Ekziston një frikë kur sheh sa shumë ndarje e divorce ka. Ekziston frika se do humbasësh dashurinë që kishit, që do ketë shumë konflikte. Ekziston frika që ajo do të ketë pritshmëri të larta e pastaj kur të mos ia plotësosh dot, do të braktisi.
Lirinë e jep me dëshirë për dikë që do, sepse do të rrish pranë saj tërë kohës, pa ta kërkuar ajo. Ekziston frika se e zhgënjen dhe mund të japësh garanci vetëm për veten, sepse e njeh veten kurse situatat nuk mund t'i kontrollosh dot por do bësh gjithçka që mundesh për të plotësuar kushtet e jetës me të.