- Regjistruar më
- Dhjetor 13, 2004
- Mesazhe
- 43,251
- Pëlqime
- 40,170

Vetëm pas 10 minutave lojë, Atletico mbeti me një lojtar më pak, pasi Vrsaljko është ndëshkuar me dy kartonë të verdhë dhe la fushën e lojës që në minutën. Në 45 minutat e para të ndeshjes, Arsenali dominoi totalisht kundërshtarin, por pa mundur të shënojë ndaj Atletico Madrid.
Me të nisur pjesa e dytë, anglezët gjetën golin e avantazhit me Lacazette. Dominimi i anglezëve vazhdoi, por në tentativë për të shënuar golin e dytë dhe të sigurisë, spanjollët përfitojnë dhe me anë të një kundërsulmi gjejnë një gol tejet të rëndësishëm me francezin Griezmann.
Ishte minuta e 82 kur sulmuesi i Atletico shfrytëzoi mjaft mirë një top të gjatë në drejtim të tij dhe mbposhti i vetëm mbrojtjen dhe portierin e Arsenal.
Tashmë çështja e kualifikimit për në finale pritet të vendoset në Spanjë në ndeshjen e kthimit, por Ateltico duket e favorizuar me golin e shënuar në fushë kundërshtare.