- Regjistruar më
- Shkurt 6, 2018
- Mesazhe
- 4,445
- Pëlqime
- 7,639
Pak më pare lexova diku që po diskutojnë për fëmijët, sidomos plotësimi i dëshirave të tyre i bën fëmijët te paaftë për të ëndërruar apo për të qenë të suksesshëm. Por një person ka argumentuar dhe e mbeshtesj. Ja shkrimi i tij si më poshtë:
Brezi yne, Brez i vuajtur...
Për të mos vuajtur dhe për të mos u privuar fëmijët tanë, filluam t'u thonim lepe-peqe për çdo gjë që na kërkonin duke menduar se do bëheshin më të mirë se ne. Do lojë, na! Do park, na! Do para, na! Vetëm " na" "si urdhëron" na mbeti goja. Jo lojera dosido po nga ato të shtrenjtat, jo park dosido por nga ato ata specialët. Para se të hapë gojë " hajde të keqen se e ke gati çfarë do". Menduam se duke u plotesuar çdo gjë, do bëheshin më të mirë në sjellje, moral e çdo aspekt.
Por do ti që pritshmëritë tona nuk u realizuan sepse fëmijët tanë nuk e ndien kurrë vlerën e asaj çka iu ofrua. Nëse në kohën tonë plot prej nesh kanë punuar gjithë verën e nxehtë për të blerë një çantë të bukur në fillim të shtatorit, fëmijëve të sotshem me "shkop magjik" u plotësohen dëshirat. E ne si prindër, kjo dukuri na lodhi e capërloi ngase nuk u thamë " kurrë jo" me pretekstin që "mos të vuajnë" si ne.
E prish një gjë, i thyhet një gjë qoftë edhe e shtrenjtë, nuk i bëhet vonë shumë, se e ble mami dhe babi, mjafton të hapë gojën.
E ka thonë mirë Rusoi: Nëse do që femija yt të jete njeriu më i trishtuar në botë, jepi çdo gjë që kërkon. Kurse një pedagog i yni na thoshte: "Prindi që i plotëson çdo gjë fëmijës së tij është kriminel"sepse nuk e lë të ëndërrojë. Fëmijët e sotshem ne i përkëdhelëm si ajo nëna që shtrëngo e shtrëngo e mbyti prej dashurisë foshnjën. Nuk dinë të ëndërrojnë dhe ne jemi përgjegjës ngase pa e kerkuar hiç i themi: ja e ke gati zemër. E kjo lodhja që provonim ne dje për të arritur një gjë, është ajo shija, ëmbëlsia e jetës që u mungon fëmijëve të sotshem.
Burimi: anonim