Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Arsyet pse turistët zhgënjehen nga Parisi

...

Kontributor
Regjistruar më
Tetor 30, 2020
Mesazhe
48,384
Pëlqime
34,898

Arsyet pse turistët zhgënjehen nga Parisi​

paris-850x598.jpg



Parisi më shumë se një vend. Në imagjinatën e shumicës prej nesh është një ndjesi. Përshkrimet e autorëve të mëdhenj në veprat e tyre, muzeumet e pasura në art dhe histori dhe sigurisht kulla Eiffel të bëjnë të kursesh deri në qindarkën e fundit për ta vizituar atë sa më parë.
Siç ndodh rëndom, realiteti është ndryshe. Shumë nga turistët, kthehen të zhgënjyer pasi e vizitojnë. Përveç faktit që pritshmëria e tyre s’ngjan me çfarë është aktualisht, arsye të tjera ndikojnë në shijen e hidhur që merr me vete nga ky udhëtim.
Madje, ekziston dhe një term që specifikon këtë lloj zhgënjimi që quhet:“Sindroma e Parisit”.

1. Kulla Eiffel!
Para se të ndodhemi atje, të gjithë ëndërrojnë të shohin atraksionin më të rëndësishëm të qytetit. Përballesh me zhgënjimin e parë që kur sheh turmën e madhe që pret në radhë për të vizituar kullën. Zhgënjimi numër 2 është vjen kur rojet e sigurimit të kontrrollojnë a thua se je sërish në aeroport. Bëhuni gati të kaloni disa orë të mira në pritje.
Këshillë: Më mirë të shijoni thjesht pamjen me kullën në sfond.

2. Turma të mëdha në hyrje të Louvre-it.
Sigurisht një tjetër vend shumë i famshëm është Louvre-i. Shumë nga turistët që nuk i kanë rezervuar më parë biletat, kalojnë me orë të tëra (ose një ditë të plotë) duke pritur në radhë.

3. Gratë franceze janë ndryshe nga çfarë shohim në filma
Në filmat francezë vajzat dallojnë për stilin e thjeshtë, por sharmant dhe të mistershëm. Ato kanë gjithnjë veshjen perfekte (të shoqëruar me një beret) , janë të pavarura dhe duken një mrekulli. Gratë franceze janë frymëzim stili, por kur t’i shihni nëpër rrugët e Parisit mund të konfuzoheni paksa.
Vajzat aty, nuk janë të fiksuara me pamjen siç mendonim. Veshin rroba të thjeshtë, nuk kanë thonj të kuruar dhe nuk bëjnë make up. Kjo ndryshon pas të 50-ve, kur vendosin të merren me veten deri në detajin më të vogël.

4. Ka shumë pak vende ku flitet anglisht.
Francezët e flasin shumë mirë anglishten, por ~për arsye të paditura~ zgjedhin të mos e flasin. Nëpër restorante menu-të janë vetëm në frengjisht, kështu që do t’ju duhet ta imagjinoni ushqimin.

5. Ushqimet në restorant vijnë në sasi shumë të vogla dhe faturat….
Mos prisni të ndiheni të ngopur kur shkoni në një restorant francez. Porcionet janë të vogla dhe shumë të shtrenjta. Kjo sepse për francezët, në fund të ditës vlen shija!

6. Ëndrrat për foto me sheshe dhe rrugë bosh do t’ju thyhen!
E dimë që keni bërë gati një galeri me pozat që do të shkrepni, por mos prisni të dalin siç keni menduar. Sheshet kryesore janë të mbipopulluara me turistë kështu që sfondi, s’do të jetë kurrë vetëm për ju. Bëjeni si bloger-et, zgjohuni sapo të agojë për të bërë një set të mirë!

7. Qyteti është i mbushur me plehra
Shumë turistë ankohen duke thënë se Parisi është i pistë. Edhe rrugët kryesore janë të mbushura me plehra dhe askush nuk merr mundimin për t’i hequr. Gjithsesi, nëse jeni vetëm 3 ditë, mos i kushtoni shumë rëndësi, ose shëtisni në mëngjes herët.

8. Ndihesh i pasigurtë
Parisi ka edhe anën e tij të errët. Qyteti është i mbushur me emigrantë nga vende të ndryshme. Shumë prej tyre shqetësojnë turistët, duke u përpjekur të shesin gjëra që nul i duhen dhe në rast se ata i refuzojnë, nervozohen, shkruan anabel. Në fakt, kjo nuk është pjesa më e keqe. Ka disa rrugë, siç janë North (Gare du Nord) dhe stacioni East (Gare de L’Est) në të cilat s’duhet të kaloni kurrë.

Përveç të tjerave, shumë prej atyre që e kanë vizituar Parisin, tregojnë njëzëri se nuk është qyteti më mikpritës në botë. Njerëzit nuk janë shumë të dashur me turistët, por gjithsesi edhe nëse përputhet me pritshmërinë tuaj, Parisi do të vijojë të mbetet nga ato vende që duhen parë patjetër një herë në jete.
 
Mua me ka pelqyer , qytet i vecante.
 
  • Përqafime
Reactions: ...
Qyteti e ka arkitekturën të bukur, por vetëm kjo nuk mjafton. Një qytet shikohet nga shumë gjëra...
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back