Ndeshja miqësore mes Anglisë dhe Zvicrës do të transmetohet në 25 sekonda në bardhë e zi, për të parën herë pas gjysmë shekulli.
Sky Sport ka marrë këtë vendim në nder të 25-vjetorit të “Kick It Out”, organizatë e cila ka luftuar racizmin dhe diskriminimin që nga viti 1993.
Kjo pamje do të vijë vetëm në 25 sekonda, teksa lojtarët e të dyja skuadrave do të dalin nga tuneli i stadiumit King Power, të Leicester, më 11 shtator.
Lojtarët gjithashtu do të veshin gjatë nxehjes fanella të stampuara në nder të kësaj organizate.
Kjo miqësore e Anglisë ndaj Zvicrës vjen pas disfatës që “Tre Luanët” patën me rezultatin 2-1 ndaj Spanjës në shtëpi, në kuadër të Ligës së Kombeve.
The post Angli – Zvicër do të transmetohet 25 sekonda bardhë e zi appeared first on Lajmi i Fundit.