- Regjistruar më
- Gusht 8, 2020
- Mesazhe
- 67,523
- Pëlqime
- 37,698
Ka njerëz që na janë bërë shtëpi… dhe ndjesi që na janë bërë strehë.
Ka qetësi që e gjejmë në një përqafim të thjeshtë, në një zë që na qetëson shpirtin, në një vend që duket sikur na mban gjallë edhe kur gjithçka tjetër po na rrëzohet.
Ka ndjesi që nuk largohen, nuk zëvendësohen… bëhen pjesë e përditshmërisë tonë. Mund të jetë një mungesë që jemi mësuar ta duam, një kujtim që nuk na dhemb më, por na përket.
Mund të jetë një ndjenjë e thjeshtë sigurie, që s’ka emër por ka aromë: aroma e shtëpisë.
Po ti… a ke një ndjesi që të është bërë shtëpi? Dhe si është ajo ndjesi për ty?
E imja eshte kjo…..