
Cristiano Ronaldo ka bërë disa deklarata ‘bombë’ pas përfundimit të finales së Ligës së Kampionëve, ku ka lënë të kuptohet se po largohet nga Real Madridi.
Sipas gazetarit të “Sky Sports”, Kaveh Solhekol, arsyeja e gjithë kësaj është se Ronaldo është i pakënaqur me pagën dhe jo jetën në Madrid dhe klub.
“Cristiano nuk është i palumtur në Real Madrid. Ai është i palumtur me pagën që merr në Real Madridi – 350 mijë sterlina [400 mijë euro] në javë”.
“Neymar i merr 600 mijë sterlina [685 mijë euro] në javë, ndërsa Messi 750 mijë sterlina [850 mijë euro] në javë”, ka shkruar Solhekol në profilin e tij në Twitter.