Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Çfarë është dashuria?

Shkrirje me deshire,per te ujitur dhe puthur trupin e ati /asaj qe deshiron,dashuron.
Keto fjale me kujtojne nje kompliment te cuditshem ku me thosh.
S'di si ta them,por me vjen te te shtrengoj aq sa te fus ne bark. :)
 
Koncept me te qarte se ky nuk kam.

:p :p :p

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
Jaahhahahahahahahahaahah lot opo qe e ka gjet fiks ky ?????????.ja mbeshtes cdo germe qe nxorri ky omelsin
 
Keto fjale me kujtojne nje kompliment te cuditshem ku me thosh.
S'di si ta them,por me vjen te te shtrengoj aq sa te fus ne bark. :)

Do ngjante me embelsisht,te te kishte thene - te te mbaj ngjit me veten perjetsisht.
Te te fus ne bark,vjen "kanibalist".
 
Liria qe te lidh.
Ne te njejten kohe te ben te ndihesh e lire por dhe te lidh me ate qe do.
 
Pak...shume...me pasion...cmendurisht???!!!
Cili nga ne nuk e mban mend heqjen e fleteve te nje luleje per te kerkuar dhe luftuar kunder dyshimit te tmerrshem per dashurine ose personin qe dashurojme...!
Cili nga ne nuk e mban mend puthjen e tij te pare ne moshen 14,16,18 vjec?
Si eshte e mundur qe vetem nje mendim per dike qe do mund te na pelqente,na bente te lumturoheshim dhe enderronim me ore te tera___pavaresisht se nuk kishim fare muhabet me te?
Ne ishim ne dashuri me dashurine!!
Dalja jone e pare,puthja jone e pare,betimi yne i pare,ledhatimi yne i pare,projekti yne i pare i enderruar nga te dy....sa i bukur,sa i mrekullueshem....asgje nuk ekzistonte pa tjetrin,e ardhmja jone ishte e pamundur pa te....dashuria jone ishte origjinale dhe e perjetshme....Ne transformonim boten,kishim femijet me te bukur dhe jetonim te lumtur....asgje nuk mund te na ndalonte....asgje ne kete enderr....pervec????
Zhgenjimit te pare te dashurise...Sa lot dhe dhimbje!
Si arriti te na e bente nje gje te tille?
Asnjehere nuk mund ta imagjinonim personin te tille!Cfare boshlleku krijon dhimbja e dashurise!Cfare dhimbje shpirti,barku,dhe stomaku na provokoka dhimbja e dashurise!Cfare depresioni!Dhe atehere kur zhytemi thelle,vjen dicka....Nje dashuri tjeter!
Te gjitheve na kujtohen me nostalgji dashurite e para te adoleshences dhe te gjithe marrim pervojen ne nje dashuri te mbushur me kenaqesi,vuajtje,lumturi,zhgenjime.
Deri ne momentin ku "guri i cmuar","dashuria e vertete",arriti...atehere hidhemi perpjete nga gezimi...betohemi te duhemi perjete,ne te mire e ne te keq.
Per fat te keq,sipâs statistikave,vetem 2 cifte ne 10,vertetojne mbarimin e bukur te romaneve dhe filmave te dashurise___"martese,femije dhe lumturi pa fund dhe te perjetshme"!
Ne njohim shume cifte qe jane dashur qe ne adoleshence,qe kane studiuar bashke,martuar dhe bere me femije,dhe qe duket se do rrine bashke deri ne ditet e fundit te jetes se tyre.
Po ne njohim akoma me teper cifte qe ...oh!..surprize!...U ndane!
Sipas shifrave dhe statistikave te Organizates Boterore te Shendetit,5 martese ne 10 perfundojne ne ndarje.Dhe tre ciftet qe rrine bashke deri ne fund,nuk flasin shpesh me njeri tjetrin,tradhetohen,ose perfundojne jeten duke u zene....!
Kush eshte sekreti i atyre qe jane bashke dhe ecin drejt te njejtes rruge per vite te tera?
A ka ndonje formule magjike ose mrekulli per ne te tjeret qe nuk na shkon jeta kaq mire?
Cfare ben,qe ca nuk kane probleme ne dashuri dhe jetojne jete te lumtur,kurse ca te tjere vuajne,kane deshire te vdesin mbas nje depresioni ose humbjeje dashurie?
Ca njerez jane te lumtur,"me" ose "pa" partenere stabel,te tjere i ngjiten te parit ose te pares qe ju del perpara,ose te parit ose te pares qe thote me zemer "jo"!
Eshte shkruar shume per dashurine....Me qindra libra tregojne deri ne cfare pike dashuria eshte konsumuar ashti si dikush qe konsumon nje droge te forte,dhe qe ashtu si droga,kur mesohen me te dhe nuk e kane me,arrijne te shfaqin shenjat e dobesise,mungeses fizike dhe psikologjike.
Por cfare eshte dashuria?
Ne themi qe eshte nje "emocion"!
Nje emocion eshte nje levizje,nje ankth,nje reaksion afektiv shume i shtuar.
Dmth dashuria eshte nje levizje,afrim ndaj njeri_tjetrit.A mundemi dot ne jeten tone te respektuar te bejme qe ky reaksion te zgjasi dhe te duroje te gjitha pengesat midis dy personave?
Per mendimin tim ekzistojne tre kushte te rendesishme ne dashuri...
__Admiracioni
__Endrra
__Deshira seksuale.
Te tre keta kompozues duhet te jene te kanalizuar drejt te njejtit person.Dhe ne nje menyre te qendrueshme dhe reciproke...ska rendesi rradha e tyre,deshira mund te lindi nga admiracioni ose anasjelltas.
Smund te duam dike nqs e admirojme ose qe ndjehemi te admiruar nga ky person!
Admirimi eshte nje ndjenje lumturie dhe gezimi para dickaje qe na duket e bukur.
Ne dashuri ka rrespekt.Nga momenti qe fillojme te "gabojme ne dashuri",ne fusim ne nje lloj "hipoteke" dashurine.
Nuk mund te jemi gjithmone dakort per disa mendime,per edukimin e famijeve,menyra sesi secili e prish lekun,por ama duhet te jemi gjithmone dakort ne faktin qe personi qe duam eshte njeri i vecante qe meriton respekt dhe admiracion.
Mos harrojme gjithashtu qe edhe dy te dashuruar jane gjithmone "2 armiq intime"...Por..qe i detyrohen respektit.
Ulja e admiracionit per ate qe duam eshte paralele me uljen e dashurise ndaj tij ose ndaj saj.Prandaj eshte e rendesishme ti pergjigjemi njeri tjetrit dhe te respektohemi duke patur admiracion dhe dashuri.Dy persona qe duhen ndajne te njejtat projekte,endrra,jane dy ortake qe komplotojne bashke per te ardhmen...
Te duhesh do te thote te enderrosh vete i dyte gjera te mundura!
Njekohesisht dashuria eshte e bazuar ne terheqjen fizike..
Ku ka gje me te bukur se te besh dashuri me ate qe do?
Te duash dike do te thote ta prekesh,te ngjitesh me te,te perkedhelesh,te fluturosh,...Kemi deshirat tona te perbashketa qe duhen konservuar duke mbajtur nje fare "largesie"...."ti nuk je une,une nuk jam ti"!
Distanca eshte e rendesishme ne deshire dhe ben te mundur qe afrimi te transformohet ne kenaqesi.
A eshte e vertete qe nje veshtiresi seksuale ose nje humbje deshire do te thote humbje dashurie?......Jo gjithmone!
Eshte e vertete qe zemra ka arsye dhe arsyeja nuk njeh....por arsyeja mund ti mesoje zemres qe te marri drejtimin e duhur drejt emocionit.Dashuria e perjetshme eshte vetem pasion dhe arsye,ne koke dhe ne trup...
Te jetosh vete i dyte nuk eshte nje sjellje instiktive...Ne duhet te mesojme te jetojme ne kete menyre,ashtu sic mesuam te flasim,shkruajme,lexojme,si kemi mesuar ti japim bicikletes,vetures,profesionin...
PO ku jane profesoret???????

Dashuria per mua eshte kjo.....
___Dhurim lulesh pa arsye.
___Ta duash tjetrin me te metat qe ka dhe ti pranosh ato.
___Te besh dicka per te qe tregon diferencen midis te mires dhe shume te mires.
___Te futesh hundet ne jastek dhe te ndjesh eren e tjetres kur ajo iken.
___Te pranosh largesine e perkohshme.
___Te mos tradhetosh.
___Te qeshesh gjithmone bashke.
___Te shikohemi ne sy ashtu si ne diten e pare.
___Te ndash gjithcka.......

Po per ju cfare eshte dashuria?
 
“... - Të dua.
Më donte përnjëmend. Më donte aq sa pesë javë më vonë më tha se duhej të martoheshim. Kur m’i tha ato fjalë, ishim në makinë dhe po ktheheshim pasi kishim parë një ndeshje futbolli. E shikova.
- Pse kështu?
Më shikoi edhe ajo. Nuk ishte aspak e trembur: ishte shumë e sigurt në vetvete. M’u përgjigj me zë gazmor:
- Është gjithmonë po ajo arsye. Ç’arsye mund të kenë një vajzë dhe një djalë të martohen?
Zëri im tingëlloi hidhur: e kuptova se kisha rënë në kurth.
- Nganjëherë e bëjnë se kanë nevojë të martohen.
- E po mirë atëherë, unë dua të martohem, - tha dhe m’u afrua më shumë.
E shtyva.
- E pra, unë jo.
Atëherë nisi të qante.
- Më pate thënë se më doje.
Nuk e pashë në fytyrë.
- Burrat thonë një tufë gjërash hera-herë...”.
 
Dhe femrat dori dje femrat :( e kam personale nji histori te tille @Dorina
E ti kte gje ecdi mire.. .....
Kam mare frike besom......
 
Nuk kam njohur dashurin.
Kam njohur meshkuj te eksituar,meshkuj qe kan dashur vetem sex.
Nuk mund te flas per dashurin kur se kam provuar.
E nuk mendoj se do ta provoj ndonjeher.
 
Si bie në dashuri?
Në fakt nuk duhet ta kërkosh atë, është e kotë. Ai prezantohet si një shok, do t'i flasësh, do t'i buzëqeshësh, do të kaloni orë së bashku dhe do të kuptosh se të mungon, do ta takosh menjëherë... me një dëshirë për ta përqafuar, ndërkohë që zemra jote rreh fortë. Kështu dashurohesh! Pa një "sepse", e përqafon dhe ai bëhet streha jote, të mjafton më tepër se shumë "sepse", është më e vlefshme se shumë momente. Një përqafim mjafton për të filluar një histori, është parimi i dashurisë.
 
Si bie në dashuri?
Në fakt nuk duhet ta kërkosh atë, është e kotë. Ai prezantohet si një shok, do t'i flasësh, do t'i buzëqeshësh, do të kaloni orë së bashku dhe do të kuptosh se të mungon, do ta takosh menjëherë... me një dëshirë për ta përqafuar, ndërkohë që zemra jote rreh fortë. Kështu dashurohesh! Pa një "sepse", e përqafon dhe ai bëhet streha jote, të mjafton më tepër se shumë "sepse", është më e vlefshme se shumë momente. Një përqafim mjafton për të filluar një histori, është parimi i dashurisë.
E rendesishmja t'i ndjene te dyja palet keto..ndryshe dashurite e njeanshme jane te pavlera.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back