Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Ajo më theu zemrën

daniel00

Anetar i ri
ANETAR ✓
Regjistruar më
Dhjetor 9, 2024
Mesazhe
2,849
Pëlqime
950
Duke bërë xhiro një natë në Bllok, rreth orës tre, shoh një vajzë, e cila më ra shumë në sy. Kishte një trup fantastik alla Kim Kardashian në versionin 180 dhe me një fytyre alla Megan Fox. I qepem mbrapa. Vajza hipën në një taksi dhe zbret në 21-sh. Dukej pak e frikësuar, kur unë zbres nga makina dhe i kërkoj numrin, por ma dha dhe më tha ta merrja të nesërmen. Diten tjetër e ftova për kafe dhe që atë ditë, për atë periudhë krijova një lidhje të fortë me të. Në fillim e pranoj, ishte pamja e jashtme që më tërhoqi, por pastaj tipi i saj më bëri të bija në dashuri me të. Mund të them me plot bindje se e dua. Për gati një vit i kam plotësuar të gjitha dëshirat e saj, deri tek më ekstremet, madje i kam falur dhe disa flirtime. Ndoshta mund të jem malësor, por kam një karakter tjetër.

Dashuria për të më bëri budalla. I besoja çdo fjale dhe çdo gjë që ajo donte, ishte urdhër për mua. Me fjalë edhe ajo shprehej se më donte, por sjellja e saj ishte totalisht ndryshe. Pas pesë vite lidhjeje, më saktë para tre muajsh, i propozoj për fejesë. Kisha organizuar gjithçka shumë bukur, isha shumë i emocionuar dhe kur i nxjerr unazen e fejeses, siç ndodh ndonjëherë rëndom nëpër filma, ajo më thotë që nuk e di.

Nuk dija çfarë të mendoja. Më tha t’i lija pak kohë dhe unë i lashë. Atë natë, për herë të parë në jetën time, kam qarë për një femër. Nuk dija çfarë të mendoja. Pas një jave, ajo më merr në telefon. Isha çmendur nga mungesa e saj. Më kërkoi të takohemi. Me një shikim të akullt, më tha që unë nuk isha i duhuri për të dhe që nuk më kishte ndjerë kurrë. Më tha që dhe lidhjen donte ta mbyllte aty. Kaq më tha dhe shkoi.

Kam ngelur pa i thënë asnjë fjalë, nuk dija ç’të mendoja. Kam tentuar të flas perseri, por ajo nuk më përgjigjet, duke më thënë më lër të qetë.
Gjatë këtyre dy muajve e gjysmë, kam filluar alkoolin dhe forumin, por asnjë femer nuk ma heq nga mendja. Nuk di çfarë të mendoj. Shumë femra do donin një djalë si unë, ndërsa ajo hodhi poshtë gjithçka. Vetëm diçka nuk kuptoj: pse ndejti kaq vite me mua, kur nuk ndiente asgjë. A e di dikush përgjigjen?
 
Dashuria për të më bëri budalla. I besoja çdo fjale dhe çdo gjë që ajo donte, ishte urdhër për mua. Me fjalë edhe ajo shprehej se më donte, por sjellja e saj ishte totalisht ndryshe.

E ke brenda kësaj përgjigjen
 
Pres edhe shpjegimin e @Kresha se ai është ekspert i problemeve të mia të zemrës.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back