin e tjetrit, i cili/e cila mund të jetë tërësisht në një botë tjetër shikuar nga këndvështrimi i mendësisë apo ideve, etj.
Ato në mes janë flirtet konstante mes anëtarëve të forumeve shqiptare, ose maksimalizimi i përpjekjeve për të qenë në qendër të vëmendjes shpesh duke ekspozuar gjërat që s'duhet ekspozuar.
Dhe prej gjërave negative është keqpërdorimi i pushtetit fiktiv nga ana e të privilegjuarve teknikisht, gjë që tregon për një mendësi alla malësore e cila s'do të duhej të demonstrohej së paku nga ata që kanë arritur të kenë çasje në teknologjinë bashkëkohore... Këso gjërash...