Ditën e sotme presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është takuar me kryeministrin e Spanjës Pedro Sanchez dhe presidentin e federatës Luis Rubiales.
Për momentin sipas asaj që raporton AS dy janë hipotezat që i janë paraqitur presidentit të FIFA-s, Infantino. Hipoteza e parë është ajo për ta organizuar Botërorin e vetme ndërsa hipoteza e dytë është ajo e një kandidature të përbashkët me Portugalinë dhe Marokun.
Megjithatë federata spanjolle e futbollit po shtyn më shumë drejt kandidaturës së vetme të Spanjës, duke patur parasysh edhe rotacionin e kontinentëve që po bën FIFA për zhvillimin e Botërorëve.
Dy të radhës do të zhvillohen në Azi dhe Amerikën e Veriut, pikërisht në 2022 në Katar dhe në 2026 në SHBA-Meksikë dhe Kanada.
The post Botërori i vitit 2030, Spanja vendos kandidaturën appeared first on Lajmi i Fundit - Lajme.