Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.

  • PËRSHËNDETJE VIZITOR!

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Anëtarët e rregjistruar kanë privilegjin të marrin pjesë në tema të ndryshme si dhe të komunikojnë me anëtarët e tjerë. Bëhu pjesë e forumit Netedy.com duke u REGJISTRUAR këtu ose nëse ke një llogari KYCU. Komunikim alternative i ketij forumi me vajza dhe djem nga te gjithe trevat shqiptare? Hyr ne: CHAT SHQIP.

A e dini se..?

Ehhhhhh un jom pa komplekse as qw me intereson jeta e te tjereve.
Vetem qeshni,kenaquni njerez mos e humbni kohen duke u mar me te tjeret.
E qeshura te zgjat jeten,keshtu qe shijojeni me maximum. ☺️☺️☺️
 
Tani nuk duam te merremi me fjal,po sikur na hajn veshet po sdegjuam pak thashetheme.
Po te futeni ne inboxet e mis skam lan njeri pa sha e pa pergoju.
♡♡♡
 
..... Zemra rreh 30 millione here ne vit dhe nuk eshte ne krahun e majte ... por ne mes te kraharorit ?!
 
..... Zemra rreh 30 millione here ne vit dhe nuk eshte ne krahun e majte ... por ne mes te kraharorit ?!
E vertete,

gjaku-1.jpg



iron-man-mark-iii_marvel_gallery_5cb7b0f075c87.jpg
 
A e di se kulmi respektit ka tboj me mashkullin duke i knu femres?
 
Heuuuuuu
E di qe nje lule mund te leshoj rrenj ne vetvete ?
 
E bona copy paste po ja vle me e lexu

Dhjetë bakteret që jetojnë në telefonat tonë mobil.

Sipas studimeve të shumta, është dalë në përfundimin se në sipërfaqen e celularëve që përdorim gjatë ditës, ndodhen rreth 80% e baktereve më të zakonshme të njeriut.
Disa madje thonë se ato janë edhe më të ndotura me bakteret edhe sesa kapaku i WC-ve, ndërkohë që atë e prekim mesatarisht 150 herë në dite. Ato jane:
  1. Pseudomonas aeruginosa. Është bakteri që gjendet me shumicë në telefonat mobil që përdorim. Kjo për faktin se ky lloj bakteri nuk ka shumë nevojë për ushqim që të shtohet në koloni.
  2. Clostridium difficile. Ky bakter është nga më prezentët dhe është përgjegjës për forma të ndryshme diarreje dhe irritim të zorrës së trashë. Ai përgjithësisht prek persona që kanë një mbrojtje të dobësuar imunitare.
  3. Staphylococcus aureus. Ky lloj bakteri që ndodhet normalisht në lëkuren tonë, në raste të veçanta ka të gjitha mundësitë që të gjenerojë fenomene dhe simptoma të patologjive të ndryshme, shpesh herë edhe të rënda. Prezencë e këtij bakteri, është vërejtur në telefonat e një përqindje të madhe të punonjësve të sistemit sanitar.
  4. Staffilococchi coagulasi negativi. Këto baktere janë përgjegjëse për infeksionet sanguine që hasen më së shumti nëpër spitale. Janë vështirësish të prekshëm prej antibiotikëve.
  5. Streptocoku. Njihen dy lloje të këtij bakteri shumë të dëgjuar. Tipi A është përgjegjës për faringitet dhe tonsilitet tek fëmijët, ndërsa tipi B është përgjegjës për një gamë të madhe patologjish në moshë adulte, që nga polmonitet deri tek infeksionet e traktit urinar.
  6. Escherichia coli. Ky në fakt është një bakter që ndodhet normalisht në aparatin tonë tretës, por fakti që ai eliminohet përmes fekaleve, ndërkohë që gjendet edhe në ekranet e telefonave, është një tregues domethënës për kontaminim e tyre.
  7. Coliformi. Edhe për këtë bakter mund të thuhet e njëjta gjë sikurse edhe për Escherichia coli.
  8. Corynebacterium. Ky bakter është në origjine të difterisë, një sëmundje e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, me mundësi të shumta komplikacionesh edhe të organeve të tjera.
  9. Candida albicans. Bakteri i mësipërm ndodhet gjithashtu normalisht në trupin e njeriut, por në raste të virulentimit të tij, ai bëhet përgjegjës për infeksione të kavitetit të gojës dhe zonave publike.
  10. Myqet. Këto ndodhen kryesisht nëpër frutat që janë harruar me kohë nëpër frigoriferë, por janë hasur edhe në 10% të telefonave të kontrolluar. Këto shkaktojnë fenomene të tilla që lidhen me vështirësi në frymëmarrje, hunde të zëna dhe në raste të rralla edhe në infeksione pulmonare.
 
1. Rakunët
Këto kafshë të lezetshme dhe të vogëla kanë një tru shumë të zhvilluar. Po ashtu mund t’i mbajnë në mend edhe detajet më të vogla. Kanë aftësi t’i mësojnë 300 komanda të ndryshme të cilat mund t’i kujtojnë pa vështirësi.

2. Pëllumbat
Siç dihet, në kohët e lashta, komunikimi prej një vendi në vend është bërë përmes pëllumbave. Arsyeja është se e kanë një aftësi të jashtëzakonshme të orientimit me të cilën mund të gjejnë rrugët pa gabim.

3. Minjtë
Kush kishte thënë që edhe minjtë kishin me hy në këtë listë. Edhe pse thuhet që minjtë nuk janë edhe aq të zgjuar, sipas hulumtimeve të bëra është parë që edhe këta kafshë kanë një tru shumë të zhvilluar. Kanë aftësinë të kujtimit dhe adaptimin në çfarëdo situate që është më ndryshe.

4. Majmunët
Këto kafshë në shumë raste janë të aftë të mendojnë dhe kanë kapacitet të lëvizjes. Ndejtja në një grup, menaxhimi i tyre dhe në shumë gjëra tjera, janë të ngjashëm si me njerëzit, për këtë arsye edhe hynë në grupin e kafshëve më të zgjuara.

5. Oktopodët
Sipas hulumtimeve është parë që oktopodët shumë lehtë mund të mësohen nëpërmjet vëzhgimit të gjërave. Oktopodët kanë aftësinë të dallojnë madhësinë, shkëlqimin dhe formën e objekteve.

6. Balenat
Prej kafshëve më të mëdha në botë, balenat e kanë të zhvilluar aftësinë e komunikimit dhe organizimin. Dhe sipas hulumtimeve të bëra, është parë që balenat janë edhe emocionalisht shumë të ndjeshme. Këto mund ta përjetojnë dhimbjen, trishtimin, gëzimin, dashurin për prindërit.

7. Derrat
Jemi mësuar që derrat t’i shohim gjithmonë në ambientet a papastërta. Sipas hulumtimeve të bëra gjatë viteve 90’ta, është parë që edhe derrat sikurse majmunët kanë aftësi të të mësuarit shumë shpejtë. Po ashtu derrat mund të shohin ëndrra dhe mund ta kujtojnë emrin të cilën ia kanë vënë.

8. Elefantët
Elefantët e kanë një tru prej 5 kilogramësh. Sipas disa hulumtimeve të bëra është parë që elefantët objektet të ndryshme mund t’i përdorin për qëllime të ndryshme. Po ashtu kanë aftësinë e të punuarit në mënyrë grupore.
 
A e dini se cfare i meret afrikes nen emrin demokraci shifeni pak 37850
 
A e dini se... ? Burrat dhe gratë s’mund të jenë miq
Mendoni se keni një mik të ngushtë të seksit të kundërt? Pasi që ta lexoni këtë do ta rimendoni. Një studim i bërë nga Universiteti i Wisconsin në Amerikë, thotë se miqësia në mes një burri dhe një gruaje është një fenomen përrallash, për shkak se është e pamundur që të tejkalohen momentet e joshjes dhe tensionit seksual.

Shkencëtarët kanë studiuar 88 çifte të miqve me gjini të kundërta dhe kanë konkluduar se burrat ishin më të tërhequr fizikisht dhe seksualisht nga shoqet e tyre femra.

A e dini se... ? Kafshët kanë miq po ashtu
Plot video në You Tube ku ju mund të shihni kafshët tek luajnë me njëra tjetrën edhe pse u takojnë specieve të ndryshme, nuk përputhen me kriterin e shkencëtarëve për miqësi siç është për shembull sakrifica për njëri tjetrin dhe ndarja e momenteve të dhimbshme. Mirëpo, disa specie si shimpanzetë, babunet, kuajt, hienat, elefantët e delfinët, mund të krijojnë miqësi të përjetshme edhe me një specie tjetër nga ata.

A e dini se... ? Jemi të ndjeshëm karshi miqve tanë
Aftësia për të futur veten në këpucën e tjetrit është një karakteristikë njerëzore, mirëpo me miqtë tanë, kjo aftësi kalon në një tjetër nivel. Një grup studiuesish në Universitetin e Virgjinias ka studiuar 22 njerëz të ndryshëm të cilët ishin nën kërcënimin e marrjes së një shoku të vogël elektrik për veten, një mik apo një të huaj.

Shkencëtarët kanë zbuluar se aktiviteti i trurit së një personi në rrezik, krahasuar me aktivitetin e trurit kur një mik e kemi në rrezik, është esencialisht i njëjtë. “Kjo ndodh për shkak se miqtë bëhen pjesë e jona”, ka thënë James Coan, psikologu dhe drejtuesi i këtij studimi.

A e dini se... ? Jemi xhelozë me miqtë
Nëse dikush ju konsideron si shok të ngushtë, ju ndjeheni njëlloj apo jo? Një grup psikologësh nga Universiteti i Pensilvanisë, i ka studiuar lidhjet miqësore dhe ka arritu në përfundim se njerëzit i vlerësojnë më shumë miqtë që i konsiderojnë ata shumë të vlefshëm. Njerëzit janë qenie xheloze dhe mënyra se si na trajton shoku ynë ka shumë rëndësi për ne. Njerëzit presin që të marrin nga shoku i tyre po aq sa japin.

A e dini se... ? Shoqëria është e garantuar kur…
Të dish se çka e irriton mikun tuaj mund ta bëjë një lidhje më stabile dhe më pak të frustruar. Sipas mjekut Charity Feiesen nga Universiteti i Kanadasë, të diturit se çka e bën nervoz mikun tuaj dhe se çka i pëlqen atij, e mban një lidhje miqësore stabile dhe të fortë.

A e dini se... ? Burrat dhe gratë e perceptojnë ndryshe shoqërinë
Miqësitë janë shumë të rëndësishme, e sidomos për femrat. Për burrat, sipas një studimi të kryer në vitin 2012 nga Departamenti i Epidemiologjisë dhe Shëndetit Publik në Londrës, lidhjet familjare janë më të rëndësishme.

Shkencëtarët kanë kryer studimin me 6500 burra të lindur në vitin 1958 dhe kanë konkluduar se martesa është më e mirë për shëndetin mental të burrit dhe i përforcon lidhjet familjare. Mirëpo, e kundërta ishte te femrat, ato e konsiderojnë miqësinë shumë të rëndësishme.

Burimi: Faktoman.com
 
Ehe me i fjal
A e di se stresi dhe ankthi te dobson?
 
Na kanë ça trapin me shpikje e thashetheme virtuale?
 
A e dini qe nje e shtene vetetime .. eshte 54.000 degree , Gati 5 here me e nxehte se dielli ?!
 
  • Pëlqej
Reactions: R
Tipso, njerezit qe hajne dhe nuk shendoshen jan ato njerez qe u punon motorri zar, sikur sa ka dal nga kompania. (Ktu perfshij veten :p)
Njerezit qe shendoshen, sistemi i tretjes u funksionon shum ngadale.
Po edhe kjo eshte po une prsh haj vetem 1 here ndit mor shnet motorrin e kom zar o grupi gjakut thot doktorri se jam vizitu po nejse pi birra une se per te honger rri edhe 2 dit pa buk
 

Postime të reja

Theme customization system

You can customize some areas of the forum theme from this menu.

Choose the color combination according to your taste

Select Day/Night mode

You can use it by choosing the day and night modes that suit your style or needs.

Welcome to the forum 👋, Guest

To access the forum content and all our services, you must register or log in to the forum. Becoming a member of the forum is completely free.