Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Chat Shqip

Chati më i madh Shqipëtar Takohu.com

Futu në Chat !

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

A mund të falim gjithmonë, dhe cfarë do të thotë të falësh vërtet?

Mignonne

S.E.N.T.??
ANETAR ✓
Regjistruar më
Gusht 8, 2020
Mesazhe
63,404
Pëlqime
36,443
Të falësh është një veprim që kërkon forcë dhe dhembshuri. Por a mund të falim gjithmonë? Ndonjëherë, ndjenja e tradhtisë ose dhimbjes është aq e thellë, sa që falja duket e pamundur. Megjithatë, falja nuk është vetëm një dhuratë që u jepet të tjerëve, por një akt i shërimit të vetes. Kur falim, çlirohemi nga barrat e zemërimit dhe urrejtjes që mund të na dëmtojnë emocionalisht dhe fizikisht.
Falja nuk do të thotë të harrosh ose të justifikosh veprimet e keqia, por do të thotë të çlirohesh nga ndikimi që ato kanë pasur në jetën tënde. Është një proces që kërkon kohë dhe reflektim, dhe ndonjëherë mund të jetë një hap i vështirë për t’u bërë. Por nëse arrijmë të falim, bëjmë një hap të madh drejt pastrimit të shpirtit tonë dhe rikthimit të paqes brenda vetes.


Çfarë mendoni ju? A mendoni se falja është gjithmonë një mundësi, apo ndodhin raste kur është thjesht e pamundur?
 
Nuk është gjithmonë e lehtë të falësh por të falësh vërtet do të thotë të lirosh veten nga peshat e inatit
 
Në momentin që filloj të urrej një njeri, bëhem skllav i tij. Unë nuk mund ta shijoj më punën time, sepse ai kontrollon edhe mendimet e mia. Inati im prodhon shumë hormone stresi në trupin tim dhe lodhem pas disa orësh punë. Puna që më pëlqente më parë tani është e mundimshme. Edhe pushimet nuk më japin kënaqësi. Njeriu që urrej më ndjek kudo që shkoj. Nuk mund t'i shpëtoj kapjes së tij tiranike në mendjen time.

Falja nënkupton që heq dorë nga zemërimi dhe çdo ndjenje të keqe për dikë në mënyrë që t'i lërë vendin pajtimit dhe një besimi të rikthyer. Shumë njerëz mbase ngatërrojnë faljen me thjesht pranimin e lëndimit që u është shkaktuar. Por kjo nuk është falja.
Falja është një proces shumë i thellë psikologjik dhe dashamirësie njerëzore.
Nëse nuk fal kjo gjithësesi më lëndon vetëm mua sepse ai tjetri që të ka lënduar nuk është se e vret ndërgjegjia apo të pendohet. Dhe ndaj falja besoj se është e mirë për të shëruar veten shpirtërisht.

Kurse në një lidhje falja nuk duhet të jetë gjysëm falje.

E mira e të mirave është që kur kthen një faqe të re, të jetë vërtetë e re, e jo me pengje të së shkuarës se ndasi pas ndasie krijohet distanca dhe njerëzit kur nuk falen atëherë konfliktohen e ndahen.

Pikërisht njeriu që nuk pastron kujtimet e këqija por i ruan me fanatizëm për të bërë hakmarrje është në gabim.

Hakmarrje ndaj kujt? Ndaj një njeriu që ka dobësi dhe gabime po ashtu si vetja? Pra duke mos falur për gjëra që i bën vetë atëherë është një hipokrit i verbër që nuk dënon veten me po aq rreptësi, por nuk bëhet kështu: Justifikime për veten dhe dënime për tjetrin.

Falja pikërisht është akti i heqjes prej shpirtit të rëndesës së ndienjave negative të vuajtjes, të pesimizmit dhe pasigurisë. Nëse nuk hedh hapin e besimit ndaj dikujt që do, duke mohuar veten dhe duke treguar guximin për të luftuar të keqen me të mirë.

Nëse e keqja që na është bërë luftohet me të keqe, kjo sjell përshkallëzim, falja fluturon nga dritarja dhe vendin e zë konflikti i vazhdueshëm që mund të nisë për kotësira kur brendia e shpirtit është e mbushur plot me ndjenja negative të helmëta.

Ashtu siç ruan veten duhet të ruash edhe dikë që do, nga vetja jote por duhet të ruash edhe imazhin e dashur që ke të asaj që do.

Rehatia egoiste është rruga e lehtë e vetmisë që akuzon të tërë dhe të keqen e ka vetë brenda, nuk ke me çfarë të ngushëllohesh kur e ke humbur atë, nuk ka më vlerë asgjë, as hakmarrjet e as fitoret imagjinare të betejave morale që në fund nuk nxjerrin asnjë të fituar.

Është shumë e kollajtë për ta hedhur poshtë dikë por rruga e jetës është ajo e sakrificës për të mos hequr dorë nga ajo që do e për t'u përpjekur deri në fund, përtej kufijve që njihje tek vetja. Ashtu si ajo të bëri të tejkalosh kufijtë e lumturisë.
Ajo nuk ndryshohet as me hakërrime e as me kritika por vetëm dashuria e zbut dhe e bën të dëgjueshme.
 
Editimi i fundit:
Te falesh vertet dmth te lesh pas dhembjen, zemerimin ose hidherimin qe ke ndjere per shkak te dikujt, pa u bere skllav i ketyre ndjenjave. Megjithate, falja e vertete nuk do te thote te harrosh ose te pranosh perseritjen e sjelljes fyesese.
Jo cdo gje meriton falje, dhe kjo eshte normale. Disa gjera kerkojne kufij, jo falje. Falja eshte nje proces qe fillon me veten tende – te falesh mund t'jete menyra per te gjetur paqe, por jo kur cmimi eshte vete-respekti yt.
 

Welcome to the forum 👋, Visitor

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

  • Wide/Narrow view

    You can control a structure that you can use to use your theme wide or narrow.

    Grid view forum list

    You can control the layout of the forum list in a grid or ordinary listing style structure.

    Picture grid mode

    You can control the structure where you can open/close images in the grid forum list.

    Close sidebar

    You can get rid of the crowded view in the forum by closing the sidebar.

    Fixed sidebar

    You can make it more useful and easier to access by pinning the sidebar.

    Close radius

    You can use the radius at the corners of the blocks according to your taste by closing/opening it.

  • Choose the color combination that reflects your taste
    Background images
    Color gradient backgrounds
Back