Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

Afrika, perberja e saj

Komorosi ndodhet në kontinentin Afrikanë , një grup ishujsh në veri të Kanalit Mozambiku, diku dy të tretat e largësisë në mes të veriut të Madakaskës dhe veriut të Mozambikut. Sipas OKB-së këta ishuj hynë në rajonin e Afrikës lindore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën jugore. Sipërfaqja e përgjithshme e Ishujve Komoros është 2,170 km2 (Sa dy të dhetat e Kosovës) dhe shtrihen rreth koordinatave gjeografike 12 00 ‘‘‘J’’’, 44 15 ‘‘‘L’’’. Ishujt Komoros kanë një vijë bregdetare 340 km të gjatë. Klima në ishujt Komoros është klimë tropiku detare me sezonin e reshjeve të shiut nga muaji nëntor gjerë në maj. Relievi i ishujve Komoros është vullkanorë që larg nga brendia e thellë e ishujve zbutet pakë në male më të ulëta dhe rrafshnalta. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanit Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,360 metrave në pikën Le Kartala (ang.: Le Kartala ). Si pasurit natyrore të ishujve Komoros, sipas CIA-Factboock nuk ka, ndonjë burim nuk përmendet . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 35.87 % e sipërfaqes së vendit.
 
Lesoto ndodhet në Afrikën jugore një enklavë në Afrikën e Jugut. Sipërfaqja e përgjithshme e Lesotosë është 30,355 km2 (gati tri herë ma e madhe se Kosova ) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 29 30 J, 28 30 L. Lesoto është një "enklavë" gjeo-politike dhe vija kufitare me Afrikën e Jugut është 909 km i gjatë. Klima në Lesoto është e larmishme, në dimër e freskët gjerë në të ftoftë dhe e thatë ndërsa në verë e bujshme me reshje shiu. Relievi i Lesotosë është kryesisht terren me rrafshnalta e lugina por nuk mungojnë edhe malet e bjeshkët. Pika më e ultë e relievit 1,400m është në pikë-prerjen e lumenjve Portokalli dhe Makalengu (ang.:"Orange" dhe "Makhaleng") dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,482 metrave në Tabana Nëtlënjana (ang.: Thabana Ntlenyana ). Si pasurit natyrore të Lesotos sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Uji (për vaditje), Agrikultura dhe livadhet, disa Diamante dhe minerale tjera. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 10.87 % e sipërfaqes së vendit.
 
Liberia ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në pjesën veriore të oqeanit Atlantik, në mes të Bregut Fildishtë dhe Siera Leonës. Sipërfaqja e përgjithshme e Liberisë është 111,370 km2 (4 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia) prej së cilës 15,050 km2 janë ujë. Liberia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 6 30 V, 9 30 P. Liberia ka një vijë bregdetare 579 km të gjatë dhe vijë kufitare 1,585 km që e ndanë atë nga : Guineja 563 km, Bregu i Fildishtë 716 km dhe Siera Leone 306 km Klima në Liberi është ekuatoriale e nxehtë dhe e lagësht, e thatë në dimër me ditë të nxehta e net të freskëta deri të ftohta, ndërsa verës janë të dukshme reshjet e shpeshta të shiut. Relievi i Liberisë në pjesën më të madhe është terren i rrafshët me ngritje valore dhe në verilindje ka rrafshnalta që në mënyrë valore formojnë disa male të ulëta. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,380 metrave në malin "Vuteve" (ang.:Mount Wuteve), në pjesen veriore të vendit. Si pasurit natyrore të Liberisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Hekuri (Fe), Pyjet (druri), Diamante, Ari (Au) dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.95% e sipërfaqes së vendit.
 
Libia ndodhet në Afrikën veriore me dalje në detin Mesdhe dhe gjendet në me të Egjiptit e Tunizisë Sipërfaqja e përgjithshme e Libisë është 1,759,540 km2 ( 125 herë ma e madhe se Malcia ), dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 25 00 V, 17 00 L. Libia ka një bregdet të gjatë 1,770km dhe vijë kufitare tokësore 4,348 km dhe e ndanë atë nga : Algjeria 982 km, Çadi 1,055 km, Egjipti 1,115 km, Nigeri 354 km, Sudani 383 km, Tunizia 459 km Klima e Libisë është klimë mesdheu përgjatë bregdetit dhe shumë e nxehtë në pjesën shkretinore. Relievi i Libisë është io djerrët përbëhet nga fushat e gjëra shkretinore të cilat ngritën dhe ulen në forma valore. Pika më e ultë e relievit është -47 m në vendin e quajtur Sabkhat Guzauil (ang.:Sabkhat Ghuzayyil) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,267 metrave në endin e quajtur "Biku Biti" (ang.:Bikku Bitti), në jug, në kufi me Çadin. Si pasurit natyrore të Libisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Gazi natyrorë dhe Gipsi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 1.03% e sipërfaqes së vendit.
 
Madagaska ndodhet në Afrikën lindore, një ishull në oqeanin Indian, në lindje të Mozambikut. Sipërfaqja e përgjithshme e Madagaskës është 587,040 km2 (20 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) prej së cilës 5,500 km2 janë ujë. Madagaska shtrihet rreth koordinatave gjeografike 20 00 J, 47 00 L. Madagaska ka një vijë bregdetare 4,828 km të gjatë dhe shtrihet si vendi i vetëm në tërë ishullin. Klima në Madagaskë përgjatë bregdetit është tropikale ndërsa në brendi normalizohet e në jug është e thatë. Relievi i Madagaskës në pjesën qendrore është malorë zbresin në rrafshnalta deri në bregdet. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,876 metrave në Maromokotro, ë pjesn më verioe të vendit. Si pasurit natyrore të Madagaskës, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Grafiti, Rërë Kromi (Cr) , Qymyri, Boksiti, Kripa, Kuarci, Rërë "tar",, Gaca të zjarrta, Peshkimi dhe Prurja e ujit . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 5.07 % e sipërfaqes së vendit.
 
Malevia ndodhet në kontinentin Afrikanë, në lindje të Zambias. Sipas OKB-së ky vend hynë në rajonin e Afrikës lindore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën jugore. Sipërfaqja e përgjithshme e Malevisë është 118,480 km2 (8 herë e diçka ma e madhe se Malcia) prej së cilës 24,400 km2 janë ujë. Malevia shtrihet rreth koordinatave gjeografike 13 30 J, 34 00 . Malevia nuk një vijë bregdetare por ka dalje në liqenin Njaza ndërsa vija kufitare është 2,881 km e gjatë dhe e ndanë atë nga : Mozambiku 1,569 km, Tanzania 475 km dhe Zambia 837 km Klima në Malevi është sub-tropikale. Sezoni i reshjeve fillon në nëntor dhe zgjatë gjerë në maj ku edhe fillon thatësia gjerë në fillimin e reshjeve në maj. Relievi i Malevisë përbëhet nga rrafshnalta të ngushta e të përzgjatura që krijon bregore dhe male të rrumbullakëta dhe disa bjeshkë. Pika më e ultë e relievit 37 m është në pikë-prerjen e lumit Shire dhe kufirit me Mozambikun (ang.: Shire) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 3,002 metrave gjendet në bjeshkët Mlanje në majën Sapitva (ang.: Sapitwa (Mount Mlanje)), në pjesën jug-lindore të vendit, afër kufrit me Mozambikun. Si pasurit natyrore të Malevisë, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Guri gëlqerorë, Toka e punueshme, Prurja e ujit, rezerva të pa eksplouatuara Urani (U), Qymyri dhe Boksiti. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 23.38 % e sipërfaqes së vendit.
 
Malia ndodhet në Afrikën perëndimore, në jugperëndim të Algjerisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Malisë është 1,240,000 km2 (Sa 15-të herë sipërfaqja e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë edhe Malcisë bashkë) prej së cilës 20,000 km2 janë ujë. Mali shtrihet rreth koordinatave gjeografike 17 00 V, 4 00 P. Malia nuk ka bregdet, vija kufitare është 2,094 km e gjatë dhe e ndanë atë nga : Algjeria 1,376 km, Burkina Faso 1,000 km, Guineja 858 km, Bregu i Fildishtë 532 km, Mauritania 2,237 km, Nigeri 821 km dhe Senegali 419 km Klima në Malijë është gjysmë ekuatoriale deri shkretinore. Nga muaji shkurt deri në qershor mbanë mot i nxehtë dhe i thatë nga këtu fillojnë reshjet deri në nëntor ku fillon të mbajë mot i freskët dhe i thatë deri në shkurt. Relievi i Malis është kryesisht terren i rrafshët me rrafshnalta përplot me zallë, xhungla gjendet në pjesën jugore ndërsa tereni shkëmborë mbulojnë pjesë verilindore. Pika më e ultë e relievit 23 m është përgjatë lumit Senegal dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,155 metrave në vendin e quajtur "Hombori Tondo" . Si pasurit natyrore të Malit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), Fosfate, Kaoliniti (mineral i bardhë), Kripa, Guri gëlqerorë, Urani (U) dhe Prurja e ujit. këtu duhet pasur parasysh që rezerva Boksiti, Hekuri (Fe), Mangani (Mn), Kallai (Sn), dhe Bakri (Cu) janë të njohura por nuk janë të eksploatuara. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.82% e sipërfaqes së vendit.
 
Maroku ndodhet në Afrikën veriore me dalje në oqeanin Atlantik e detin Mesdhe dhe gjendet në mes të Algjerisë e Saharës Perëndimore Sipërfaqja e përgjithshme e Marokut është 446,550 km2 ( 15 herë ma e madhe se Shqipëria }nga kjo sipërfaqe 250km2 janë ujë. Maroku shtrihet rreth koordinatave gjeografike 32 00 V, 5 00 P. Maroku ka një bregdet të gjatë 1,835km dhe vijë kufitare tokësore 2,017.9 km dhe e ndanë atë nga : Algjeria 1,559 km, Sahara Oksidentale 443 km, Spanja (Ceuta) 6.3 km, Spanja (Melilla) 9.6 km Klima e Marokut është klimë Mesdheu përgjatë bregdetit dhe kalon në shkretinore në brendinë e thellë të vendit. Relievi i Marokut përbëhet nga terreni malorë që kufizojnë rrafshnaltat e shumta në bregdet dhe brendi. Pika më e ultë e relievit është -55 m në vendin e quajtur Sebkha Tah (ang.:Sebkha Tahl) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,165 metrave në majën "Jbel Toubkal" (ang.:Jbel Toubkal), në pjesën qendrore të vendit. Si pasurit natyrore të Marokut sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Fosfate, Hekuri (Fe), Mangani (Mn), Plumbi (Pb), Zinku (Zn), Peshkimi dhe Kripa. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 19.61% e sipërfaqes së vendit.
 
Mauritania ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në oqeanin Atlantik, në mes të Senegalit dhe Saharës Perëndimore. Sipërfaqja e përgjithshme e Mauritanisë është 1,030,700 km2 (73 herë e diçka ma e madhe se Malcia) prej së cilës 300 km2 janë ujë. Mauritania shtrihet rreth koordinatave gjeografike 20 00 V, 12 00 P. Mauritania ka një vijë bregdetare 754 km të gjatë dhe vijë kufitare 5,074 km që e ndanë atë nga : Algjeria 463 km, Mali 2,237 km, Senegali 813 km dhe Sahara Perëndimore Klima në Mauritani është klimë shkretëtire dhe gjithnjë e nxehtë, e thatë me temperatura konstante. Relievi i Mauritanisë është kryesisht jo pjellorë, terren i ultë i Saharës me disa shkëmbinjë në pjesën qendrore. Pika më e ultë e relievit -5m është në luginën "Sebkhet Tenxhamça" (ang.:Sebkhet Te-n-Dghamcha) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 915 metrave në majën "Kediet Ijill" (ang.:Kediet Ijill), afër pjesës qendrore. Si pasurit natyrore të Mauritanisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Hekuri (Fe), Gipsi, Bakri (Cu), Fosfate, Diamante, Ari (Au), Nafta dhe Peshkimi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 0.48% e sipërfaqes së vendit.
 
Ishulli Mauritius ndodhet në kontinentin Afrikanë , në lindje të Madagaskës. Sipas OKB-së ky ishull hynë në rajonin e Afrikës lindore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën jugore. Sipërfaqja e përgjithshme e ishullit Mauritius është 2,040 km2 duke llogaritur Ishujt Agalega, Kargados Karajos Shoals-in (ang.: Cargados Carajos Shoals (Saint Brandon) ) dhe Rodrigrezin (ang.:Rodrigues), prej së cilës sipërfaqe 10 km2 janë ujë. Ishuli Mauritius shtrihet rreth koordinatave gjeografike 20 17 J, 57 33 L. Ishulli Mauritius ka një vijë bregdetare 177 km dhe nuk ka ndonjë fqinjë për të ndarë kufirin tokësor. Klima në Mauritius është tropikale e ndikuar nga fryma kalimtare juglindore. Sezoni i thatësi në dimër fillon në muajin maj dhe përfundon në nëntor nga ku fillojnë reshjet që zgjasin gjatë sezonit verorë deri në maj. Relievi i Mauritius-it rripi i ngushtë bregdetarë vazhdon në male të parregullta që e rrethojnë rrafshnaltën në pjesën qendrore. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 828 metrave në majën Piton (ang.: Mont Piton). Si pasurit natyrore të Mauritius-it sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Toka e punueshme dhe Peshkimi. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 49.26 % e sipërfaqes së vendit.
 
Mozambiku ndodhet në Afrikën lindore me dalje në kanalin e Mozambikut (oqeanin Indian), në mes të Afrikës së Jugut dhe Tanzanisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Mozambikut është 801,590 km2 (31 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia) prej së cilës 17,500 km2 janë ujë. Mozambiku shtrihet rreth koordinatave gjeografike 18 15 J, 35 00 L. Mozambiku ka një vijë bregdetare 2,470 km të gjatë dhe vijë kufitare 4,571 km që e ndanë atë nga : Malavia 1,569 km, Afrika e Jugut 491 km, Suazilandia 105 km, Tanzania 756 km, Zambia 419 km dhe Zimbabvea 1,231 km Klima në Mozambik është tropikale gjerë më sub-tropikale. Relievi i Mozambikut në pjesën bregdetare është terren i ulët dhe i rrafshët, në pjesën qendrore paksa më i ngritur, në pjesën verilindore gjenden rrafshnaltat dhe në perëndim është kryesisht terren malorë.Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanin Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,436 metrave në majën Binga (ang.: Monte Binga), në veriun e largët të vendit, afër kufirit me Tanzaninë. Si pasurit natyrore të Mozambikut sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Qymyri, Titani (Ti), Gazi natyrorë, Prurja e ujit,Tantali dhe Grafiti. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 5.1 % e sipërfaqes së vendit.
 
Namibia ndodhet në Afrikën jugore me dalje në Oqeanin Atlantik (pjesën jugore), në mes të Angolës dhe Afrikës së Jugut. Sipërfaqja e përgjithshme e Namibisë është 825,418 km2 (28 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 22 00 J, 15 00 L. Namibia ka një vijë bregdetare 1,572 km të gjatë dhe vijë kufitare 3,936 km që e ndanë atë nga : Angola 1,376 km, Botsuana 1,360 km, Afrika e Jugut 967 km dhe Zambia 233 km. Klima në Namibi është e lloj llojshme nga ajo shkretirore e nxehtë deri në pjesët ku mbanë lagshti. Relievi i Namibisë përbëhet kryesisht nga rrafshnaltat, përgjatë bregdetit gjendt shkretëtira e Namib dhe në lindje shkretëtia Kalahari. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,606 metrave në Konigstein (ang.: Konigstein ). Si pasurit natyrore të Namibisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Diamante, Bakri (Cu), Urani (U), Ari (Au), Plumbi (Pb), Kallai (Sn), Litiumi (Li), cadmium, zinc, Kripa, vanadiumi (V), Gazi natyrorë, Prurja e ujit dhe Peshkimi, ku duhet pasur parasyshë që llogarite të ketë edhe rezeva Vajguri, Qymyri, dhe Hekuri (Fe). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 0.99 % e sipërfaqes së vendit.
 
Nigeri ndodhet në Afrikën perëndimore, në verilindje të Algjerisë. Sipërfaqja e përgjithshme e Nigerit është 1,267,000 km2 (49 herë e diçka ma e madhe se Maqedonia) prej së cilës 300 km2 janë ujë. Nigeri shtrihet rreth koordinatave gjeografike 16 00 V, 8 00 L. Nigeri nuk ka bregdetë, vijë kufitare 5,697 km dhe e ndanë atë nga : Algjeria 956 km, Benini 266 km, Burkina Faso 628 km, Çadi 1,175 km, Libia 354 km, Mali 821 km dhe Nigeria 1,497 km Klima në Nigerë është klimë shkretëtire. Më së shpeshti mbanë mot i nxehtë dhe i thatë ndërsa në pjesën e largët jugore të vendit mbanë një mot i klimës ekuatoriale pakë më i freskët se në tërë vendin. Relievi i Nigerit është kryesisht terren me rrafshnalta zalli e shkretëtire. Në pjesën jugore ka disa fusha dhe male të ulëta ndërsa në veri shkëmbinj. Pika më e ultë e relievit 200m është përgjatë lumit Niger dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,022 metrave në malin "Bagzane" (ang.:Mont Bagzane), në qendër të vendit. Si pasurit natyrore të Nigerit sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Urani (U), Qymyrguri, Hekuri (Fe), Kallai (Sn), Fosfate, Ari (Au) dhe Vajguri. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.54% e sipërfaqes së vendit.
 
Nigeria ndodhet në Afrikën perëndimore me dalje në gjirin e Guinesë (Oqeani Atlantik), në mes të Beninit dhe Kamerunit. Sipërfaqja e përgjithshme e Nigerisë është 923,768 km2 (65 herë e diçka ma e madhe se Malcia) prej së cilës 13,000 km2 janë ujë. Nigeria shtrihet rreth koordinatave gjeografike 10 00 V, 8 00 P. Nigeria ka një vijë bregdetare 853 km të gjatë dhe vijë kufitare 4,047 km që e ndanë atë nga : Benini 773 km, Kameruni 1,690 km, Çadi 87 km dhe Nigeri 1,497 km Klima në Nigeri është e ndryshueshme. Në pjesën jugore ekuatoriale në atë qendrore topike dhe klimë shkretëtire në veri. Relievi i Nigerisë është terren i rrafshët që vije duke u shenduar në malorë në pjesën qendrore ndërsa në jug shkëmbor e në veri ka disa rrafshnalta. Pika më e ultë e relievit 0m është përgjatë oqeanit Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,419 metrave në malin "Çapal Vadi" (ang.:Chappal Waddi), në jug-lindje të kryeqytetit, në kufi me Kamerunin. Si pasurit natyrore të Nigerisë sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Gazi natyrorë, Vajguri, Kallai (Sn), Kolumbite, Hekuri (Fe), Qymyrguri, Guri gëlqerorë, Plumbi (Pb), Zinku (Zn) dhe Toka e punueshme. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 31.29% e sipërfaqes së vendit.
 
Republika e Kongos ndodhet në kontinentin Afrikanë me dalje të ngushtë në Oqeanin Atlantik në mes të Angolës dhe Gabonisë. Sipas OKB-së ky vend hynë në rajonin e Afrikës qendrore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën perëndimore. Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës së Kongos është 342,000 km2 (4 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Malcia bashkë ) prej së cilës 500 km2 janë ujë. Republika e Kongos shtrihet rreth koordinatave gjeografike 1 00 J, 15 00 L. Republika e Kongos ka një vijë bregdetare 169 km të gjatë dhe vijë kufitare 5,504 km që e ndanë atë nga : Angola 201 km, Kameruni 523 km, Republika e Afrikës Qendrore 467 km, Republika Demokratike e Kongos 2,410 km dhe Gabonia 1,903km Klima në Republikën e Kongos është tropikale. Sezoni i reshjeve gjatë marsit dei në korrik dhe sezoni i thatësisë me temperatura konstante të larta nga qershori deri në tetor. Relievi i Republikës së Kongos përbëhet kryesisht nga tereni i ulët në pjesën qendrore ëshë terren i ngritur në rrafshnalta. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 903 metrave në malin Berongu (ang.:Mount Berongou ). Si pasurit natyrore të Republikës së Kongos, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Vajguri, Pyjet (duri), Karbonate Kaliumi, Plumbi (Pb), Zinku (Zn), Urani (U), Bakri (Cu), Fosfate, Gazi natyrorë dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 0.51 % e sipërfaqes së vendit.
 
Republika Demokratike e Kongos ndodhet në Afrikën qendrore me dalje në Oqeanin Atlantik, në verilindje të Angolës. Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës Demokratike të Kongos është 2,345,410 km2 (215 herë e diçka ma e madhe se Kosova) prej së cilës 77,810 km2 janë ujë. Republika Demokratike e Kongos shtrihet rreth koordinatave gjeografike 0 00 V, 25 00 L. Republika Demokratike e Kongos ka një vijë bregdetare 37 km të gjatë dhe vijë kufitare 10,730 km që e ndanë atë nga : Angola 2,511 km (nga e cila 225 km janë të kufirit të provincës së diskutueshme Cabinda), Burundi 233 km, Republika Qendrore Afrikane 1,577 km, Republika e Kongos 2,410 km, Ruanda 217 km, Sudani 628 km, Tanzania 459 km, Uganda 765 km dhe Zambia 1,930 km Klima në Republikën Demokratike të Kongos është e shumë llojshme. Përgjatë lumenëve afër vijës së ekuatorit është tropikale e nxehtë dhe e butë për nga rreshjet. Në malet jugore mbanë motë i ftohtë dhe në malet lindore i ftohtë dhe i lagështë. Në veri të ekuatorit sezoni i rreshjeve fillon nga maji prill dhe vazhdonë deri në tetor ndërsa sezoni i thatësisë nga dhjetori deri në shkurt. Në pjesën jugore të ekuatorit sezoni i rreshjeve fillon shumë më vonë diku në nëntorë dhe zgjatë deri në shkurt ndërsa ai i thatësisë mbanë nga prilli deri në tetorë. Relievi i Republikës Demokratike të Kongos përbëhet nga një rrafshënaltë e gjërë e hapur dhe tereni malorë në lindje. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Atlantik dhe ajo më e larta nëlartësi mbidetare prej 5,110 metrave në vendin e quajtur Pik Margarite në malet Ngaliem (ang.: Pic Marguerite on Mont Ngaliema (Mount Stanley)), në lindje të kryeqytetit, në kufi me Ugandën. Si pasurit natyrore të Republikës Demokratike të Kongos, sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Kobalti, Bakri (Cu), Kadmiumi, Vajguri, Diamante industriale dhe dekorimi, Ari (Au), Argjendi (Ar), Zinku (Zn), Mangani (Mn), Kallai (Sn), Germaniumi, Urani (U), Radiumi, Boksiti, Hekuri (Fe), Qymyri, Prurja e ujit dhe Pyjet (duri). Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2.96 % e sipërfaqes së vendit.
 
Republika e Afrikës Qendrore ndodhet në Afrikën perëndimore në veri të Republikës Demokratike të Kongos. Sipërfaqja e përgjithshme e Republikës së Afrikës Qendrore është 622,984 km2 ( 21 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 7 00 V, 21 00 L. Republika e Afrikës Qendrore ka një vijë kufitare 4,591km të gjatë që e ndanë atë nga : Kameruni 797 km, Çadi 1,197 km, Republika Demokratike e Kongos 1,577 km, Republika e Kongos 467 km dhe Sudani 1,165 km Relievi i Republikës së Afrikës Qendrore është me terrene të gjëra, të rrafshëta e malore. Në verilindje dhe jugperëndim është relievë shkëmborë . Pika më e ultë e relievit është 335 m përgjatë lumit Oubangui (ang.:Oubangui) dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 1,420 metrave në majën e malin Ngaoui (ang.: Mont Ngaoui), në veri-lindje, në kufi me Kamerunin. Vendi ndodhe (pjesa më e madhe e tij) në një lartësi mbidetare deri në 1.420 m mbi nivelin e deti. Në veri mbizotëronë më tepër një klimë e ngjashme me klimën e shkretirës ndërsa në jug klima ekuatoriale me reshje të shiut nga muaji mars deri në tetor. Flora und Fauna Vargmalet e dendura tropike në jug të vendit është vendstrehimi më i largët i gorillave dhe elefantëve. Megjithatë pjesa më e madhe e vendit karakterizohet me luginat të bleruara dhe me pyje jo të dendura. Kafshët vendase më të shpeshta që popullzojnë pjesën më të madhe të vendit janë: elefantët, majmunët, antilopat, buallicat, zogj që rrallë hasen në natyrë, sikurse kali i Nilit që popullzojnë ujërat e vendit. Klima e Republikës së Afrikës Qendrore është e njëjtë me vendet tropike me dimër të tatë e verë të nxehtë e me rresje shiu. Si pasurit natyrore të Republikës së Afrikës Qendrore sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Diamante, Urani (U), Ari (Au), Nafta dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 3.1% e sipërfaqes së vendit.
 
Ruanda ndodhet në kontinentin Afrikanë, në lindje të Republikës Demokratike të Kongos. Sipas OKB-së ky vend hynë në rajonin e Afrikës lindore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën qendrore. Sipërfaqja e përgjithshme e Ruandës është 26,338 km2 (pak ma e vogël se Shqipëria) prej së cilës 1,390 km2 janë ujë. Ruanda shtrihet rreth koordinatave gjeografike 2 00 J, 30 00 L. Ruanda nuk ka bregdetë ndërsa vija kufitare e saj është 893 km e gjatë dhe e ndanë atë nga : Burundi 290 km, Republika Demokratike e Kongos 217 km, Tanzania 217 km dhe Uganda 169 km Klima në Ruandë është e shumëllojshme. Në këtë vend ka dy sezone të reshjeve të shiut nga muaji shkurt deri në prill dhe nga nëntori deri në janar, në pjesët malore është e butë dhe me gjasa reshje dëbore. Relievi i Ruandës përgjithësishtë është moçalorë, me rrafshnalta dhe male. Relievi anonë me malet nga perëndimi në lindje. Pika më e ultë e relievit 950 m është përgjatë lumit Rusizi dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 4,519 metrave tek gryka e vullkanin Karisimb (ang.: Volcan Karisimbi ), në kufi me RD të Kongos. Si pasurit natyrore të Ruandës sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Ari (Au), një lloj Kallaji, Tungsteni, Metani, Prurja e ujit dhe Toka e punueshme. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 40.54 % e sipërfaqes së vendit.
 
Ishujt Sao Tome dhe Principe ndodhet në kontinentin Afrikanë, në gjirin e Guinesë, në perëndim të Gambisë. Sipas OKB-së këta ishuj hynë në rajonin e Afrikës qendrore mirëpo disa organizate e institute e fusin në Afrikën perëndimore. Sipërfaqja e përgjithshme e ishujve Shën Toma dhe Principe është 1,001 km2 (10 herë e diçka ma e vogël se Kosova)shtrihen rreth koordinatave gjeografike 1 00 V, 7 00 L. Ishujt Shën Toma dhe Principe kanë një vijë bregdetare 209 km dhe nuk ndajnë ndonjë pjesë të tyer me fqinjët. Klima në Ishujt Shën Toma dhe Principe është tropikale e nxehtë me vapë dhe një sezon reshjesh shiu që fillonë në tetor dhe zgjatë deri në maj. Relievi i Ishujve Shën Toma dhe Principe është vullkanik dhe malorë. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,024 metrave në vendin e quajtur Pika e Shën Tomës (ang.: Pico de Sao Tome ). Si pasurit natyrore të Ishujve Shën Toma dhe Principe sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Peshkimi]] dhe Prurja e ujit. Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 6.25 % e sipërfaqes së vendit.
 
Grupi i ishujve Sejelles (ang.:Seychelles) ndodhet në Afrikën lindore, në oqeanin Indian, në verilindje të Madagaskës. Sipërfaqja e përgjithshme e ishujve Seychelles-it është 455 km2 (23 herë e diçka ma e vogël se Kosova)dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 4 35 J, 55 40 L. Ishujt Seychelles kanë një vijë bregdetare 491 km të gjatë dhe nuk kanë kufi që e ndanë me ndonjë vend tjetër Klima në ishujt Seychelles është tropikale bregdetare e butë me dy sezone. Sezonin e ftoftë që fillon në fund të muajit maj dhe vazhdon deri në shtatorë dhe sezonin e nxehtë përgjatë kohës së "monsunit" veri-perëndimor nga marsi deri në maj. Relievi i ishujve Seychelles-it teren shkëmborë prej graniti edhe një rrip i gushtë bregdetar pas së cilit ndodhen shkëmbinj e bjeshkë të pasura me qymyrgur. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Indian dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 905 metrave në vendin e quajtur Morne Sejselois (ang.: Morne Seychellois ). Si pasurit natyrore të ishujve Seychelles -it sipas CIA-Factboock llogariten të jenë : Peshkimi, Kopra dhe një lloj druri i posaçëm . Si tokë e punueshme llogaritet të jetë diku 2.22 % e sipërfaqes së vendit.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back