Pikerisht sapo doja ta thoja, nje firme te jep sigurin per te ber femij apo ku ta di un.
Eshte thjesht nje vincolo qe do te haj shpirtin deri sa te ndahesh.il
Martesen e konsideron si te sigurte?
Nenshkrimi te mban te lidhur gjithmone dhe te ben te ndergjegjshem ?
Më falni për ndërhyrjen por me disa nuk jam dakort. Ju thoni që bashkëjeto më mirë sepse nuk ke detyrime sa në martesë dhe mund të ndahesh nëse lidhja nuk funksionon.
Nuk shikoj që dini të bëni dallim "Bashkëjetesë" dhe "martesë" (pa ju ofenduar se vetëm diskutim po bëjmë).
Po bëj një list të shkurtër ndryshimesh mes tyre:
Në martesë:
- kur të dy marrin seriozisht lidhjen dhe pranojnë njëri tjetrin në të mirë dhe në të keqe.
- bëjnë fëmijë dhe marrin përgjegjësitë bashk.
- i ndajnë gjërat bashkë, nuk ka ashtu jo kam bërë unë më shumë, jo ti ke bërë më pak. Pra ça i mungon njërin, ka tjetra. Duke mbushur boshllëkun me nj tj. Pra kanë detyrime për njëri tjetrin.
Në bashkëjetesë:
- kur të dy duan të kalojnë bukur me nj tj për një afat të shkurtër.
- nuk bëjnë fëmijë sepse s'janë të sigurt për jetën e tyre, pra janë të pavendosur.
- secili ka pasurinë e vet, por që nuk kanë asnjë detyrim për njëri tjetrin.
Dua të shtoj diçka se e di që do bëjmë diskutime më tej por kuptoni që martesa është për ata çift që e duan njërin tjetrin dhe serioz e jo për ata të pavendosur që martohen herët pa pik lidhje, pa qenë të sigurt për të ardhmen e tyre (puna, të ardhurat për të mbajtur familjen)
Ka shuum e shuum gjëra për te folur por unë thjesht njê shembull dhashë sepse vura re që disa thonë "po sikur partneri ndryshon gjat marteses? Do rri si me zor ne martes?" Kjo është puna juaj. Kjo varet nga ata se sa serioz apo të gatshëm ishin para se te martoheshin? Pastaj varet se gjatë rrjedhjes së jetës ndryshojnë për keq për shkak të situatës financiare apo sociale. Por smund të themi që martesa ishte zgjedhje e gabuar sepse perfunduam keshtu. Nuk ka asnje lidhje, problemi qendron tek ata te cilet nuk kishin asnje vullnet për të zgjidhur problemet e jetës dhe fajesojne njerin tjetrin.
Unë jam për martesë ?