Numerologjia/ Si llogariten numrat e rrugës së jetës, të fatit dhe personalitetit
Si të llogaritet numri i rrugës jetësore ?
Mblidhni numrat që i jep ditëlindja juaj. Për personin që ka lindur më 15 shtator 1981 mbledhja duhet të bëhet në këtë mënyrë: 1+5+9+1+9+8+1= 34. Pastaj mblidhni shifrat e këtij numri: 3+4=7. Shuma e fituar tregon secilës rrugë jetësore i takoni, pra rrugës 7. Nëse shuma edhe pas dy mbledhjeve del një numër më i madh së 9, atëherë vazhdoni mbledhjen derisa të fitoni numrin njëshifror.
Domethënia e numrave
1 – Udhëheqës autoritar që e kalon çdo pengesë. Perfeksionist që kërkon shumë, si nga vetja ashtu edhe nga të tjerët. Me besnikëri qëndron pas planeve që ia ka parashtruar vetes, duke mos u kujdesur për mendimet e të tjerëve. Shpesh ka nevojë të përmbajë depërtueshmërinë e tij, megjithatë nën sipërfaqen e jashtme të vrazhdë fshihet një shpirt goxha i butë.
2 – Njeri paqësor, por që i urren urdhrat. Kur i jepet rasti e pëlqen dembelinë. Vetitë e çmuara: imagjinata dhe kreativiteti. Ëndërrimtar i papërmirësueshëm. Kur gjërat nuk i ecin sipas planit është idhnak dhe i pakënaqur.
3 – Lëvizës dhe revolucionar me tërë qenien e tij. Është person i shoqërueshëm dhe pa brenga, por nganjëherë pak i frikësuar. Të metat më të mëdha: naiviteti, xhelozia dhe optimizmi i tepruar.
4 – Këmbëngulës dhe punëtor i vyer. Njeri i vendosur, aktiv dhe besnik, por nëse gjërat nuk i shkojnë siç ka planifikuar mund të shndërrohet në person të dhunshëm. Është person logjik, i organizuar, metodik dhe besnik edhe pse në brendinë e tij ka vend për brenga.
5 – Ëndërrimtar i pasionuar, dashnor i përkryer, por lehtë u nënshtrohet çrregullimeve psikologjike. E urren rutinën dhe punën e mundimshme.
6 – Zemërmirë dhe sharmant, ka dell të zhvilluar për drejtësi. Është i gatshëm edhe për sakrifikim. Ka kualitete për te qenë politikan i suksesshëm. Është i butë me ata që i do, por vështirë fal dhe harron.
7 – I rezervuar, i matur dhe shumë inteligjent. Ëndërrimtar, hetues dhe mendimtar që ka burime të pashtershme. Është i gatshëm edhe të mashtrojë vetëm për të pasur sukses. Po ashtu është edhe zemërgjerë dhe egocentrik.
8 – Trim dhe energjik, por ka sukses vetëm atëherë kur ia arrin të kontrollojë oreksin goxha të madh personal. Është person që lufton për të drejtën dhe gjërat e çmuara. Edhe pse për nga natyra është person optimist, nganjëherë është i fshehtë dhe i mbyllur në vete.
9 – Luftarak, trim, i pavarur deri në fund, por që, nganjëherë, ka nevojë edhe për ndihmë. Ia del me sukses në çdo gjë që kërkoni nga ai. Është i zgjuar, energjik, plot epsh, por nuk është sentimental, siç mund të duket në shikim të parë.
Lool.
Numri7.