- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 42,444
- Pëlqime
- 39,702
Ndonëse gabimet janë njerëzore, tre gabime njëkohësisht në të njëjtin moment duket pak si e pabesueshme.
Reali i Madridit sërish është në finale, sërish kalon një tjetër rival me polemika. Pavarësisht se vet ekipi gjerman nuk është shprehur për arbitrimin kjo nuk do të thotë se ai ishte perfekt. Ndryshe nga penllatia e Kroosit me PSG ku gjithsecili kishte një mendim të vetin, me apo pa tifozllëk, ndryshe nga penalltia e Vazquesit, që sërish njerëzit i ndanin mendimet me peferencat e tyre, penalltia e Marcelos nuk ka nevoj as për tifozllëk.
Arbiti para portës e pati ballore, anësori gjithashtu ndërsa turku Cakir, sigurisht që e ka vërenjtur se ai top nuk kishte si të bllokohej e të përplasej në tokë përveçse një kontakti me dorë ose me kokë. Koka shikohej më qartë nga arbitri dhe kur nuk është koka atëherë është me patjetër dora që e devijon. Gjithçka cilësohet si një pakujdesi e arbitrave dhe Reali padyshim që nuk mund të akuzohet për manipulime të vendimeve pasi është një akuzë e madhe që kërkon prova të mëdha.
Por futbolli është edhe më i bukur pa të tilla incidente. Gjithmonë ka kontetime, por jo për të tilla aksione. Topi i Kimichit mund të kihte përfunduar në zonë, Lewa ose Muller mund ta shënonin, Varane ose Ramos mund ta largonin, por ç’rëndësi ka kjo kur aksioni ndërpritet duke mos i dhënë rëndësinë e vet. Realit urime për kualifikimin në finale, por ky Champions do ta ketë peng në shpirt që nuk po shkon në këtë familje gjermane, me këtë shpirt me këtë grind që quhet Bayern Munich. Reali mund të ketë fituar kualifikimin, por Bayern mbrëmë fitoi respektin e mbarë botës. /albeu.com/