Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ardjana Dragoi

Hera

Έτερος εγώ
STAFF
Adm Nt2
Regjistruar më
Tet 30, 2020
Mesazhe
48,118

Ardjana Dragoi​

images (5).jpeg

“Sa do doja”​

Sa do doja që gjithçka të ishte ndryshe
Edhe kohën ta ktheja si më parë,
Mos vazhdoja të jetoja me mëdyshje
Kush nga Ne ish shkaku që u ndamë?!

Sa do doja të ndaloja mijëra ëndërra.
Mijëra lotë që mbi jastëk befas ranë,
Mijëra netë, ku vetmisë më vuan zemra,
Jetë t’iu jepja mijëra fjalëve që s’i thamë!
Por ketij realiteti Ti nuk je,
Më mungon në ç’do aspekt të tij,
E ngatërruar nëpër qindra pse
Që përgjigje mund t’iu jepje vetëm Ti!
 
NE

Ne ishim grindur, disa herë
Mëri na ndodhte të mbanim gjatë
Vendimet krejt i merrnin prerë
Të dy rrebelë ishim në fakt!

Të dy i ngjanim një stuhie
Unë erë e fortë , ti cunam
Mes dy përplasjesh krenarie
Ato fituan , ne u ndamë!
 
POETI LIND QË TË JETOJË

Asnjëherë nuk dua të dëgjoj
Kur vdes diku ndonjë poet
Atij , që fjala i gjëmoj
Atij , që shpreh një realitet.

Asnjëherë nuk dua ta pranoj
Që më në studio s’do ketë dritë
Kur shpirti i tij të fluturojë
Do qajnë dhe librat atë ditë.

Kur ta mësoni , mos ma thoni
Unë gjithsesi s’do ta pranoj
Iu them dhe ju : mos e besoni
Poeti lind që të jetojë!
 
KJO ËSHTË E VËRTETA

Mbaj ca vite mbi shpinë dhe μια ψυχή να trazuar
Bëj ζωή είναι εύκολη, με όνειρο φορτηγό
E desha αυτή η ζωή και kur s'më dha gjë
Ia desha κάθε δρόμο , ku qava nën zë!

Jam ξανά εγώ , nuk mund ta besoj
Dhashë pak apo shumë , δεν αλλά δεν αλλάζειj
Lëkura m'u regj , teka komja veç gurë
Në rrugët e jetës , pa κάνει λάθος!

Méso dhe beso που t'ia dalësh self
Dëshira mos zgjo kur nuk iu jep jetë
Në sa rrugë ka, ti s'mund të kesh fat
Kjo është jeta e vërteta που ne e mbajmë largë!
 
KËTË MËNGJES TË NDJEVA PRANË

Këtë mëngjes e përqafova
Me një shikim mbi tavolinë
Teksa e putha e lëshova
Në vend të vet fotografinë.

Këtë mëngjes të ndjeva pranë
Sikur atëherë , ishe në jetë
Ndonëse ky shpirt , nga brenda qan
Sa herë të flas edhe ti hesht.

Ta fshiva ballit , lotin tim
Që krejt pa dashje ra mbi xham
E lash në vend fotografinë
Këtë mëngjes , të ndjeva pranë.
 
BAGAZH I JETËS

Bagazh i jetës, i ngarkuar
Valixhja më nuk m’i nxë hallet
Një jetë me të kam udhëtuar
Ky shpirt e di , se si po mbahet!

Një dorë më dhemb, tjetra gjymtuar
Këmbët nuk dijnë ku të më çojnë
Mbeta stacioneve duke vrapuar
E përsëri , mbërrij shumë vonë!

Në rrugë takova dhe udhëtarë
Por si valixhja ime nuk kish
E detyruar e tërheq zvarrë
Këpucët fati po m’i gris!

Do hyp diku , në ndonjë tren
Të heq ca halle prej asaj
Kaq shumë të rëndë, të mos e kem
 
JEMI VDEKATARË

Jemi vdekatarë , por s’na bëhet vonë
Kush e kush më parë, të arrijë fronë
Përgjatë udhës sonë, nuk shohim ku shkelim
Nuk na bëhet vonë, as për dinjitetin!

Të shohim sa shtypim, qoftë vetëm një herë
Nuk mund ta përtypim, në fyt do na ngelë
Diku do ta vjellim, diku do pështymë
Do kujtojmë të verbërin, si ia nxorrëm synë!

Në lëkurën tënde , nuk dhemb plagë e huaj
Atë që ti shëmbe, tjetër do ta vuaj
Jemi vdekatarë , por mbi ne , një Zot
Për të gjithë një radhë , ndaj mëndjen në kokë!
 
KU ISHIM..KU JEMI

Kanë vuajtur më parë, ish prej varfërisë
Bukën patën ndarë në mes vllazërisë
Helm edhe gëzim , së bashku i pritën
Hallit të njëri- tjetrit, në sofër iu gjindën.

Po sot , çka po ndodh: ku ishim, ku jemi
Me mirësi plot , por të lumtur s’jemi
Jemi për të qarë dhe me shtatpalë lot
Hallin për të ndarë , ke vetëm një Zot.

Ti nis të qash torbën , të tregojnë thesin
Dikush tund veç kokën, pas krahëve të qeshin
Djalli ka arritur të prekë çdo shpirt
Ç’fytyra pe sot , nesër mos i prit.

Asgjë si më parë nuk është më tani
Kjo botë është shpëlarë, gjer në çmënduri
Me njerëz të ftohtë, distanca të tëra
Nuk dinë ç’është radha , nuk dinë ç’është sëra.

Ikonat e gjyshërve më vijnë ndër mënd
Me fjalët e tyre , ar edhe argjënd
Kur shoh këtë botë , me pasuri plot
Nga jashtë gjithë nur, brenda mos o Zot!

Nuk dimë çka po ndodh , as ku do qëndrojë
Realiteti sot është katran me bojë
Të gjithë në një hall , ndodhemi dhe jemi
Jetojmë në luks por bëjmë jetë qeni!
 
images.jpeg
 
images (1).jpeg
 
images (3).jpeg
 
images (4).jpeg
 
images (2).jpeg
 

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.