- Regjistruar më
- Gusht 8, 2020
- Mesazhe
- 58,362
- Pëlqime
- 34,342
Numri i personave të vrarë në sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg është rritur nga dy në pesë, sipas mediave gjermane.
Numri i të plagosurve është rritur nga 68 në më shumë se 200. Prej tyre, 41 janë lënduar rëndë, një rritje prej 26 personash nga shifrat e mbrëmshme.
Ngjarja ndodhi pasi një makinë u përplas me një turmë në një treg Krishtlindjesh në qytetin gjerman të Magdeburgut të premten.
Një i rritur dhe një foshnjë vdiqën në sulm dhe shoferi i dyshuar është arrestuar, tha kryeministri i shtetit Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff, në një deklaratë televizive, shkruan A2 CNN.
Zona përreth makinës ishte e rrethuar më parë për shkak të dyshimit se një pajisje shpërthyese mund të ishte brenda saj, por policia më vonë nuk gjeti një pajisje të tillë. Shoferi i dyshuar është një mjek 50-vjecar nga Arabia Saudite, i cili punon në Saksoni-Anhalt dhe ka jetuar në Gjermani që nga viti 2006.
Kancelari gjerman Olaf Scholz, shkroi në rrjetet sociale se mendimet e tij ishin me familjet e viktimave të sulmit. “Ne jemi në krah të tyre dhe në krah të njerëzve të Magdeburgut. Falënderimet e mia shkojnë për punonjësit e përkushtuar të shpëtimit në këto orë ankthi”, tha ai.
Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite e dënoi sulmin, shkruan A2 CNN.
“Mbretëria pohon pozicionin e saj në refuzimin e dhunës dhe shpreh ngushëllimet e saj dhe ngushëllimet e sinqerta për familjet e të ndjerit dhe për Republikën Federale të Gjermanisë, qeverinë dhe popullin, me dëshirat e saj për një shërim të shpejtë për të plagosurit”, thuhet në një deklaratë.
Po ashtu ka reaguar edhe Presidenti Macron i cili eshte shprehur në ‘X’ se “Franca ndan dhimbjen e popullit gjerman dhe shpreh solidaritetin e saj të plotë”, shtoi ai.
Shtëpia e Bardhë po monitoronte nga afër situatën dhe ofruan mbështetje. Udhëheqësit evropianë gjithashtu dërguan ngushëllimet e tyre.
(A2 Televizion)