- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,444
- Pëlqime
- 39,702
Jo të gjithë sulmuesit mund të gjykohen drejt vetëm nga rikthimi tek goli, por Karim Benzema veçanërisht është duke kaluar nëpër një periudhë të vështirë, pasi nuk ka shënuar në Ligë të Kampionëve që prej fazës me eleminim direkt të vitit të kaluar.
Napoli ishte skuadra e fundit evropiane ndaj të cilës sulmuesi francez shënoi në fillim të këtij viti në fitoren 3-1 të Real Madridit ndaj Napolit në “Santiago Bernabeu” në kuadër të ndeshjes së parë të fazës së nokautit, shkruan Albeu.com.
Që nga nata e 15 shkurtit, nëntë muaj, apo 279 ditë kanë kaluar dhe Benzemaende s’e ka gjetur golin.
Ky sezon ka qenë padyshim ndër me të vështirët për Benzeman, pasi ka luajtur vetëm dy nga katër ndeshjet e fazës grupore pasi ka munguar në dy ndeshjet e para ndaj APOEL dhe Borussia Dortmund për shkak të lëndimit.